Thursday 21 September 2017

KRIJIMI NGA TOKA DHE UJI

This post is also available in: English, German, Arabic, Bosnian, Turkish

KRIJIMI NGA TOKA DHE UJI

Për All-llahun, Ne e krijuam njeriun prej një ajke (lëngu), e një balte. El – Mu’minun 12.
Ai që përsosi krijimin e çdo sendi, e krijimin e njeriut e filloi nga balta. Es-Sexhdeh 7.
Nga faktet (e fuqisë) e Tij është edhe ajo, se Ai ju krijoi prej dheu… Err-Rrum 20.
Dhe Ai nga uji (fara) krijoi njeriun, dhe e bëri atë të ketë fis dhe të ketë miqësi. Zoti yt ka mundësi të jashtëzakonshme. El – Furkan 54.

Kurani, shpjegon atë se gjatë krijimit të njeriut është përdorur lëndë e papërpunuar tokësore dhe ujë. Kurani, disa herë thekson veç e veç këto lëndë të papërpunuara, e disa herë duke cekur se njeriu u krijua nga toka dhe shpjegon se me përzierjen e tokës me ujin.
Mbi atë se njeriu është i krijuar nga toka ka pasur shumë spekulime. Me zhvillimin e biologjisë dhe kimisë; u bënë hulumtime analitike edhe në tokë po edhe në trupin e njeriut. Në fund të këtij hulumtimi u kuptua se trupi i njeriut ngërthen materie e njëjta që i ngërthen vetë toka. Këto materie janë alumini, hekuri, kalciumi, oksigjeni, salikoni, sodiumi, potasiumi, magneziumi, hidrogjeni, klori, jodi, magnezi, plumbi, fosfori, bakri, argjendi, karboni, zinku, squfuri dhe azoti. Në bazë të analizave që u bënë në një laboratori të kimisë në Amerikë trupi i njeriut ka 65% oksigjen, 18% karbon, 10 % hidrogjen, 3 % azot, 1.5 % kalcium, pjesa që ngelë i ngërthen elementet tjera. Kjo është ajo që quhet arti i përkryer i Allahut, që sjellë njeriun në këtë formë duke i bashkuar atomet pa shpirt dhe pa dije. Këto materie vetëm pse janë të papërpunuara merën me vlerë të ulët. Vlerën e proporcionit që dhamë të materies bazë tek borsa e Nju Jorkut është 4.5 Dollarë. Po, plotësisht 4.5 Dollarë. Ja pra kjo është shuma e materialit bazë të njeriut. Allahu me material në shumë prej 4.5 dollarëve krijoi mrekullinë njeri. Shihet se aftësia, nuk është në materialin në shumë prej 4.5 Dollarëve. Gjitha lëvdatat janë par Allahun, që krijoi të gjitha këto materie të papërpunuara, dhe nga këto materie krijoi njeriun.

Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve! El – Fatiha 2.

ESENCA E TOKËS
Siç përmendet në ajetin e 12 të Sures Muminun njeriu është krijuar “nga esenca”. Allahu e krijojë njeriun duke i kalibrua në formë të hollësishme elementet e tokës. Në trupin e njeriut ka po aq zbrazëti të elementeve me vlerë. Në vlerën e kësaj zbrazëtie ka shmangie, që dalin në shesh sëmundje dhe vdekje. Si që ndahen në formë të bilancit këto lëndë në trupin e njeriut duke filluar nga koka, më pas trupi këto lëndë do ti përdorë në formë të baraspeshuar, e tepricën do ta hedhë jashtë në këtë formë është krijua. Përafërsisht në trupin e njeriut ka 2 kg kalcium. Nëse zvogëlohet kalciumi po edhe me një kafshatë të mollës dhëmbët tonë mundë të shkatërrohen. Trupi jonë ka nevojë për 120 gr potasjum. Mungesa e kësaj lënde bënë që të shfaqen dhimbje të muskujve, ngërç, lodhje, shqetësimi i zorrëve dhe atak në zemër. Kurse nevoja jonë për zinkun është vetëm për 2 – 3 gr. Mungesa e kësaj pjese të vogël paraqet humbjen e kujtesës, pamjaftueshmëria në marrëdhënie intime, zvogëlimi i forcës së lëvizjes, zvogëlimi i ndjenjës për të marr erë dhe shije. Mungesa e 100 mikrogram seleniumit shfaqë dobësimin e muskujve, prishja e aftësive elastike të damarëve dhe të zemrës.
Të gjitha këto fakte tregojnë se Allahu njeriun nuk e krijojë rastësisht nga toka, siç thuhet në ajetin e njëjtë; duke përcaktuar me masë elementet e brendshme të tokës tregon se është i krijuar nga një pjesë thelbësore. Siç shihet në Kuran nuk kalon asnjë fjalë boshë.
Kalibrimi në hollësi i gjitha këtyre elementeve që gjenden në trupin e njeriut para syve tonë e shfaqë projektimin e përkryer të Allahut. Në suren Sexhde tërhiqet vërejtja në krijimtarinë e bukur të Allahut. Me të vërtetë një nga dëshmitë e Allahut është krijimi i një figure sikur njeriu nga një lëndë me pamje të thjeshtë siç është lloçi. Përfundimisht në ajetin e 20 të Sures Rum theksohet se nga dëshmitë e Allahut është krijimi nga lloçi.

SI GJALLËRON UJI?
….dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë? El-Enbija 30
All-llahu krijoi secilën gjallesë prej një uji… En- Nur 45.

1- Në Suren Furkan thuhet se njeriun e krijojë, kurse në Suren Enbija dhe Nur edhe gjithçka tjetër është krijua nga uji. Uji, është elementi bazë i çdo një lënde që jeton si biologjik. Njeriu është formua nga qelizat. Kur i analizojmë qelizat shohim se mes 60% dhe 80% e qelizave janë nga uji. Qeliza si bazë e lëndës së VITI
t, është një lëndë e gjallë. Nuk është e mundur gjallërimi pa mos qenë baza e jetës uji.
Kur e shqyrtojmë ujin shohim se përbëhet nga dy atome hidrogjen dhe një oksigjen. Uji si lëndë kimikë është kalibrua i përkryer me veçori, plotësisht i pa jetë, 99% formohet nga atomet e zbrazët. Si bëhet që nga uji i cili formohet 99% nga atomet e zbrazët të pashpirt të gjallërojnë kafshët dhe njerëzit? Ai që mendon në lidhje me këtë, e kupton se nuk është aftësia tek atomet e pashpirt, por tek Allahu i cili i bën të gjallërojnë atomet e pashpirt.

Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë (All-llahun) e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, i urti! El –Hashr 24.

Comments are closed.