Thursday 21 September 2017

JETOJMË NË NJË GJITHËSI QË VAZHDIMISHT ZGJEROHET

This post is also available in: English, German, Arabic, Bosnian, Turkish

Ata të cilët e mohojnë se Kurani është zbritur nga Allahu, thonë se Pejgamberi e ka trilluar Kuranin. Mirë, por si do e sqarojnë se Muhammedi a.s. është i vetmi njeri që në historinë e botës, qysh para viteve 1900-ta e ka ditur se Gjithësia zgjerohet? A thua vallë Muhamedi a.s. që në vitet e 600-ta e ka shpikur ndonjë teleskop të ngjashëm me atë të viteve të 1900-ta dhe e ka fshehur atë në rërë? A thua vallë Muhamedi a.s. ka ditur ta përdorë teleskopin, i ka ditur t’i komentojë lëvizjet e yjeve në aspektin e astrologjisë dhe e ka fshehur këtë prej njerëzve? Nëse thonë se Muhamedi a.s. ka qenë i çmendur, atëherë çfarë çmendurie është kjo që ai e ka ditur të vërtetën të cilën asnjë njeri i periudhës së tij nuk e ka ditur dhe s’ka pasur mundësi ta dijë 1300 vite më herët? Nëse thuhet se Muhamedi a.s. e ka trilluar fenë për interesat e tij personale, çfarë interesi personal është ky ku gjërat që i “paska trilluar” kanë qenë të kuptueshme pas 1300 viteve? Mirëpo ajetin të cilin e thotë në periudhën e tij, nuk mundëson asnjëfarë interesi, bile këtë gjë armiqtë e tij kanë mundur ta përdorin si dobësi të tij në kohën kur nuk ka qenë e mundshme të vërehet me sy se Gjithësia zgjerohet. Si është e mundur që njeriu që lëviz sipas interesave të tij të hap rrugë për kritika ndaj tij ngase gjërat që i ka thënë kanë qenë të paqarta në periudhën e tij? Nëse pas gjithë këtyre të vërtetave ende ekziston dikush që thotë se “Muhamedi a.s. ia ka qëlluar këto gjëra sipas mendjes së tij”, atëherë çfarë mendje është kjo që i di gjërat të cilat askush tjetër nuk i di, e përveç kësaj nuk pranon se vetë i di por thotë se Allahu e ka pasuruar me këtë dituri?! Derisa dikush tjetër krenohet se e ka zbuluar gjilpërën, pse Muhamedi a.s. nuk krenohet me mendjen e tij, por thotë se “Ky (Kurani) nuk është prej meje, është prej Allahut”. A e thotë nga modestia? Personin të cilin nga njëra anë nuk e besonin se është Pejgamber, të cilin e akuzonin se është gënjeshtar, të cilin e shfaqnin se është moralisht i ulur, a duhej ta ngritnin ngase posedonte modesti? Po pra, atyre që akoma insistojnë në mohimin e tyre, t’ua parashtrojmë ne një pyetje : “A jeni të vetëdijshëm se çfarë jeni duke mbrojtur dhe çfarë jeni duke thënë?”
TELESKOPI TË CILIN MUHAMMEDI A.S. E FSHIHTE NË SHKRETËTIRË

Ata të cilët e mohojnë se Kurani është zbritur nga Allahu, thonë se Pejgamberi e ka trilluar Kuranin. Mirë, por si do e sqarojnë se Muhammedi a.s. është i vetmi njeri që në historinë e botës, qysh para viteve 1900-ta e ka ditur se Gjithësia zgjerohet? A thua vallë Muhamedi a.s. që në vitet e 600-ta e ka shpikur ndonjë teleskop të ngjashëm me atë të viteve të 1900-ta dhe e ka fshehur atë në rërë? A thua vallë Muhamedi a.s. ka ditur ta përdorë teleskopin, i ka ditur t’i komentojë lëvizjet e yjeve në aspektin e astrologjisë dhe e ka fshehur këtë prej njerëzve? Nëse thonë se Muhamedi a.s. ka qenë i çmendur, atëherë çfarë çmendurie është kjo që ai e ka ditur të vërtetën të cilën asnjë njeri i periudhës së tij nuk e ka ditur dhe s’ka pasur mundësi ta dijë 1300 vite më herët? Nëse thuhet se Muhamedi a.s. e ka trilluar fenë për interesat e tij personale, çfarë interesi personal është ky ku gjërat që i “paska trilluar” kanë qenë të kuptueshme pas 1300 viteve? Mirëpo ajetin të cilin e thotë në periudhën e tij, nuk mundëson asnjëfarë interesi, bile këtë gjë armiqtë e tij kanë mundur ta përdorin si dobësi të tij në kohën kur nuk ka qenë e mundshme të vërehet me sy se Gjithësia zgjerohet. Si është e mundur që njeriu që lëviz sipas interesave të tij të hap rrugë për kritika ndaj tij ngase gjërat që i ka thënë kanë qenë të paqarta në periudhën e tij?
Nëse pas gjithë këtyre të vërtetave ende ekziston dikush që thotë se “Muhamedi a.s. ia ka qëlluar këto gjëra sipas mendjes së tij”, atëherë çfarë mendje është kjo që i di gjërat të cilat askush tjetër nuk i di, e përveç kësaj nuk pranon se vetë i di por thotë se Allahu e ka pasuruar me këtë dituri?! Derisa dikush tjetër krenohet se e ka zbuluar gjilpërën, pse Muhamedi a.s. nuk krenohet me mendjen e tij, por thotë se “Ky (Kurani) nuk është prej meje, është prej Allahut”. A e thotë nga modestia? Personin të cilin nga njëra anë nuk e besonin se është Pejgamber, të cilin e akuzonin se është gënjeshtar, të cilin e shfaqnin se është moralisht i ulur, a duhej ta ngritnin ngase posedonte modesti? Po pra, atyre që akoma insistojnë në mohimin e tyre, t’ua parashtrojmë ne një pyetje :
“A jeni të vetëdijshëm se çfarë jeni duke mbrojtur dhe çfarë jeni duke thënë?”
Teksti në fotografi: Personi që e shikon Gjithësinë me sy (pa teleskop), nuk ka gjasa ta kuptojë se Gjithësia zgjerohet.

SI U KUPTUA SE GJITHËSIA ZGJEROHET?

Në fizikën e të madhit gjeni Newtonit, kishte një mangësi. Newtoni, besonte në një model të Gjithësisë së pafundme dhe të pandryshueshme. Ligjet e Newtonit për forcën e gravitetit, ballafaqoheshin me një problem. Si ishte e mundur që materiet e krijuara qysh prej fillimit të Gjithësisë e deri në atë kohë, të mos ishin bashkuar në një njësi të vetme? Megjithëse, në formulat e Einsteinit që u dhanë pas Newtonit, me ekzistimin e masës ndryshonin koha dhe vendi.

Teksti në fotografi: Në platformën shkencore, Lemaitre ishte i pari që tha haptazi se Gjithësia zgjerohet. Në fotografi shihet Lemaitre dhe Einsteini duke qeshur.

Fizikani Rus, Alexander Friedmann, duke u nisur prej formulave të Enisteinit, e zbuloi se në ndikimin më të vogël, Gjithësia zgjerohet ose ngushtohet.
Ai i cili ia kuptoi vlerën këtij zbulimi në të cilin shprehej qartë se Gjithësia zgjerohet, i pari që e mbrojti këtë vlerë ishte prifti dhe shkencëtari prej Belgjikës, Georges Lemaitre. Lemaitre bashkë me atë që e tha se Gjithësia zgjerohet, shfaqi se Gjithësia është formuar me një të shpërthyer të vetme, e më pastaj Gjithësia është zgjeruar; njësoj siç është prej një farë të lëndës e deri të rritja e drurit, si dhe e hodhi në shesh mendimin se Gjithësia është formuar prej një atomi të vetëm. Kjo dukej aq e pabesueshme, saqë në fillim edhe Ensiteini prej të cilit ishin marrë formuat, nuk besonte. Duke cekur se Lemaitre nuk ka pasur shumë njohuri rreth fizikës, themi se ai ka treguar se Gjithësia është në zgjerim të pafund dhe është e pandryshuar.

Fillimisht, zgjerimi i Gjithësisë ishte treguar vetëm teorikisht. Përderisa asnjë filozof nuk patë dhënë ndonjë sqarim të gjerë historik rreth kësaj çështje, një filozof siç është Kanti, në veprën e tij “Kritika e Mendjes Naive”, përmendi disa çështje të stilit “Mendja nuk mund ta zgjedh këtë problem”. Kjo teori përshtatej me gjithçka dhe duke sqaruar se pse Gjithësia nuk zhduket edhe përkrah forcës së gravitetit, e jepte bashkësinë e formulave të Newtonit dhe Einsteinit. Njësoj si çelësi kur përshtatet në drynin e tij, sqarimi i saktë ishte përshtatur në tabelën e Gjithësisë. Mirëpo, kur ky sqarim u dëgjua për herë të parë nga bota shkencore, u prit me një reagim klasik : Jo, nuk është e mundur!
Në të njëjtat vite, astronomi amerikan Hubble, jashtë gjitha këtyre diskutimeve teorike, në observatorinë Mount Wilson bënte observime jashtëzakonisht të zhvilluara me teleskopin e tij. Hubble, me vështrimet e tij e gjeti se të gjitha galaksitë largohen prej njëra-tjetrës e me këtë zgjerohet edhe Gjithësia. Kështu që, për ata që thoshin se nuk besojmë në atë që nuk e shohim, Hubble e zhvilloi nivelin e zhvillimit me të cilin u tha “Duhet të besoni në atë që e shihni”. (Hubble, këtë vështrim e bëri me anë të Dopplerit. Sipas kësaj, madhësia e valëve të objekteve të cilat largohen, zgjerohen drejt spektrumit të valëve të dritës; kështu që shkojnë drejt të kuqes, nëse objekte afrohen, atëherë madhësia e valëve shkurtohet, e me këtë shkojnë drejtë të kaltrës.) Drita që vjen prej të gjitha galaksive, me atë që shkon drejt të kuqes në spektrum, tregonte se të gjitha galaksitë largohen. Hubble, bashkë me këtë vështrim, gjeti edhe një ligj të hatashëm, shpejtësinë e largimit të galaksive ishin në proporcion të barabartë me largësinë e galaksive. Sa më larg që është galaksia, aq më shpejt largohej. Ky rezultat u vërtetua disa herë me radhë. Në vitin 1950 në SHBA, në Mount Palamar, u ndërtua teleskopi më i madh në botë. Të gjitha testet, të gjitha kontrollimet e përsëritura, e vërtetonin këtë vështrim. Madje, duke u bërë edhe matje të ndryshme, u pohua se pika e parë e krijimit të Gjithësisë ishte përafërsisht 10-15 miliard vite më parë.

Me punimet e Hubble-it, merreshin edh Einsteini dhe Lemaitre. Einsteini i cili më herët nuk pajtohej me opinionin e Lemaitre, në një konferencë deklaroi se Lemaitre ka të drejtë. Madje pranoi se ata të cilët hapin rrugët e mosbesimit të kësaj teorie, e bëjnë gabimin e tyre më të madh në jetë. Kështu, me vështrime të dëshmuara u kuptua dinamika e Gjithësisë dhe cilësia e Saj që vazhdimisht zgjerohet, e me këtë edhe fizikani më i madh i asaj periudhe Einsteini e pranoi këtë rezultat.

Në shembujt e Hubble-it dhe të Lemaitre, e shohim se si një fizikan arrin dhe e ofron rezultatin e tij qoftë në mënyrën teorike apo të asaj vështruese. Përderisa Lemaitre në mënyrën teorike i përdorte formulat e Einsteinit dhe ofronte një rezultat, në të njëjtën kohë Hubble i ofronte rezultatet e të dhënave të observimit të tij. Kështu që, rezultati që arritën fizikanët del në shesh me një bazë të madhe të librave. Mirëpo, Krijuesi i rregullave të fizikës, përgjigjen e njërit prej diskutimeve më të mëdha të historisë, e jep në Kuran. Kurani, për dallim nga shkencëtarët, rezultatin e jep direkt të gatshëm, nuk është me rëndësi se si arrihet te këto rezultate dhe mënyrat e arritjes. Sepse Ai që e jep këtë informatë, është i tillë që e di informatën pa i përdorur këto mjete. Po, Kurani e jep direkt rezultatin. Në mënyrë shumë të sigurt, shumë të shkurtë, shumë të qartë, shumë të hapur.

Nëse do kishim shansin që ta shikojmë Gjithësinë nga lart, e të na pyesnin se si do e përshkruanim Gjithësinë, secili prej nesh, fillimisht do përgjigjej se Gjithësia zgjerohet. Por, sa ngjarje e mrekullueshme që është kjo që Kurani para 1400 viteve e tregon të vërtetën të cilën mezi është arritur me akumulimin e shumë provave shkencore dhe teleskopëve të zhvilluar. Disa njerëz pyesin “Kur Hz.Isa i shëronte të verbrit, e në këtë mënyrë shprehte mrekulli, atëherë pse njerëzit përreth nuk i besuan?”. Ja pra, në një ambient kur tentonte që feja të plasaritet me shkencën, Kurani e jep njërën prej përgjigjeve më të vështira të shkencës, dhe gjatë historisë mund të vërehet e njëjta përgjigje. Observimet që janë bërë me teleskopët e zhvilluar, e vërtetojnë Kuranin, askush nuk mund të shfaq mrekulli të ngjashme ashtu siç është në Kuran, por ata që nuk kanë për qëllim të besojnë, përsëri nuk besojnë. Zaten Kurani, ka treguar edhe një mrekulli tjetër, ku thotë se do të ketë prej tyre të cilët çfarëdo qoftë mrekullie të shohin, ata përsëri nuk do të besojnë. Kujtojmë se ai i cili e sheh këtë shembull, do e kuptojë përse tjerët nuk kanë besuar në mrekullitë që i kanë shfaqur Isa dhe Pejgamberët tjerë. Forma e mrekullisë, ndryshon sipas kohës, por janë disa njerëz që tërë kohën kërkojnë të gjejnë dobësi dhe nuk vrapojnë pas të vërtetës, por shikojnë se si e si të gjejnë mendime me të cilat do e mohojnë të vërtetën.

Pas shpërthimit të madh, rritja dhe largimi i gjithë atyre materieve të cilat edhe përkrah forcës së gravitetit zgjerohen pa u kapur mes vete, e tregon efektin e jashtëzakonshëm të forcës që është zbatuar gjatë Shpërthimit të madh. Për shkak të kësaj force, Gjithësia është duke u zgjeruar ndërsa materia përsëri tërhiqet mes vete dhe kështu mbyllet. Kjo forcë, edhe është e madhe, edhe me dijen e lartë të Allahut është rregulluar në mënyrë të hollësishme. Po të ishte më e dobët kjo forcë, materiet do e tërhiqnin veten dhe do mbylleshin, e me këtë nuk do të formohej as galaksitë, as bota jonë e as që do të kishte jetë. Po të e fortë fuqia që do të zbatohej në Shpërthim, materia do të shpërndahej në hapësirë aq të gjerë ku përsëri nuk do të kishim as galaksi, as nuk do të ekzistonte bota dhe nuk do të kishte jetë. Sipas një përngjashmërisë së bukur që e bën një fizikan i cili thotë; gjasat për t’u krijuar në këtë mënyrë galaksitë, bota jonë si dhe jeta në të cilën jetojmë, është sikurse të hedhësh lapsin në qiell dhe të presësh që të lapsi të ndalet në majën e tij të mprehtë. Allahu, në këtë shpërthim edhe e dëshmon madhësinë e fuqisë së tij, edhe tregon se si prej çastit të parë ai i di të gjitha informatat, madje duke i dhënë këto mesazhe në Kuran, Allahu e dëshmon se Kurani është mesazh i tij.
ARSYEJA E PËRDORIMIT TË SHPREHJES “NE” NË KURAN

Kujtojmë se është e dobishme ta sqarojmë shprehjen “Ne” e cila është e shprehur në ajetin që e vështruam në këtë kapitull. Meqë kemi mosnjohuri të cilësisë së gjuhës arabe, në këto raste hasim edhe në këso pyetje. Në Kuran, Allahu për veten e përdor shprehjen në vetën e parë shumës “Ne”, por edhe në vetën e parë njëjës “Unë”. Kjo buron nga cilësia e gjuhës arabe. Në gjuhën arabe dhe në disa gjuhë tjera, shprehja për madhështi ndonjëherë shprehet në vetën e parë shumës si “Ne”. Megjithëse, në turqisht, por edhe në disa gjuhë tjera, në shenjë të respektit nuk e përdorim vetën e dytë njëjës “Ti” por vetën e dytë shumës “Ju”. Meqenëse në turqisht vetëm ndonjëherë përdoret veta e parë shumës “Ne”(si shenjë respekti), kjo shprehje nuk është aq e përhapur sa ajo që është në vetën e dytë shumës “Ju”.

Kurani është libër që ka zbritur në gjuhën arabe, për këtë arsye i hasim cilësitë e gjuhës arabe në Kuran si dhe frazat në gjuhën arabe. Njëshmëria e Allahut, është mesazhi themelor i tërë Kuranit dhe kjo sqarohet me qindra ajete në Kuran.

Duam ta qartësojmë edhe një pikë: Kur Allahu flet për veten në Kuran, e përdor edhe shprehjen “Unë” në njëjës, por edhe shprehjen “Ne” si cilësi e gjuhës arabe e cila përdoret në Kuran. Mirëpo kur flitet për Allahun në vetën e dytë, çdoherë përdoret shprehja “Ti” në vetën e dytë njëjës, asnjëherë nuk përmendet veta e dytë shumës “Ne”, si dhe kur flitet për Allahun në vetën e tretë, çdoherë përdoret shprehja në njëjës “Ai” dhe asnjëherë nuk përdoret në vetën e tretë shumës “Ata”. Mirëpo, në Kuran me mijëra herë përmendet emri i Allahut në vetën e dytë dhe të tretë, e asnjëherë kjo nuk ndodh që të përmendet në shumës.
Përveç kësaj, në Kuran, për Allahun ndonjëherë përdoret emri Allah, ndonjëherë Rab, ndonjëherë Rahman, apo ndonjë emër tjetër, por të gjitha këto emra përdoren në vetën njëjës. Siç thamë në fillim, kjo tregon se shprehja “Ne” rrjedh nga cilësia e gjuhës arabe.

Leave a Comment