FENOMENET E PASHTERSHME NË BESMELE
FENOMENET E PASHTERSHME NË BESMELE

FENOMENET E PASHTERSHME NË BESMELE

Besmelja sa më shumë që studiohet, tregohen aq më shumë fenomene. Konsiderojmë se edhe ajo është një prej shenjave në të cilën paralajmërohet në ajetin 30 të sures El-Mudethir: “Atij i rrinë roje nëntëmbëdhjetë.” Besmelja i ka 19 shkronja. Është e shkruar mbi suret e Kuranit dhe tregon në pandryshueshmërinë e Kuranit dhe fenomenin e tij matematikor.
Në lidhje me fenomenin e numrit 19, tani do të hulumtojmë pëpruthshmëritë që i bart në vete ky grup i fjalëve. Ky grup i fjalëve që më së shpeshti përmendet në Kuran dhe në botë, në të njëjtën kohë është edhe grup i fjalëve që përmban më së shumti fenomene. Të kalojmë në analizën e fjalëve që e përbëjnë besmelen dhe vlerën e tyre matematikore:
Nr. Shkronjat e fjalëve: Numri i shkronjave: Vlerat matematikore: GJITHSEJTË:
1 Be, Sin, Mim 3 2, 60, 40 102
2 Elif, Lam, Lam, He 4 1, 30, 30, 5 66
3 Elif, Lam, Re, Ha, Mim, Nun 6 1, 30, 200, 8, 40, 50 329
4 Elif, Lam, Re, Ha, Je, Mim 6 1, 30, 200, 8, 10, 40 289
19 – 789

Vlera matematike e pjesëve të besmeles që e përbëjnë emrat e Allahut, është i pjesëtueshëm me numrin 19.
Vlera matematike e pjesëve të besmeles, që përbëjnë emrat e Allahut:
ALLAH Rahman Rahim GJITHSEJTË:
66+329+289=684 (19×36)

Ka shumë përputhshmëri matematike që janë në kontekst të fenomenit të numrit 19, që gjenden në tërë besmelen. Pjesë të atyre fenomeneve janë si vijon:
1. Nëse pas numrit rendor të secilës fjalë e shkruajmë numrin e shkronjave në fjalën përkatëse të besmeles që përbëhet prej 19 shkronjave, do të fitojmë numër tetëshifror i cili përmban numrin 19:
1 3 2 4 3 6 4 6 = 19 x 19 x 36686
2. Tani në vend të numrit të shkronjave të fjalëve nga shembulli i parë, do t’i vendosim vlerat matematikore të atyre fjalëve. Numri pesëmbëdhjetë shifror të cilin do ta fitojmë me vendosjen e vlerës matematikore pas numrit rendor të secilës fjalë, përmban numrin 19:
1 102 2 66 3 329 4 289 = 19 x 5801401752331
3. Tani në vend të vlerave të përgjithshme matematikore nga shembulli i dytë, do t’i vendosim vlerat matematikore të secilës shkronjë në veçanti. Për shembull: në vend të numrit 102 që është vlera matematike e fjalës së parë, nëse i vendosim numrat 2, 60, 40, që janë me vlerë matematikore të tri shkronjave të asaj fjale. Numri tridhjetë e shtatë shifror që do ta fitojmë si rezultat, përmban numrin 19. (Këtë zgjidhje mund ta kontrolloni me ndihmën e programit kompjuterik që mund t’i pjesëtojë numrat e gjatë. Neve na intereson se a do të paraqiten në mesin e jobesimtarëve ata të cilët do të pohojnë se para 1400 viteve, Muhamedi sal-lallahu alejhi ue sel-lem ka poseduar një program të këtillë?)
1 2 60 40 2 1 30 30 5 3 1 30 200 8 40 50 4 1 30 200 8 10 40 = 19 x 6633695422…

4. Tani, në vend të numrit të shkronjave në secilën fjalë – që e bëmë në shembullin e parë, do të vendosim numrin e përgjithshëm të shkronjave prej fillimit të besmeles. Për shembull: në vend të numrit 4 që paraqet numrin e shkronjave në fjalën e dytë e vendosim numrin 7, që paraqet numrin e shkronjave prej fillimit të besmeles e deri në fund dhe fjalët tjera me radhë. Ky numër dhjetëshifror gjithashtu e përmban numrin 19:
1 3 2 7 3 13 4 19 = 19 x 69858601

5. Tani, në vend të vlerës matematikore të secilës fjalë – të cilën e bëmë në shembullin e dytë, do ta vendosim vlerën e përgjithshme matematikore prej fillimit të besmeles. Procedura është e njëjtë sikurse edhe në shembullin e mëparshëm, por vetëm në vend të numrit të shkronjave, kësaj here e kemi mbledhur vlerën e tyre matematikore. Si rezultat do të fitojmë numrin gjashtëmbëdhjetë shifror i cili po ashtu përmban numrin 19.
1 102 2 168 3 497 4 786 = 19 x 58011412367094

6. Në shembullin e tretë, pas numrit rendor të fjalëve, i kemi vendosur vlerat matematikore të secilës shkronjë në veçanti. Tani para secilës vlerë matematikore do ta vendosim numrin rendor të shkronjave në fjalën që i takon. Rezultati deri te i cili kemi arritur, po ashtu e përmban numrin 19:
112260340 21123033045 3130230320048540650 411230320048510640 = 19x …

7. Kësaj here do ta marrim numrin e shkronjave dhe vlerat e tyre matematikore – detajet që i kemi përdorur në shembullin e parë dhe të dytë – do t’i tubojmë dhe do t’i vendosim pas numrit rendor të fjalëve. Për shembull: pas numrit 1 që tregon numrin rendor të fjalëve, do ta shkruajmë (3+102) 105 që është shuma e numrave të shkronjave në fjalë – 3 dhe vlerës matematikore të atyre tri shkronjave – 102. Numri që paraqitet para nesh, do ta ketë numrin 19:
1105 270 3335 4295 = 19 x 5817212281805

8. Nëse pas vlerës matematikore të secilës shkronjë e shkruajmë numrin rendor (prej 1 deri në 19) të asaj shkronje në besmele, do të paraqitet numri me 62 shifra i cili përmban numrin 19:
21602403143053065718309200108114012501311430152001681710184019 = 19 x …

9. Nëse pas numrit nga shembulli i mëparshëm që paraqet secilën fjalë, e vendosin numrin e fjalëve (prej 1 deri në 4), numri 66 shifror do ta përmbajë numrin 19:
216024031143053065721830920010811401250133114301520016817101840194 = 19 x …

10. Në shembullin e nëntë, pas numrave që paraqesin vlerë matematike dhe numrin rendor të shkronjave, e kemi vendosur numrin rendor të fjalëve prej 1 deri në 4. Tani, në vend të numrit rendor të fjalëve, do t’i vendosim numrat 102, 66, 329 dhe 289 që paraqesin vlerën matematikore të secilës fjalë. Numrin që e fituam është i pjesëtueshëm, gjegjësisht e përmban numrin 19:
2160240310214305306576618309200108114012501332911430152001681710184019289 = 19 x …

Në librin “Beyond Probability” (Rreth gjasës) i autorit Abdullah Arik janë përmendur edhe më shumë shembuj të fenomenit të strukturës së përsosur matematikore prezente në besmele. (Libri është në gjuhën angleze dhe është botuar në Amerikë). Gjithashtu edhe ne e zgjatëm pak më shumë me këtë çështje, duke pasur parasysh se do të ketë aso lexues të cilëve u interesojnë lidhjet matematikore paksa më të ndërlikuara. Mirëpo, duke konsideruar se analiza e numrave shumëshifrorë për disa lexues ndoshta do të jetë monotone, ne nuk do ta zgjasim më shumë me këtë temë.
Në botë dhe në Kuran, grupi më i shpeshtë i përsëritur i fjalëve –besmelja, në vende përmban veçori të jashtëzakonshme. Është befasuese ajo se në këtë grup prej katër fjalëve dhe 19 shkronjave, gjenden aq shumë veçori që janë në lidhje me fenomenin e numrit 19. Sa herë që me rastin e leximit të “Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim” (Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit) na kujtohet mëshira dhe mëshirëplotësia e Allahut, do të duhet t’i kujtojmë edhe këto fenomene matematikore të cilat Allahu xh.sh. i ka vendosur vetëm në këto katër fjalë, por duhet t’i kujtojmë edhe fuqitë e Tij të pakufishme. Besmelja e cila me të gjitha 19 shkronjat e saj shkëlqen përmbi secilën sure, është pjesë e rëndësishme e fenomenit të numrit 19 i cili bën roje mbi Kuranin.
“Atij i rrinë roje nëntëmbëdhjetë.” (El-Mudethir, 30)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *