Saturday 22 July 2017

AVENTURA QË FILLON PREJ NJË PIKE TË VETME

This post is also available in: English, German, Arabic, Bosnian, Turkish

A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë?
21-Sureja Enbija 30

Nga ajeti i lartpërmendur, e kuptojmë se gjërat që i sqaron ajeti Kuranor, janë argument ndaj atyre që mohojnë, e nga kjo e kuptojmë se mohuesit duhet të besojnë. Pohimi bazë i ateistëve është se materia ekziston qysh prej pafundësisë dhe se të gjithë krijesat që janë krijuar nga kjo materie, janë krijuar rastësisht. Megjithëse, teoria e Shpërthimit të Madh (Big-Bang), shfaqet si fillim i Gjithësisë dhe “kohës” e me këtë e rrëzon pohimin bazë të ateistëve. Andaj, është shumë e qartë pyetja që parashtrohet në ajetin më lartë ku thotë “A nuk e dinë, ata që nuk besuan?. Në këtë mënyrë, ajeti e qartëson se Gjithësia dhe sipërfaqja tokësore kanë qenë të bashkuara e më pastaj janë ndarë, ndërsa me këtë mundësohet kuptimi i këtij fakti. Vitet e 1900-ta, janë vitet kur ky ajet saktësohet dhe mundësohet që të jetë i kuptueshëm, ndërsa nga ana tjetër këto vite janë vitet që disa njerëz erdhën në pozitën e konfliktit ndërmjet fesë dhe shkencës. Njerëzit të cilët u lazdruan me këtë shoqëri industriale, në këto vite tentuan ta idealizojnë materien dhe ta zëvendësojnë atë me pozitën e Zotit. Mu në këtë ambient kur njerëzit fillojnë të përulen para materies që ishte e zbuluar se është krijuar, pra në faktin se ka fillim, me Big-Bang-un morëm një shuplakë për mohimin e tyre. Edhe pjesa tjetër e ajetit ku thotë “A përsëri nuk do të besojnë?”, është shumë e qartë. Kjo shenjë në ajet është vërtetuar gjatë historisë, ku pas gjithë argumenteve, mohuesit përsëri kanë insistuar me mospranimet e tyre. Përderisa ajeti i nxjerr në shesh të vërtetat shkencore, në të njëjtën kohë e nxjerr në shesh edhe faktin se mohuesit në çfarëdo rasti nuk do të binden.

Gjërat të cilat qartësohen në ajet, edhe e shtrojnë faktin se Gjithësia ka fillimin e saj, edhe e mposht pohimin të cilin pabesimtarët këmbëngulin se materia ekziston në të njëjtën formë qysh prej kohës së pafundme, e me këtë ajeti i detyron ata të besojnë në këtë. Madje meqë Kurani kishte zbritur para 1300 viteve, ndërsa të gjitha këto të vërteta gjendeshin në Kuran, ajeti mundëson që pabesimtarët ta pranojnë përsëri se Kurani është fjalë e Allahut.

Zgjerimi i Universit dhe ndarja e Universit prej formës së bashkuar, nuk është sqaruar nga askush tjetër pos Kuranit. I kemi Grekët, e kemi Mesjetën, Periudhën e re, ideologjitë e Platonit, Thalesit, Batlymusit, Kopernikut, Keplerit, Kantit…
Të gjithë këta gjeni të historisë njerëzore nuk kanë qenë në vetëdije se Gjithësia zgjerohet, e në të njëjtën kohë as që e kanë ditur se Gjithësia në fillim ka qenë e bashkuar. Pa ndihmën e instrumenteve, pa mbledhjen e informatave shkencore ka qenë e pamundur të arrihet në këto rezultate, ndërsa filozofët, fizikanët e njohur, nuk kanë mundur t’i mbërrijnë këto rezultate. Krijuesi i Gjithësisë, duke i informuar njerëzit për të gjitha këto fakte rreth Gjithësisë, edhe ka tërhequr vëmendje me ndodhitë e Universit, edhe e ka dëshmuar se Kurani është libër që është dërguar nga ana e Tij. Allahu e shpalos perden e argumenteve para njerëzve duke shfaqur se gjithçka në Gjithësi është krijuar nga një pikë, e me këtë i shfaq edhe mrekullitë e librit të tij. Interesant është edhe fillimi dhe mbarimi i ajetit ku japin shenja të ngjashme për pabesimtarët se ata përsëri nuk do të besojnë. Mirëpo edhe Einsteini i cili ka bërë shumë studime rreth Gjithësisë, ka thënë se këto gjëra mund të jenë të pakuptueshme. Andaj ky ajet e mban rëndësinë e madhe që shënon kuptueshmërinë rreth përmbajtjes së këtij ajeti.

DËSHMIA E RREZATIMIT TË SFONDIT KOZMIK

Në ajet, në gjuhën arabe me fjalën “ratk” shprehet se Gjithësia ka qenë e bashkuar; kjo fjalë në fakt e jep kuptimin më të gjerë që nënkupton ndërthurje mes vete. Në gjuhën arabe, fjala “fatk” e nënkupton ndarjen duke u larguar mes vete. Këtë ndarje që e sqaron ajeti, e shpjeguam në teorinë e Lemaitre-s e cila në fillim ishte e fort e kundërshtuar ku flitet për zgjerimin e Gjithësisë. Njëri prej atyre që e kundërshtoi këtë mendim ishte Fred Hoyle. Në vitet e 1940-ta, Fred Hoyle në gjendjen për gjendjen ku thuhet se Gjithësia fillon me Big-Bangun, duke thënë se ky shpërthim (kjo ndarje) duhet të posedojë edhe mbetjet e saja; “Gjemani fosilin e Big-Bangut”, thotë. Në të vërtetë, Fred Hoyle këtë e patë thënë që të tallet me Big-Bangun. Kjo mënyrë e tij e sfidimit, hapi shumë rrugë që të gjenden argumente që e përkrahin Big-Bangun. Sjellja tallëse e Hoyle që e patë bërë për fosilet e Big-Bangut, në një mënyrë interesante u përdor për argumentet që u gjetën më vonë. Derisa Hoyle tallej me Big-Bangun, duke dashur ta zhukë atë, mundësoi që kjo gjë të dëshmohet edhe më tepër.

Në vitin 1948, George Gamov dhe nxënësi i tij Ralph Adler, erdhën në përfundimin e Hoyle-it, që nëse ka ndodhur Big-Bangu atëherë duhet të ketë edhe
mbetjet e tij. Sipas logjikës që e ofronin, pas Big-Bangut të Gjithësisë, në tërë anët duhej të jetë prezent rrezatimi i ulët i sfondit sipërfaqësor. Të gjitha rrezatimet tjera që kanë dalë pas Big-Bangut duhej të kenë një pikënisje brenda Gjithësisë dhe duhej të dilnin jashtë asaj pike. Mirëpo, rrezatimi që kishte dalë prej një shpërthimit të vetëm e të e kishte filluar tërë Gjithësinë, nuk mundej të vështrohej në një pikë të vetme. Një Gjithësi e këtillë, me zgjerimin e përgjithshëm dinamik, duhej të rrezatojë në çdo anë. Këtë rrezatim që e supozuan Gamov dhe Adler, në vitet e 1960-ta në Nju Xhersi, në Universitetin Princeton, nga një grup shkencëtarësh filluan ta hulumtojnë me instrumente ekzakte. Mirëpo, zbulimi i kësaj shpikjes, në mënyrë interesante do t’i bëhet e mundshme dikujt tjetër. Arno Penzias dhe Robert Wilson, janë dy hulumtues që punojnë në ndërmarrjen telefonike Bell. Një ditë, kjo dyshe takohet me një parazit i cilin vjen nga secila anë e Gjithësisë dhe nuk munden saktësisht ta kuptojnë shkakun e kësaj. Pjesa interesante e punës qëndron se Penziasi dhe Wilsoni i lajmërojnë Robert Dicke dhe shokëve të tij të cilët punojnë në Universitetin Princeton. Dicke i cili e mbyll telefonin, e kaplon një dëshpërim i madh dhe e kupton se zbulimin me të cilin duhej ta marrin Nobel, është gjetur nga dikush tjetër… Po, e krahasonin me një burim të ftohtë të energjisë dhe gjithmonë qëndronte saktësisht 3 shkallë mbi zeron absolute, ishte 3 Kelvin. Rrezatimi i posedon të gjitha cilësitë që priteshin dhe vjen nga çdo anë e Gjithësisë. Ishte gjetur fosili për të cilin Hoyle thoshte se nuk do të mund të gjendet. E me këtë, çmimin Nobel e fitojnë Penzias deh Wilson.

PËRKRAHJE SATELITORE PËR SHPËRTHIMIN E MADH

Pasi që Penzias dhe Wilson me zbulimin e tyre në vitin 1965 e morën çmimin Nobel, në vitin 1989 me ndihmën e teknologjisë së zhvilluar, sateliti COBE u dërgua në kozmos. Të dhënat që vinin prej satelitit COBE, e përkrahën zbulimin e Penzias dhe Wilsonit. Shumica e njerëzve thanë se të dhënat e COBE-it janë dëshmi të sakta. Kështu që, procesi i cili kishte filluar në vitin 1927 nga ana e Lemaitre, dëshmitë i gjeti në vitet e 1990-ta. Prej viteve 1990-ta në krahasim të fillimit të zbritjes së Kuranit, kishte më tepër se 1400 vite dallim, ndërsa gjërat që i tregonte Kurani dëshmoheshin me satelitë.

A THUA VALLË PEJGAMBERI MUHAMED KISHTE DËRGUAR SATELIT NË KOZMOS?

E pamë se janë përdorur të dhëna nga satelite në Kozmos në mënyrë që të vërtetohet Big-Bangu. Mirëpo, si e kishte kuptuar Pejgamberi Muhamed para 1400 viteve se sipërfaqja e tokës ka qenë e bashkuar me Gjithësinë e pastaj janë ndarë? Më herët pyetëm se “Mos vallë Pejgamberi Muhamed kishte fshehur ndonjë teleskop në rërën e shkretëtirës që ta sheh se Gjithësia zgjerohet!”. Madje, ky teleskop është dashur të jetë i zhvilluar sa teleskopi i Hubble-it.
A do të duhej tani që mohuesit të thonë se “Muhamedi e ka gjetur rrezatimin e sfondit kozmik duke bërë llogaritje?”. A duhet të thonë tani se Pejgamberi Muhamed e ka dërguar në kozmos satelitin të cilin e ka fshehur prej secilit dhe prej të dhënave të atij sateliti, para 1400 viteve ka mundur t’i nxjerr rezultatet më herët sesa COBE? Para 25 viteve, Penzias dhe Wilson morën çmimin Nobël për zbulimin e tyre të fosilit të rrezatimit. Por, ata që e mohojnë Pejgamberin Muhamed, i cili para 1400 viteve e tregoi se Gjithësia është formuar prej një pike të vetme, a do të munden që të paktën ta vendosin Muhamedin si kandidat të fizikës për çmim Nobël?

Siç shihet, ata që thonë se Kurani nuk është dërguar nga ana e Allahut, ata që thonë se Kurani është shkruar nga Muhamedi, me gjithçka që pohojnë, çdoherë bien në pozitë komike. Ata që nuk kanë qëllim të besojnë, çfarëdo argumenti që shohin, përsëri e kushtëzojnë veten që të mos besojnë. Kështu ishte edhe kundër Hz. Ibrahimit, edhe kundër Hz. Musës, edhe kundër Hz. Isës, kështu është edhe kundër Hz.Muhamedit. Sjellja e mohuesve (pabesimtarëve), gjatë historisë e ka treguar të njëjtën psikologji. Siç shihet në ajetin më poshtë, në të cilin kundërshtarët e Hz. Musës çdoherë mohojnë edhe përkrah secilit argument që e shohin.

Ata thanë: “Me çfarëdo argumenti të na vishë që me të të na magjepsish (largosh nga feja që kemi), ne nuk do të besojmë ty”.
7-Sureja Araf 132

BIG BANG-U ËSHTË ARGUMENT PËR NJËSHMËRINË E ALLAHUT

Besimet në shumë zota, posedojnë mendime të ndryshme nëpër shoqëri dhe periudha të ndryshme. Besimi i Egjiptit të vjetër në shumë zota dhe sistemi i besimit të indianëve në shumë zota, kanë shumë dallim prej njëri-tjetrit. Mirëpo, cilësia e përbashkët e sistemit të besimit në shumë zota është se ndajnë fuqi udhëheqëse të veçanta për secilën perëndi që e besojnë. Dielli është një perëndi, ndërsa Hëna është një perëndi tjetër, perëndia tjetër mbi majën e malit është një
perëndi tjetër e veçantë… Disa perëndi janë përgjegjëse për shiun, disa për erërat, disa perëndi për malet, e disa për lumenjtë… Mentaliteti i këtillë e ndan besimin në pjesë të veçanta dhe në perëndi të veçanta, mirëpo Judaizmi, Krishterimi dhe Islami të cilët besojnë në një Zot të vetëm, e trajtojnë Gjithësinë si një formë të vetme.

Kindi, Farabi, Ibni Sina, Ibni Rushd, dhe shumë dijetarë tjerë Islam e deri te shumë filozofë të njohur krishterë thonë se “Prej njërit, del njëshmëri”, e me këtë e potencojnë dhe e dëshmojnë njëshmërinë e Allahut. Më vonë, këta dijetarë i kanë sqaruar ndodhitë e Gjithësisë të cilat realizohen të ndërlidhura njëra me tjetrën.
Me faktin që del prej Big-Bangut, edhe një herë e dëshmojnë Njëshmërinë që shfaqet në krijimin e Gjithësisë. Tanimë askush nuk mund të thotë se Dielli, Hëna, njeriu, gjarpri, bima, kanë krijuesit e tyre të posaçëm. Sepse Krijuesi i të gjithë këtyre është Ai (Allahu). Këtu është vendosur edhe palogjikshmëria e perëndive të veçanta dhe bie poshtë teoria se Gjithësia ka perëndi të ndara. Mirëpo Big-Bangu, ka sjellë një sqarim të prerë dhe të sigurt në lidhje me këtë temë.

Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.
As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur.
Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.
112-Sureja Ihlas 1-4

Teksti në fotografi:
Rrënja e Gjithësisë është njëshmëria. Ai i cili e ka krijuar këtë njëshmëri, është mu Ai që ka krijuar gjithçka në Gjithësi.

Leave a Comment