Tuesday 11 December 2018

TABELA E PËRSOSUR

This post is also available in: English, German, Turkish

Në kontekst të fenomenit të numrit 19, kur ta analizojmë numrin e përsëritjes së emrave të Allahut dhe vlerat e tyre matematike, fitojmë tabelë të jashtëzakonshme. Zbulimi i kësaj tabele fillimisht i ka shkuar për dore dr. Cesar Mejulit, ish rektorit të Universitetit Filipin për Hulumtime Islame. Këtë lidhje të jashtëzakonshme matematikore shkurt mund ta definojmë kështu:
1. Shumat e përsëritjes e vetëm katër prej të gjitha emrave të Allahut, pjesëtohen me numrin 19.
2. Vlerat matematikore vetëm të 4 prej të gjitha emrave të Allahut, pjesëtohen me numrin 19.
3. Janë të barabartë ndërmjet veti numrat që pjesëtohen me numrin 19 në të dy grupet e përbëra me nga katër emra.
4. Numrat e pjesëtueshëm me numrin 19 në fjalët e përsëritura tregojnë në besmelen. (Kjo na e tregon njërën prej urtësive se përse në besmele janë të zgjedhura fjalët Allah, Rahman dhe Rahim.
5. Të gjithë herësit në të dyja anët e tabelës japin herës të njëjtë nga besmelja.
Emrat e Allahut, shuma e përsëritjes së të cilave pjesëtohet me numrin 19: Numri i përsëritjeve dhe vlerat matematikore Emrat e Allahut, vlerat matematikore e të cilave japin numrin që pjesëtohet me numrin 19:
Ism Shahid 19 (19×1) Vahid
Allah 2698 (19×142) Dhu-l-fadli-l-Adhim
Rahman 57 (19×3) Mexhid
Rahim 114 (19×6) Xhami’
SHUMA E HERËSAVE
152 (19X8)

Shuma e të gjitha të dhënave nga tabela:
42 x 192 = 5776

Nëse koncentrohemi në fjalët në tabelë, do të vërejmë se fjala “Shahid” paraqitet në numër të njëjtë me fjalën “ism” nga besmelja. Fjala “ism” nuk është një prej emrave të Allahut dhe për këtë shkak se nuk është një prej fjalëve me analizën e së cilës merremi këtu, nuk mund të renditet në këtë listë.
Në këtë mënyrë, pasi që duke e analizuar besmelen, ishim dëshmitarë në fenomenin e numrit 19 në Kuran, kështu duke i analizuar emrat e Allahut, iu kthyem besmeles. Kjo vërtet është një tabelë e bukur.
29. “lëkurat i shkrumbon.
30. Atij i rrinë roje nëntëmbëdhjetë.“ (El-Mudethir, 29-30)
Konsiderojmë se kjo tabelë të cilën e përbëjnë emrat e Allahut, hapë horizonte të reja në kuptimin e besmeles. Fjala “Shahid” nga rendi i parë dhe fjala “Vahid” (Një) përballë saj, tregojnë se ky fenomen e dëshmon njësinë e Allahut, pasi që kjo muxhize e Kuranit e vërteton saktësinë e porosisë së Kuranit, ndërsa saktësia e porosisë së Kuranit e dëshmon njësinë e Allahut. Njësia e Allahut është një prej porosive më të rëndësishme të Kuranit. Emri “Dhu-l-fadli-l-Adhim” (I mirë pafund) që gjendet përballë fjalës “Allah” vërteton se kjo muxhize është begati e madhe e Allahut. Sa i përket emrit “Mexhid” (Me dinjitet të lartësuar) që gjendet përballë emrit të Allahut “Rahman” (Mëshiruesi), kjo është cilësi të cilën Allahu xh.sh. e ka përdorur edhe për Kuranin. Mbi të gjitha, me këtë emër quhet Kurani në ajetin e parë të sures “Kaf” e cila nga aspekti i fenomenit matematikor të Kuranit, zë vend të rëndësishëm. (Më vonë, në kapitullin në lidhje me shkronjat fillestare do të prekim edhe shpjegimin e shkronjës “kaf”.)
Emri i Allahut “Rahim” (Mëshirëploti) dhe emri përballë tij, “Xhami” e ndajnë numrin 114 që njëherësh është edhe numri i sureve në Kuran. Kurani është fjalë dhe muxhize e Allahut e tubuar në 114 sure. Allahu i cili e ka tubuar Kuranin, do t’i tubojë edhe njerëzit në ditën e gjykimit dhe do të bëjë llogarinë e asaj se çfarë ka bërë njeriu.

Leave a Comment