Tuesday 16 July 2019

SURJA MERJEM DHE NUMRI 19

This post is also available in: English, German, Turkish

Surja Merjem është surja e 19 e Kuranit dhe fillon me shkronjat “Kaf-Ha-Ja-Ajn-Sad.” Kjo sure me numër të veçantë, është e veçantë edhe për shkak të asaj se vetëm në një ajet ka shkronjat më të gjata fillestare (grupi i shkronjave – Ha-Mim, Ajn-Sin-Kef – nga surja 42 shtrihet në dy ajete). Këto pesë shkronja në këtë sure përsëriten saktë 798 herë (19×42).
Numri i përsëritjeve të shkronjave fillestare në suren Merjem
Kef He Ja Ajn Sad Gjithsejtë
137 175 343 117 26 798 (19×42)

Përveç kësaj, nëse njërin pas tjetrit i shkruajmë vlerat matematikore të shkronjave fillestare (Kef-He-Ja-Ajn-Sad) të sures 19, do të fitojmë numrin që e përmban numrin 19:
20 5 10 70 90 = 19×10795110

Surja Merjem sikurse surja Ja Sin është shembull shumë i mirë i fenomeneve që kuptohen lehtë të cilët nuk mund të imitohen. Përveç këtyre veçorive themelore në lidhje me këto sure, ekzistojnë edhe disa veçori dytësore në të cilat po ashtu, vërehet fenomeni i numrit 19. Mirëpo, për shkak të vëllimit të këtij libri dhe për shkak të mundësisë së rënies së koncentrimit të disa lexuesve në pjesët që janë me rëndësi, nuk do të merremi me atë që e kemi vlerësuar më pak të rëndësishme.

Leave a Comment