Thursday 13 December 2018

SURJA “JA SIN” DHE NUMRI 19

This post is also available in: English, German, Turkish

Surja “Ja Sin” është njëra prej sureve të Kuranit të cilat lexohen më së shpeshti. Kjo sure fillon me shkronjat “ja” dhe “sin”. Shkronja “ja” në këtë sure përmendet 237 herë, ndërsa shkronja “sin” 48 herë. Rezultatin që e fitojmë me mbledhjen e këtyre dy numrave arrin (237+48) 285, i cili përmban numrin 19: 285=19×15.
Numri i përsëritjes së shkronjave “ja” dhe “sin” në suren Ja Sin:
Ja
237 Sin
48 GJITHSEJTË:
285 (19×15)

Po ashtu, surja Ja Sin përmban një mori të fenomeneve shkencore. Ju rekomandojmë që këtë sure ta lexoni duke menduar për kuptimin e saj. Për fat të keq, prej kësaj sure, e cila shpesh lexohet për shpirtrat e atyre të cilët janë shpërngulur në ahiret, të gjallët shpesh nuk marrin mjaft mësim. Edhe pse, kjo është shumë interesant, në suren Ja Sin është thënë se Kurani u është shpallur të gjallëve:
69. “Ne nuk ia kemi mësuar atij (Muhamedit) poezinë e ajo as që është për të. Ky (libër që ka sjellë) është vetëm këshillë dhe një Kuran i qartë,
70. për të paralajmëruar këdo që është gjallë dhe për t’u përmbushur fjala e Tij ndaj mohuesve.” (Ja Sin, 69-70)

Leave a Comment