Saturday 14 July 2018

SURET QË FILLOJNË ME SHKRONJAT E FSHEHTA DHE NUMRI 19

This post is also available in: English, German, Turkish

Kurani është libri i vetëm, kapitujt e caktuar të të cilit fillojnë me shkronja, si duket pa ndonjë kuptim të qartë.
Disa sure të Kuranit fillojnë me shkronja, siç janë Elif-Lam-Mim” ose “Kaf”, ndërsa pas kësaj, surja vazhdon. Fillimet e këtilla të sures kanë zgjuar interesimin deri në zbulimin e fenomenit të numrit 19 në Kuran.
Me publikimin e fenomenit të numrit 19, edhe në këtë kontekst është treguar veçoria e numrit 19 se jep përgjigje dhe i zgjidh paqartësitë dhe është bërë e qartë se, nga aspekti i fenomenit të numrit 19, shkronjat fillestare zënë vend të rëndësishëm.
Në tabelën në vijim mund t’i shihni suret që fillojnë me shkronjat dhe numrin e ajeteve që i përmbajnë ato sure:

Numri i sures: Emri i sures: Shkronjat fillestare: Numri i ajeteve
2 Bekare Elim-Lam-Mim 286
3 Ali Imran Elif-Lam-Mim 200
7 El-Araf Elif-Lam-Mim-Sad 206
10 Junus Elif-Lam-Ra 109
11 Hud Elif-Lam-Ra 123
12 Jusuf Elif-Lam-Ra 111
13 Er-Rad Elif-Lam-Mim-Ra 43
14 Ibrahim Elif-Lam-Ra 52
15 El-Hixhr Elif-Lam-Ra 99
19 Merjem Kef-He-Je-Ajn-Sad 98
20 Ta Ha Ta Ha 135
26 Esh-Shuara Ta-Sin-Mim 227
27 En-Neml Ta-Sin 93
28 El-Kasas Ta-Sin-Mim 88
29 Ankebut Elif-Lam-Mim 69
30 Rum Elif-Lam-Mim 60
31 Lukman Elif-Lam-Mim 34
32 Sexhde Elif-Lam-Mim 30
36 Ja Sin Ja Sin 83
38 Sad Sad 88
40 Gafir Ha-Mim 85
41 Fusilet Ha-Mim 54
42 Esh-Shura Ha-Mim/Ajn-Sin-Kaf 53
43 Ez-Zuhruf Ha-Mim 89
44 Ed-Duhan Ha-Mim 54
45 El-Xhathije Ha-Mim 37
46 El-Ahkaf Ha-Mim 35
50 Kaf Kaf 45
68 El-Kalem Nun 52

Numri i ajeteve të këtyre 29 sureve që fillojnë me shkronja është 30. Numri 30, siç e thamë këtë më parë, është numri i 19 me radhë i përbërë (numri që mund të zbërthehen në faktorë). Shkronjat fillestare në 19 prej 29 sureve përbëjnë ajete të veçanta. (Për shembull, shkronjat “elif-lam-mim” në suren El-Bekare vetvetiu përbëjnë një ajet) Ndërsa në 10 sure, pas shkronjave fillestare, fillohet me paraqitjen e zakonshme. (Për shembull, ajeti i parë i sures Kaf thotë: “Kaf. Betohem në Kuranin e lavdishëm!”).
Numri i sureve në të cilat, shkronjat fillestare vetë përbëjnë ajetin: 19

Në 9 prej 10 sureve në të cilat krahas me shkronjat fillestare në ajetin e parë vazhdohet me prezantimin e zakonshëm, tërhiqet vëmendja në Kuran (në formulimin Kuran ose Libër). Shuma e përgjithshme e numrave të këtyre sureve arrin 190: 10+11+12+13+14+15+27+38+50=190; ndërsa 190 është numri 19 dhjetë herë i zmadhuar. Sa i përket numrit të përgjithshëm të ajeteve të sures së njëjtë, ai arrin 1900 (19×100).
Shuma e përgjithshme e numrit të sureve në të cilat, krahas me shkronjat fillestare, në ajetet e para tërhiqet vëmendja në Kuran:
19
(19×10)

Ndarja e dytë e sureve që fillojnë me shkronja, mund të jetë ndarja e sureve me shkronjat fillestare që përsëriten shumë herë dhe suret me shkronjat fillestare që paraqiten vetëm një herë. Ekzistojnë 4 grupe të shkronjave të cilat si fillim i sureve, përsëriten shumë herë: “Elif-Lam-Mim”, “Ta-Sin-Mim”, Ha-Mim” dhe “Elif-Lam-Ra”. Numri i ajeteve të sureve në fillimin e të cilave gjendet njëra prej këtyre grupeve të shkronjave po ashtu arrin 1900 (19×100).
Numri i përgjithshëm i ajeteve të sureve, në fillimin e të cilave gjendet grupi i shkronjave të cilat si fillim i sureve, përsëriten shumë herë:
1900
(19×100)

Prej sures 2 e deri te surja 68 që fillojnë me shkronja, janë 67 sure. Numri 67 është numri i 19 me radhë prej numrave të thjeshtë (numri që pjesëtohet me një dhe me vetveten). Pasi që 29 prej këtyre 67 sureve fillojnë me shkronja, pra mbesin 38 (19×2) sure që kanë fillim të zakonshëm.
Numri i sureve që fillojnë në mënyrë të zakonshme e të cilat gjenden ndërmjet sures së parë e të fundit që fillojnë me shkronja:
38 (19×2)

Thamë se, për shkak të vështirësive në numërimin e shkronjës “elif”, në këtë libër nuk do të futemi në këtë temë. Mirëpo, përveç numërimit të shkronjës “elif”, është e dukshme lidhja shumëkahëshe e sureve, në të cilat ajo shkronjë është përdorur në mesin e shkronjave fillestare, me fenomenin e numrin 19. Kështu për shembull, shuma e numrit të sureve në të cilat “elifi” gjendet në mesin e shkronjave fillestare, përmban numrin 19:
2+3+7+10+11+12+13+14+15+29+30+31+32=209 (19×11)
Shuma e përgjithshme e numrit të sureve në të cilat, në mesin e shkronjave fillestare gjendet “elif”:
209 (19×11)

Nëse i analizojmë numrat e ajeteve nëpër suret që fillojnë me shkronja, do të vërejmë se surja 28 dhe 38 kanë nga 88 ajete, ndërsa surja 14 dhe 68 kanë nga 52 ajeteve. Në këtë mënyrë paraqiten 27 numra të ndryshëm në numrat e ajeteve të sureve të cilat fillojnë me shkronja. Sa i përket mospërsëritjes së numrit të ajeteve, ai arrin 2603 ajete (19×137).
Shuma e numrit të papërsëritshëm të ajeteve në suret që fillojnë me shkronja: 2603 (19×137)

Në suret që fillojnë me shkronja, vërehen një mori të specifikave të cilat ato sure i çon në lidhje me fenomenin e numrit 19.
Pasi që ta sjellim shembullin e fundit i cili kërkon vëmendje dhe koncentrim të madh, do të kalojmë në shembuj më të thjeshtë të cilat pa ndonjë vështirësi do të mund t’i kuptojnë madje edhe ata njerëz që nuk kanë ndonjë njohuri paraprake matematikore.
Të gjithë këta shembuj tregojnë në faktin se numrat e ajeteve dhe renditja e sureve në Kuran janë të rregulluar sipas një plani të posaçëm e kurrsesi kuturu. Shkronjat fillestare për të cilat po flasim, renditen në 14 grupe të ndryshme, ndërsa numri i përgjithshëm i shkronjave prej atyre grupeve arrin 38 (19×2). Përveç kësaj, si specifikë sekondare e llojit të vet mund të përmendet detaji se me mbledhjen e rezultatit të shumimit të numrave rendor me numrin e shkronjave në grup, fitojmë rezultatin i cili po ashtu përmban numrin 19:247 (19×13)
Numri rendor: Shkronjat fillestare: Numri i shkronjave në grup: Shumimi i numrit rendor me numrin e shkronjave në grup:
1. Elif-Lam-Mim 3 1×3=3
2. Elif-Lam-Mim-Sad 4 2×4=8
3. Elif-Lam-Ra 3 3×3=9
4. Elif-Lam-Mim-Ra 4 4×4=16
5. Kef-He-Je-Ajn-Sad 5 5×5=25
6. Ta-Ha 2 6×2=12
7. Ta-Sin-Mim 3 7×3=21
8. Ta-Sin 2 8×2=16
9. Ja-Sin 2 9×2=18
10. Sad 1 10×1=10
11. Ha-Mim 2 11×2=22
12. Ha-Mim-Ajn-Sin-Kaf 5 12×5=60
13. Kaf 1 13×1=13
14. Nun 1 14×1=14
GJITHSEJTË: 38 (19×2) 247 (19×13)

Leave a Comment