Thursday 21 August 2014

SURET E KURANIT DHE BESMELJA

index

Ky post gjithashtu është në dispozicion në: English, German, Turkish

Kurani përbëhet saktë prej 114 sureve (19×6). Numri 114 është njëri prej numrave themelorë në Kuran; numri i kapitujve që e përbëjnë Kuranin është 6 herë nga 19.
Një fakt tjetër interesant është se surja e 114 e Kuranit, En-Nas ka 6 ajete. Numrin 114 kur e pjesëtojmë me numrin 19, fitojmë numrin e ajeteve të sures En-Nas që është surja e fundit e Kuranit.
Numri i sureve në Kuran 114 (19×6)

Ndoshta ajeti më karakteristik dhe me siguri më së shpeshti i përmendur në Kuran i cili është “bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim”, myslimanët e njohin si ‘besmelja’. Po ashtu mund të themi se bismil-lah që do të thotë “Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit” është grupi i fjalëve të përsëritura më së shumti dhe më së shpeshti në botë. Bismilah gjithashtu në tërë Kuranin përsëritet saktë 114 herë (19×6).
Numri i besmeleve në Kuran 114 (19×6)

Disa mund të thonë se ky fakt nuk është kurrfarë argumenti në kontekstin e fenomenit të numrit 19, sepse janë 114 sure në Kuran dhe pasi që secila sure e ka besmelen në fillim, është logjike që të jenë edhe 114 besmele.
Mirëpo, kjo nuk është kështu, sepse surja e 9 e Kuranit Et-Teube, dallon prej sureve tjera, sepse nuk fillon me besmele. Për këtë, besmelja në fillim të sureve përmendet 113 herë, ndërsa ky është numër që nuk pjesëtohet me numrin 19. Shikojeni se si është zgjidhur ky “problem” në Kuran. Allahu xh.sh. na impresionon fillimisht me vendosjen e problemit e pastaj me zgjidhjen e tij në mënyrë gjeniale.
Surja En-Neml (milingona) është surja e 27 në Kuran. Në këtë sure, besmelja përsëritet në dy vende, në fillim të sures dhe në ajetin e 30 të saj. Kështu, numri i përgjithshëm i besmeleve në Kuran arrin 114 (19×6).
Ajeti në të cilin është përmendur besmelja është ajeti i 30 me radhë në këtë sure, ndërsa siç e vërejtëm më herët, numri tridhjetë, është numri i 19 me radhë prej numrave të përbërë. Gjegjësisht, numri 30 është numri i 19 me radhë që mund të ndahet në faktorë. Për shembull, numrat e përbërë janë: 4 (2×2), 12 (4×3), 15 (5×3), 27 (3×9). T’i numërojmë edhe njëherë se cili numër me radhë prej numrave të përbërë është numri 30: 4, 6, 8, 9, 10, 12, 14, 15, 16, 18, 20, 21, 22, 24, 25, 26, 27, 28, 30. Sa i përket numrit 113, i cili para nesh paraqitet kur i numërojmë besmelet në fillim të sureve, ai është numri i 30 me radhë prej numrave të thjeshtë. Ky numër 113 na çon në ajetin 30, në të cilin është besmelja e 114. Ndërsa siç thamë, numri 30 është numri i 19 me radhë prej numrave të përbërë.
Fenomenin matematikor të cilin na e tregon Allahu xh.sh. del sistem i përsosur. Në fillim të secilës sure nga një besmele. Edhe besmelet, edhe suret janë nga 114. Edhe pse një sure si duket e prish këtë simetri siç e thamë më parë, edhe numri i sureve, edhe numri i besmeleve përmbajnë numrin 19, që gjithsesi se është çudi.
Ja ajeti 30 i sures Neml në të cilin e gjejmë besmelen e 114:
“Ajo është nga Sulejmani dhe është: “Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!” (En-Neml, 30)
Besmelja që nuk gjendet në fillim të sures së 9, Et-Teube, gjendet në suren e 27 e cila përndryshe është sureja e 19 pas sures Et-Teube.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
9 10 11 12 13 14 15 16 17 18

11 12 13 14 15 16 17 18 19
19 20 21 22 23 24 25 27 27

Përveç kësaj, nëse e mbledhim numrin 27 si numri i sures në të cilën gjendet besmelja që mungon (në kreun e sures Teube) dhe numrin 30 si numri i ajeteve në të cilin gjendet ajo (besmelja), do të fitojmë numrin 57 (27+30) i cili pjesëtohet me numrin 19 (19×3).
Numri i sures në të cilën gjendet besmelja (që mungon në kreun e sures Teube: Numri i ajetit në të cilin përmendet besmelja: GJITHSEJTË:
27 30 57 (19X3)
Nëse i mblidhni numrat rendorë të sureve prej 9 e deri në 27 (9+10+11+12…23+24+25+26+27) do të fitoni numrin 342 (19×18). Mirëpo, do të ishte gabim që ky rezultat të konsiderohet si fenomen i veçantë, për shkak se me mbledhjen e cilët do 19 numrave pandërprerë, do të fitojmë numrin që është i pjesëtueshëm me numrin 19, njëjtë sikur që është shuma e 17 numrave pandërprerë i pjesëtueshëm me numrin 17. Mirëpo, numri 342 ka karakteristikë të veçantë. Prej fillimit të sures së 27 e deri te besmelja që përmendet në ajetin 30, janë 342 fjalë (19×18). Ja pra, ky është fenomen i veçantë, pasi që është mrekullia e qartë është shprehur në faktin se numri i fjalëve prej fillimit të sures En-Neml e deri te mungesa e besmeles është i pjesëtueshëm me numrin 19 dhe për shkak se ai numër (342) është i njëjtë me shumën e numrit të sureve prej sures Et-Teube, në fillimin e të cilës nuk ka besmele, deri te surja En-Neml, në të cilën gjendet ajo besmele që mungon (pra që nuk gjendet në fillim të sures Teube).
Shuma e përgjithshme e numrit të sureve prej sures e cila nuk fillon me besmele e deri te surja në të cilën gjendet besmelja që mungon
(9+10+11…+25+26+27)
342
Numri i fjalëve prej fillimit të sures 27 En-Neml, në të cilën gjendet besmelja që mungon, deri te besmelja që mungon 342
(19×18)

Dergo koment