Saturday 20 April 2019

RAHMAN, RAHIM, MBLEDHJA E HERËSIT DHE NUMRI 19

This post is also available in: English, German, Turkish

Fjalët “Rahman” dhe “Rahim” që gjenden në besmele dhe e shprehin mëshirën plotmëshirën, në Kuran përmenden në numra që janë të pjesëtueshëm me numrin 19. Emri i Allahut “Rahman” përmendet në 57 vende (19×3), ndërsa “Rahim” në 114 vende (19×6) në Kuran. Sikurse këta emra të Allahut, edhe emrat që shënojnë mëshirën e Allahut ndaj robërve të Tij dhe që janë derivate prej rrënjës së njëjtë, përsëriten 114 herë (19×6). Kështu me përsëritjen me numër të njëjtë me emrin “Rahim” që është nxjerrë prej rrënjës së njëjtë dhe me përsëritjen e shpeshtë dyfish të fjalës “Rahim”, paraqitet një harmoni e veçantë (këtë çështje e kemi përpunuar në kapitullin e 27 të pjesës së mëparshme të librit).
Fjalët që shënojnë mëshirën e Allahut ndaj robërve të Tij dhe që janë nxjerrë prej fjalës “rahmet”:
114 (19×6)

Përve kësaj, të gjitha katër fjalët që e përbëjnë besmelen, pjesëtohen me numrin 19. Është interesant edhe fakti se edhe shuma e herësit e numrit të përsëritjeve të atyre fjalëve (152) është përsëri numër i pjesëtueshëm me numrin 19: ism (1) + Allah (142) + Rahman (3) + Rahim (6) = Gjithsejtë 152 (19×8). Me këto fjalë që shpesh paraqiten në Kuran, Allahu xh.sh. e tregon fenomenin e Kuranit dhe pandryshueshmërinë e tij. Ndërsa fakti se shuma e herësit e numrit të përsëritjes së këtyre fjalëve, që pjesëtohen me numrin 19, po ashtu pjesëtohet me numrin 19, edhe njëherë e vërteton saktësinë e punës tonë. Konsiderojmë se edhe numri 8 prej këtyre koeficienteve ka rëndësinë e tij të veçantë. Për shkak se numri 152 që fitohet kur numri 19 shumohet me numrin 8, i bashkon të gjithë herësit e fjalës nga besmelja, ai praktikisht e rrethon tërë besmelen. Më parë pamë se një prej veçorive të rëndësishme të numrit 19 ishte ajo se ai është numër i thjeshtë. Nëse ju intereson se cili është në mesin e numrave të thjeshtë, numri i 19 me radhë, atëherë t’i shkruajmë numrat e thjeshtë deri në 19.

Radha e numrave të thjeshtë: 1 2 3 4 5 6 7 8
Numrat e thjeshtë: 2 3 5 7 11 13 17 19

Numrat e thjeshtë janë ata numra që pjesëtohen me vetveten dhe me numrin 1. Nëse matematika nuk është ana e fortë për ju, mund të kërkoni ndihmë prej dikujt që i di më mirë këto çështje.

Leave a Comment