Sunday 14 July 2019

NUMRI I AJETEVE NË TË CILAT PËRMENDEN FJALËT NGA BESMELJA

This post is also available in: English, German, Turkish

E vërtetuam se fjalët që e përbëjnë besmelen “Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim” janë të lidhura me numrin 19. Këto fjalë përmenden në shumë ajete të Kuranit. Në disa ajete, fjala Allah përmendet disa herë, ndërsa në disa ajete të veçanta bashkërisht përmendet edhe fjala Allah dhe fjala Rahim.
Myslimanen suedeze Katerin Kullman i interesonte saktë se në sa ajete përmenden këto katër fjalë dhe ajo ishte personi i parë që ishte vërtetuar në këtë veçori interesante. Numrin 1919 që krijohet kur numrin 19 e shkruajmë dy herë njërin pas tjetrit, është numri i ajeteve në të cilat përmenden 4 fjalët që e përbëjnë besmelen.
Numri i ajeve në të cilat përmenden fjalët që e përbëjnë besmelen: 1919 (19×101)

Se numri i përsëritjes së fjalëve prej besmeles është i pjesëtueshëm me numrin 19, këtë e kemi vërtetuar me numërimin e fjalëve në ajetet numerike. Kështu u bë e qartë se besmelja është ajeti i parë i sures së parë të Kuranit, Fatiha.
Ndoshta shumë njerëz deri më sot nuk kanë mundur ta dinë urtësinë e faktit se si ajet i parë, besmelja është numerike vetëm në suren e parë. Ndërsa disa kanë mundur të mendojnë se besmelja në fillim të Fatihasë është numerike gabimisht ose se besmelet në fillim të sureve tjera janë vënë sipas shembullit të Fatihasë.
Veçoria e fenomenit të numrit 19 që t’i zgjidh problemet e të panjohurave në Kuran paraqitet edhe në këtë rast dhe i largon disa dyshime të caktuara. A nuk thotë Allahu xh.sh. në ajetin 31 të sures El-Mudethir se si “19” do t’i largojë dyshimet?
Derisa mbledhja e fjalëve nga besmelja i përfshin të gjitha ajetet numerike nga Kurani, mbledhja e shkronjave nëpër suret që fillojnë me shkronjat e fshehta (me shkurtesa kuranore) fillon me renditjen edhe të besmeleve nga fillimi i atyre sureve. Sipas kësaj metode, nëse nëpër suret që fillojnë me shkurtesa të Kuranit i numërojmë fjalët bism-Allah-Rahman-Rahim, shuma e tyre do të pjesëtohet me numrin 19.
Mbledhja e fjalëve që e përbëjnë besmelen në suret që fillojnë me shkronja (ajetet numerike + besmelet jonumerike)
Bism Allah Rahman Rahim GJITHSEJTË
31 1121 66 74 1292 (19X68)

Aq sa është i rëndësishëm numri 19 në rezultatin e fituar 1292 (68×19), po aq është i rëndësishëm edhe numri 68, sepse ky hulumtim është kryer në 29 sure që fillojnë me shkronja. Sureja e fundit e këtillë është surja 68 El-Kalem. Shuma e fjalëve nga besmelja në suret që fillojnë me shkronja, gjegjësisht prej sures 2 e deri te surja 68 arrin 1292 (68×19).

Leave a Comment