Wednesday 20 September 2017

NUMRAT ÇIFT DHE NUMRAT TEK

This post is also available in: English, German, Turkish

“Betohem për çiftin dhe tekun.” (El-Fexhr, 3)
Siç po e shihni, ajeti 3 i sures 89 (El-Fexhr) tërheq vëmendjen në “çiftin dhe tekun”. Më herët thamë se lidhëza arabe “ve” (dhe) përdoret me qëllim që të theksohen fjalët që vijnë pas saj. I inspiruar me ajetin e cituar, Korosh Cemnishon ka ardhur deri te disa vrojtime shumë interesante në lidhje me suret dhe ajetet e Kuranit. Këto vrojtime edhe njëherë argumentojnë se në çfarëdo aspekti, Kurani është i rregulluar në mënyrë të përsosur.
Kur të shprehen numerikisht numrat e sureve dhe ajetet në Kuran, atëherë “Fatihanë” e shprehim me 1:7 (gjegjësisht surja e 1 dhe 7 ajete), suren “Bekare” e shprehim me 2:286 (gjegjësisht surja 2 me 286 ajete). Në tabelën të cilën tani do ta analizojmë, për “Fatihanë” do të mbledhim 1 dhe 7 dhe do ta fitojmë numrin 8 të cilin do ta shkruajmë në shtyllën bashkë me numrat çift. Për “Ali Imran” e cila është surja e 3 me radhë në Kuran, do ta mbledhim numrin rendor të sures – 3 me numrin e ajeteve – 200 dhe kështu do ta fitojmë numrin 203 të cilin pra do ta shkruajmë në shtyllën me numrat tek. Kështu do të veprojmë me të gjitha suret e Kuranit dhe me të gjitha ajetet.
Përcilleni tabelën:
Numri i sures Numri i ajeteve Gjithsejtë Çift Tek
1 7 8 8 –
2 286 288 288 –
3 200 203 – 203
4 176 180 180 –
5 120 125 – 125
6 165 171 – 171

57 29 86 86 –

109 6 115 – 115
110 3 113 – 113
111 5 116 116 –
112 4 116 116 –
113 5 118 118 –
114 6 120 120 –
Gjithsejtë: 6555 6234 – 6234 6555

Numri 6555 që është shuma e numrave e të gjitha sureve të Kuranit dhe numri 6555 të cilin e fituam me mbledhjen e shtyllës së “numrave tek”, janë numrat që i kemi fituar pavarësisht njërin prej tjetrit. Nuk ka kurrfarë arsye që këta dy numra të jenë më vlerë të njëjtë. Po ashtu, nuk ekziston kurrfarë arsye që numri 6234 i cili është shuma e ajeteve, të jetë i njëjtë me numrin 6234 të cilin e kemi fituar me mbledhjen e shtyllës së “numrave çift”. Këto të dhëna janë një prej shumë argumenteve se suret e Kuranit dhe numrat e ajeteve i ka rregulluar Allahu xh.sh.
Këto nuk janë vetëm veçori interesante në rregullimin e numrave “çift” dhe “tek” të sureve dhe ajeteve të Kuranit. E dimë se Kurani i ka 114 sure (6×19). Nëse numrin 19 e zbërthejmë dhe e shkruajmë si 10+9, atëherë numri 114 do të jetë i barabartë 6x (10+9). Numri 60 të cilin e kemi fituar në këtë zbërthim, është numri i sureve të Kuranit që kanë numër çift të ajeteve, ndërsa numri 54 shënon suret që kanë numër tek të ajeteve. Prej këtyre 60 sureve që kanë numër çift të ajeteve, 30 prej tyre janë me numër rendor tek, ndërsa 30 me numër rendor çift. Sa i përket 54 sureve me numër tek të ajeteve, 27 prej këtyre sureve kanë numër rendor tek, ndërsa 27 kanë numër rendor çift. Edhe kjo mund të shkruhet si 3x (10+9). Kështu do të fitojmë 30 dhe 27.
114=6×19=6x (10+9)= (6×10)+(6+9)=60+54
57=3×19=3x(10+9)=(3×10)+(3×9)=30+27

Pra, disponojmë me katër grupe. Tani për secilin grup do ta përmendim nga një shembull:
1. Numri rendor tek i sures – numri tek i ajeteve. Shembull: surja “Fatiha” (surja 1 – 7 ajete)
2. Numri rendor tek i sures – numri çift i ajeteve. Shembull: surja “Ali Imran” (surja 3 – 200 ajete)
3. Numri rendor çift i sures – numri tek i ajeteve. Shembull: surja “El-En’am” (surja 6 – 165 ajete)
4. Numri rendor çift i sures – numri çift i ajeteve. Shembull: surja “En-Nisa” (surja 4 – 176 ajete)
E shprehur në mënyrë tabelare, këto 4 grupe duken kështu:
114 sure
60
(sure që kanë numër çift të ajeteve) 54
(sure që kanë numër tek të ajeteve)
30
Sure që kanë numër rendor çift 30
Sure që kanë numër rendor tek 27
Sure që kanë numër rendor çift 27
Sure që kanë numër rendor tek

Ky sistem do të prishet nëse ndryshon vetëm një ajet vetëm në një sure. Për shembull, sikur surja “Fatiha” të kishte 8 ajete, do të prishej edhe rendi nga tabela e parë, por edhe rendi që vërehet në baraspeshën e sureve nga kjo tabelë. Në mënyrë të njëjtë, i tërë rregulli matematikor do të prishet nëse suren e tretë “Ali Imran” e kishim vendosur që të jetë e dyta me radhë. Rezultatet nga tabela nuk do të ndryshonin vetëm sikur ndonjë sures i shtojmë ose i heqim numër çift të ajeteve; për shembull 2, 4, 6 e të ngjashme. Mirëpo, vlerat në tërë tabelën prapë do të çrregulloheshin nëse do të bënim ndryshime në njërën sure me numrin çift dhe në njërën sure me numrin tek të ajetit. Sa i përket renditjes së sureve, të gjitha vlerat do të çrregulloheshin sikur të kishim zëvendësuar vendin e njërës sure me numër rendor çift, me një sure me numër rendor tek. Të pohohet se një renditje e këtillë është shkaktuar rastësisht mund të kuptohet vetëm si rezultat i inatit ose vlerësimit të gabuar të llogaritjes matematikore të gjasës.
Allahu i Lartësuar në Kuran tërheq vëmendjen për numeriken e librit të Tij, ndërsa përveç kësaj, vëmendjen e orienton edhe në “çift” dhe “tek”.
Suret që i vlerësojmë sipas numrit të tyre rendor dhe numrit të ajeteve që i përmbajnë, mund t’i analizojmë në dy grupe:
1- Suret homogjene dhe
2- Suret heterogjene.

Me suret homogjene i nënkuptojmë ato sure që janë tek edhe në aspektin e numrit rendor, por edhe në aspektin e numrit të ajeteve ose që janë çift edhe në aspektin e numrit rendor, por edhe në aspektin e numrit të ajeteve. Me suret heterogjene nënkuptojmë suret që kanë numër rendor çift, por kanë numër tek të ajeteve ose anasjelltas: numër rendor tek, ndërsa numrin çift të ajeteve. Kur t’i analizojmë suret nga ky aspekt, do të shohim se në Kuran janë 57 sure homogjene dhe 57 heterogjene.
Detajet mund t’i shihni në tabelën në vijim:
114 sure
Suret homogjene Suret heterogjene
57 sure 57 sure
30 sure
Numri rendor çift i sureve
Numri çift i ajeteve 27 sure
Numri rendor tek i sureve
Numri tek i ajeteve 30 sure
Numri rendor çift i sureve
Numri tek i ajeteve 27 sure
Numri rendor tek i sureve
Numri çift i ajeteve

Sado që të jetë me rëndësi shuma e numrave rendorë dhe numrat e ajeteve në aspektin se a është ai numër çift apo tek, po aq është me rëndësi edhe numri i sureve çift dhe tek dhe numri i ajeteve nëpër sure, siç vërehet kjo në këtë tabelë simetrike. Përveç kësaj, duhet të shtojmë se këto nuk janë të gjitha zbulimet dhe detajet të cilat në këtë kontekst, përshkohen ndërmjet vete në sistemin shumë kompleks.
Më herët vërejtëm se shuma e të gjitha numrave rendorë të sureve të Kuranit ishte 6555. Në të njëjtën kohë, ky numër është i barabartë me shumën e numrave në shtyllën “tek”, që është krijuar me mbledhjen e numrit rendor të sureve dhe numrit të ajeteve në sure. Mbledhja e shumë numrave në matematikë paraqitet me formulën nx(n+1)/2. Pra, deri te mbledhja e numrave të sureve të Kuranit mund të vijmë në këtë mënyrë:
114x(114+1)/2=6555
Duke u nisur nga kjo pozitë dhe duke pasur parasysh se në Kuran gjenden 60 sure me numër çift të ajeteve dhe 54 sure me numër tek të ajeteve, hulumtuesi jordanez Jalghoom këtë formulë e ka ndarë në dy pjesë dhe ka bërë këtë llogaritje:
60x(114+1)/2=3450
54x(114+1)/2=3105
GJITHSEJTË=6555
Sërish para nesh paraqitet një rezultat interesant. Shuma e numrave rendorë të sureve që kanë numër “çift” të ajeteve arrin 3450, ndërsa Shuma e numrave rendorë të sureve që kanë numër “tek” të ajeteve arrin 3105.
Le ta analizojmë këtë nga aspekti i rezultatit të shembullit të lartpërmendur: si ilustrim do ta marrim suren 3 dhe 17. Surja e tretë me radhë ka 200 ajete, pra kjo do të thotë se surja 3 ka numër çift të ajeteve. Surja e 17 me radhë i ka 111 ajete, gjegjësisht numër tek të ajeteve. Të paramendojmë vetëm të ndërrohen vendet e numrave rendorë të atyre sureve. Me këtë rast, shuma e numrave rendor e sureve që kanë numër çift të ajeteve do të arrinte 3464, ndërsa shuma e numrave rendor e sureve që kanë numër tek të ajeteve do të arrinte 3091. Në këtë mënyrë, tërësisht do të çrregullohej rezultati të cilin e kemi fituar në njësinë e mëparshme. Pra, kjo tabelë do të çrregullohet nëse ia ndërroni vendin qoftë vetëm dy sureve të Kuranit. Ky është fakt i cili po ashtu flet se renditja e sureve të Kuranit është caktuar nga ana e Allahut xh.sh. dhe se renditja e këtillë nuk duron as korrigjimet më të vogla.
Nëse Kuranin e ndajmë në dy pjesë, pjesa e parë do të ishte deri në fund të sures 57 “El-Hadid (Hekuri). Nëse i mbledhim numrat rendor të sureve prej 1 deri në 57, do të fitojmë numrin 1653. Nëse numrin 57 që është numri rendor i sures El-Hadid e shumëzojmë me numrin e ajeteve të asaj sure (29), do të fitojmë numrin e njëjtë: 57×29=1653 (19×87). Në këtë mënyrë, surja “El-Hadid” jep disa parashenja se do të realizojmë vlera interesante matematikore nëse e kryejmë analizën e Kuranit duke e ndarë në dy pjesë.
Shuma e numrave rendor të sureve të pjesës së parë të Kuranit:
(1+2+3+……..+55+56+57) 1653 (19×87)
Rezultati i shumëzimit të numrit rendor të sures së fundit të gjysmës së parë të Kuranit (57) me numrin e ajeteve të cilat ajo sure i përmban: 1653 (19×87)

Në gjysmën e parë të Kuranit gjenden 29 sure me numër rendor tek, kurse 28 sure me numër rendor çift. Në gjysmën e dytë të Kuranit gjenden 28 sure me numër rendor tek, ndërsa 29 sure me numër rendor çift. Ky është rezultat i zakonshëm, që është i dukshëm në të gjitha renditjet e numrave. Mirëpo, është interesante se në gjysmën e parë të Kuranit gjenden 29 sure “heterogjene” dhe 28 sure “homogjene”, derisa në gjysmën e dytë janë 28 sure “heterogjene” dhe 29 sure “homogjene”.
Ky nuk është rezultat i logjikës matematikore. Bëhet fjalë për njërin prej fenomeneve absolutisht të pashtershme të fenomenit të Kuranit.
(Kujtojeni tabelën të cilën e analizuam më parë në aspektin e homogjenitetit dhe heterogjenitetit)
114 sure
Gjysma e parë e Kuranit: 57 sure Gjysma e dytë e Kuranit: 57 sure
29
Sure me numër rendor tek 28
Sure me numër rendor çift 29
Sure me numër rendor çift 28
Sure me numër rendor tek
29
Sure me numër homogjen 28
Sure me numër heterogjen 29
Sure me numër heterogjen 28
Sure me numër homogjen

Madje, vetëm analiza e numrave rendorë çift dhe tek të sureve dhe numrave të ajeteve është argument i mjaftueshëm që renditjen e sureve në Kuran dhe numrat e ajeteve nëpër ato sure, Allahu i Lartësuar i ka rregulluar dhe se kjo renditje është e mbrojtur me sistemin matematikor. Ne disponojmë vetëm një Libër të cilin e testuam në aspektin e fenomenit matematikor. Mirëpo, ky Libër i vetëm jep fenomene absolutisht të pashtershme, sepse ky Libër është vepër që e tejkalon fuqinë e njeriut dhe të cilën e ka shpallur Krijuesi.

Leave a Comment