Saturday 07 December 2019

KAUZALITETI I PËRSHTATSHËM

This post is also available in: English, Arabic, Bosnian, Turkish

“A nuk e ke parë ti se si Zoti yt e ka zgjatur hijen?! Sikur të kishte dashur, do ta bënte të pandryshueshme? Pastaj Ne e kemi bërë Diellin udhëzues të saj.” (El-Furkan, 45)
Në ajetin e cituar, ekzistojnë argumente të rëndësishme lidhur me shkakun (kauzalitetin). Ata që merren me filozofi, ata e dinë se diskutimi rreth shkakut kërkon dituri të caktuar paraprake nga lëmi i filozofisë. Në kohën dhe në hapësirën e shpalljes së Kuranit, nuk ka ekzistuar asnjë debat i vetëm as për filozofinë e as për kauzalitetin. Është shumë i rëndësishëm fakti se Kurani e përmend çështjen e kauzalitetit si çështje shumë me rëndësi në hapësirat nëpër të cilat ishte prezente mosudhëzimi i beduinëve. Shumica e ideve në filozofi bazoheshin dhe buronin prej ideve filozofike të trashëguara nga e kaluara. Idetë kuranore rreth çështjeve të kauzalitetit të cilat nuk mbështeten në asnjë trashëgimi filozofike, janë argument i autenticitetit dhe i veçanësisë së tij.
Allahu i Lartësuar thotë se hijen të cilën e ka krijuar, nuk është pasojë e domosdoshme e ekzistimit të Diellit, porse ajo ekziston për shkak se Ai dëshiron ashtu. Pra, në ajet është bërë publike lidhja shkak-pasojë ndërmjet hijes dhe Diellit, mirëpo është thënë se ajo lidhje është krijuar me qëllim të caktuar. Idetë që i ofron Kurani dallojnë prej ideve të skeptikëve sikurse Hume i cili dyshon në ligjet e kauzalitetit si dhe prej qëllimeve të atyre të cilët përpiqen që ta shpjegojnë gjithësinë me anë të principeve të determinizmit të principeve të kauzalitetit të krijuara krejt rastësisht.
Çështja e shkakut është një prej çështjeve themelore në shkencë. Kjo është lidhja në mes dy ngjarjeve, gjendjeve ose veprimeve, me ç’rast njëra çon për te tjetra ose të njëjtën e prodhon (krijon-shkakton). Pra, principi i shkakut lidh gjithçka që ekziston në gjithësi. Me vendosjen e raporteve mes shkaqeve dhe pasojave, ai pengon që bota jonë të shndërrohet në kaos. Sikur mos të ishte ky raport, kuptimin e botës që na rrethon do të mund vetëm ta ëndërrojmë.
Duhet ta dimë se pa shkakun, nuk do të ekzistonin as shkencat sikurse fizika dhe kimia. Duke falënderuar atë se pa rezervë mund të mbështetemi në lidhjen e shkakut dhe pasojës, jemi në gjendje që të prodhojmë avionë, satelitë etj.
Dejvid Hjum ka dyshuar në kauzalitetin, mirëpo sikurse të gjithë njerëzit, ai nuk ka mundur t’i ikë, sepse askush nuk mund të jetojë duke i ikur atij. Për shembull, sikur Hjum mos ta kishte vendosur që të shkruajë, ai kurrë nuk do ta shkruante veprën “Debati rreth natyrës së njeriut”, sepse të shkruarit është shkaktar i krijimit të librit.
Qasja kritike ndaj kauzalitetit nga ana e Gazalit nuk kishte për qëllim mohimin e tij. Ajo ishte rezistencë ndaj përpjekjeve që kauzaliteti të vendoset në vendin e vullnetit të Zotit. Shembulli i tij i djegies së pambukut kishte për qëllim që të dëshmojë se kauzaliteti është sistem i krijuar të cilin e quajmë kauzalitet të përshtatshëm (kauzalitet teologjik).
Këto ide mund të duken absurde për ata që nuk janë të udhëzuar në rëndësinë e debatit rreth shkakut në filozofi. Ne këtu përpiqemi që t’i sqarojmë për shkak të vendit të rëndësishëm që e zënë në historinë e filozofisë qëndrimet ekstreme që e kontestojnë kauzalitetin. Shkencat natyrore i kanë tejkaluar qëndrimet e këtilla, mirëpo ato te disa filozofë kanë mbetur prezente.
Kurani e pranon kauzalitetin. Ajo në të cilën tërhiqet vëmendja në shumë ajete të Kuranit si në “sunnetullah”, janë ligjet që sundojnë në gjithësi. Siç do ta shohim këtë në kapitujt në vijim, Kurani tregon në rendin matematikor që ekziston në gjithësi; pra, raportet e shkaqeve dhe pasojave ekzistojnë brenda një lloji të rendit matematikor. Qëndrimet e shkencëtarëve të cilët lidhjet e shkak-pasojës i shprehin me anë të formulave, janë në përputhje me qëndrimet kuranore.
Mirëpo, edhe pse Kurani e pranon kauzalitetin, ai e shpjegon poentën e tij në mënyrën e argumentit teologjik. Edhe pse në raportet kauzale, shkaku i paraprin pasojës, pasojat janë të krijuara më përpara. Zinxhiri i shkaqeve dhe pasojave ashtu siç i paraqet Kurani, vepron në përputhje me diturinë e Zotit dhe ai vetvetiu nuk mund të jetë kreativ. Pra, Kurani edhe pse e pranon, nuk e idealizon principin e kauzalitetit. Ekzistimi i hijes nuk është pasojë e patjetërsueshme e ekzistimit të dritës së diellit. Kurani propagandon modelin universal i bazuar në “kauzalitetin e krijuar”.

PROBABILITETI I PROTEINEVE DHE KAUZALITETI I PËRSHTATSHËM

Në këtë pjesë të kapitullit, me anë të shembujve konkretë do ta analizojmë qëndrimin ateist i cili ligjet e shkakut i ngrit deri në shkallën e hyjnisë dhe qëndrimin kuranor sipas të cilit, shkaqet i ka krijuar Allahu i Lartësuar. Do ta shqyrtojmë proteinën e hemoglobinës, pigmentit të proteinave të rruazave të kuqe të gjakut të cilat e bartin oksigjenin nëpër trup.
Faktin se kjo materie e transporton oksigjenin e pranojnë edhe besimtarët, edhe ateistët. Pasi që nuk pranojnë se ajo është krijuar në mënyrë të përshtatshme, ateistët janë të detyruar që krijimin e saj ta shpjegojnë me rastësinë. Për dallim prej tyre, besimtarët janë të mendimit se hemoglobina është e krijuar me një qëllim të caktuar dhe se është përjashtuar secila mundësi e rastësisë.
Që ta vërtetojmë se kush ka të drejtë, do ta marrim matematikën si gjykatës më të çmuar, të pranuar edhe në filozofi, edhe në shkencat natyrore.
Kur po flasim për krijimin e rastësishëm ose krijimin e përshtatshëm, atëherë me anë të shembullit të proteinës të hemoglobinës do të përpiqemi që këtë çështje ta zgjidhim me anë të analizës së probabilitetit të krijimit të rastësishëm të asaj proteine.
Siç e dini, proteinat krijohet si rezultat i lidhjes zinxhirore të aminoacideve. Me ndryshimin e vendit të vetëm një aminoacidit në atë zinxhir, proteina më nuk është proteinë dhe më nuk mund ta kryejë funksionin e saj. Në trupin e njeriut ekzistojnë 20 aminoacide. Ndërsa një proteinë e hemoglobinës e përbëjnë 574 aminoacide të renditura sipas një renditje precize. Të supozojmë se aminoacidet në trupin e njeriut janë renditur njëra pas tjetrës rastësisht me qëllim që ta formojnë këtë proteinë: mundësia e formimit të rastësishëm të aminoacidit të rendit të parë të kësaj proteine është 1/20, ndërsa mundësia e formimit të rastësishëm të aminoacidit nga rendi i dytë është 1/20×1/20. Sa i përket mundësisë së formimit të proteinës si tërësi, ajo arrin 1/20574.
Ata që e njohin matematikën, ata menjëherë do ta kuptojnë se ky numër shënon diçka që është e pamundshme. Mirëpo, ne do të përpiqemi të tregojmë se përse ky numër tregon pamundësinë. Supozohet se në gjithësi ekzistojnë 1080 thërrime subatomike.
Pra, ky numër është numri më i madh që ekziston në gjithësi. Po ashtu supozohet se gjithësia është e vjetër rreth 15 miliardë vjet. Kohëzgjatja e gjithësisë arrin 15 miliardë vjet x 365 (ditë) x 24 (orë) x 60 (minuta) x 60 (sekonda) = 473,040,000,000,000,000 sekonda. Nëse e shumëzojmë numrin e thërrimeve ekzistuese në gjithësi (1080) me numrin e sekondave të jetëgjatësisë së gjithësisë (rreth 1018), do të fitojmë numrin rreth 1098. (Mos harroni se 10100 është madje 100 herë numër më i madh se 1098. Kurse 20574 është numri që edhe nuk mund të lexohet dhe ai është shumë, shumë, shumë, shumë… herë më i madh se numri 1098). Ky numër do të thotë: sikur të gjitha thërrimet ekzistuese subatomike në gjithësi (sikurse elektronet, protonet) të ishin aminoacide dhe sikur në secilën sekondë të jetëgjatësisë së gjithësisë të përpiqej të formohej hemoglobina, kjo nuk do të ishte e mundur.
Në fund, para matematikës kanë pësuar disfatë ata që mohojnë se shkaktarët janë krijuar në mënyrë të përshtatshme. Mbi të gjitha, në këtë përllogaritje të mundësisë i kemi anashkaluar faktet sikurse ato se të gjitha aminoacidet në organizmin e gjallë janë spirale, pra se ekzistojnë molekula “të majta” e “të djathta” të aminoacideve, që është cilësi e tyre e cila duhet të merret parasysh me rastin e krijimit të lidhjes peptide brenda proteinave.
Sikur të gjitha këto fakte t’ia shtonim përllogaritjes së mundësisë, pamundësia e krijimit të rastësishëm të proteinave do të ishte shumë më e madhe. Mirëpo, rezultati i arritur tregon pabesueshmëri të mjaftueshme për ata që e njohin matematikën. Trupi jonë në secilën sekondë prodhon miliarda njësi të proteinës së hemoglobinë, krijimi i së cilës absolutisht e përjashton çdo rastësi. Nuk e keni lexuar gabimisht: miliarda njësi të hemoglobinës, edhe atë në secilën sekondë!
Sipas mendimeve materialiste, hemoglobina është shkaktar i krijuar rastësisht dhe duke falënderuar atë, oksigjeni bartet nëpër qeliza. Sipas mendimit të njeriut i cili botën e sheh nën prizmin e Kuranit, hemoglobina është shkaktar i krijuar sipas qëllimit të caktuar dhe duke falënderuar atë shkak, oksigjeni dërgohet nëpër qeliza dhe se për këtë, shkaku është diçka të cilën e ka krijuar Allahu i Lartësuar.
Shembullin që e sollëm këtu lidhur me hemoglobinën, nga funksioni në trupin tonë mund ta zgjerojmë në botën e kafshëve dhe të bimëve, pastaj në dukuritë në Tokë, ndërsa prej tyre edhe në gjithësi. Ligjet e shkakut në të gjitha ato fusha funksionojnë në kuadër të përshtatshmërisë së caktuar.

ÇFARË MUND TË JETË SHKAK I SHKAKUT?

Shkakun e shkakut mund ta gjejmë duke parashtruar pyetjen: Çfarë do të ndodhte sikur mos të ishte shkaku? Sikur mos të ishte shkaku, nuk do të ishte i mundur të menduarit, marrja e ushqimit, por edhe lëvizja. Pa marrë parasysh në këtë se pa shkak a do të ishte i mundur ekzistimi i gjithësisë, është gjithsesi i sigurt se pa të nuk do të ishte i mundur kuptimi i jonë i gjithësisë.
Uria është shkak i futjes së ushqimit në organizëm. Furnizimi me ushqim dhe hapja e frigoriferit po ashtu janë shkak i futjes së ushqimit në organizëm. Ajo pse ushqimi që e vëmë para vetes nën ndikimin e gravitacionit qëndron aty ku e lëmë dhe ajo që kafshata e gëlltitur shkon në bark, po ashtu ka lidhje me shkakun.
Dukuritë në gjithësi po ashtu i kuptojmë dhe i perceptojmë në pajtim me ligjet e shkakut. Në këtë mënyrë, mbi shkaktarët bazohet edhe perceptimi ynë i gjithësisë që ndihmon në kuptimin tonë të bukurisë së artit të Allahut dhe pakufishmërisë së diturisë së Allahut.
Kuptimi i ligjit të shkakut mund të bëhet duke falënderuar aftësisë të cilën na e ka dhënë Allahu i Lartësuar, si dhe nga fakti se këto ligje i ka bërë të kuptueshme. Të menduarit tonë krijohet në kuadër të ligjit të shkakut. Procesi i krijimit të ideve në mendjen tonë bazohet në këtë ligj. Sikur lidhjet shkak-pasojë që ekzistojnë në gjithësi të ishin më të thjeshta, me siguri shumë prej nesh nuk do ta çmonin përsosurinë e krijimit.
Në anën tjetër, sikur ato të ishin më të komplikuara se sa që janë e që nuk arrijmë t’i kuptojmë, nuk do të mund ta kuptonim as gjithësinë. Shkurt, raporti që ekziston mes shkakut dhe pasojës në gjithësi është rezultat i planit të përsosur të Allahut dhe krijimit.
Mashtrimi më i madh ateist është reduktimi i pasojave të tyre në shkakun e kotë, pasi që shkaktarët në zinxhirin e kauzalitetit janë rezultat i rastësisë së kotë. Në shembullin e thjeshtë të proteinave e dëshmuam pikërisht absurditetin e rastësisë si shkaktar. Kur ta kuptojmë se shkaqet nga zinxhiri i shkaktarëve dhe pasojave nuk mund të krijohen rastësisht, atëherë do të na bëhet e qartë se të gjitha pasojat në gjithësi janë vepër dhe akt i krijimit nga ana e Allahut të Lartësuar.
Ateizmi materialist i cili shkakun nuk e konsideron si proces të krijimit, por si vepër e shkaqeve të kota, prej materies dhe ligjeve të shkakut të materies inherente krijon hyjni.
Me eliminimin e supozimit rreth rastësisë, gjithçka në gjithësi bëhet akt krijimi i diturisë gjithëpërfshirëse dhe fuqisë së pakufishme të Krijuesit. Supozimi i krijimit të rastësishëm në kuptimin e kohës, brenda së cilës janë zhvilluar fazat e krijimit, pamundëson kuptimin ateist të Krijuesit i cili gjithmonë ekziston.
Me përgënjeshtrimin e shprehjes rastësi, të gjitha njohuritë do të përparojnë në faktin e ekzistimit të përhershëm, sepse ata të cilët pohojnë se ndonjë send që ekziston ose ndonjë njohuri është krijuar rastësisht, atë proces e lidhin për procesin e caktuar brenda kohës. Kur njëherë të pastrohet me idenë dhe me mundësinë e rastësisë, bëhet e qartë se gjithçka që ekziston krijohet me diturinë e Atij i cili ekziston përgjithmonë. E gjithë kjo çon në kuptimin e gjithësisë si rezultat i veçantë i procesit, prodhimit të procesit (brenda principit të shkakut), vepra të Atij i cili ekziston përgjithmonë.

Leave a Comment