HA-MIM FILLIMET DHE NUMRI 19

This post is also available in: English, German, Turkish

Shtatë suret e Kuranit që vijnë njëra pas tjetrës, fillojnë me shkronjat “ha-mim”. Ato janë suret 40, 41, 42, 43, 44, 45 dhe 46. Ajetet e para të këtyre sureve i përbëjnë 2 shkronja: “ha” dhe “mim”.
Numri i përgjithshëm i përsëritjes së shkronjave “ha” dhe “mim” në këto shtatë sure arrin 2147 (19×113) që e përmban numrin 19.
Është mahnitëse ajo se para nesh paraqitet numri 19, edhe atë në atë mënyrë që sipas sistemit matematikor, i mbyllë 7 sure që fillojnë me shkronjat e lartpërmendura. Mbi të gjitha, kjo mbyllje matematikore nuk është bërë vetëm me pjesëtimin me numrin 19.
Milan Sulc e ka gjetur një formulë mahnitëse sipas së cilës, kur e mbledhim secilën shifër prej numrave të përsëritjes së shkronjave “ha” dhe “mim”, në suret e përmendura e fitojmë numrin 113. Shikojeni tabelën:
Numri i sures Ha Mim Shuma e shifrave GJITHSEJTË
40 64 380 6+4+3+8+0 21
41 48 276 4+8+2+7+6 27
42 53 300 5+3+3+0+0 11
43 44 324 4+4+3+2+4 17
44 16 150 1+6+1+5+0 13
45 31 200 3+1+2+0+0 6
46 36 225 3+6+2+2+5 18
Gjithsejtë: 292 1855 113
Shuma përfundimtare: 2147 (19×113)

Këtu nuk është fundi i çudirave. Nëse e analizojmë suren 42, do të vërejmë edhe specifikën e saj. Ajeti i parë i kësaj sure fillon me shkronjat “ha” dhe “mim”, por edhe ajeti i dytë i saj e përbëjnë shkronjat fillestare, edhe atë “ajn-sin-kaf”. (Kjo është surja e vetme, ajetin e dytë të të cilit e përbëjnë grupi i shkronjave me kuptim të fshehtë).
Fillimet “ha” dhe “mim” njëri pas tjetrit përmenden në suren 40, 41 dhe 42. Mund të supozojmë se si shkronjat “ajn-sin-kaf” nga ajeti 2 i sures 42, kanë rolin e përkufizimit ndërmjet tri sureve (40, 41 dhe 42) që fillojnë me shkronjat “ha” dhe “mim” prej katër sureve tjera (43, 44, 45 dhe 46) që po ashtu fillojnë.
Është interesant se nëse bëjmë një ndarje të këtillë, në grupin e parë të sures, shkronjat “ha” dhe “mim” përmenden 1121 herë (19×59), që prapë përmban numrin 19.
Në grupin e dytë të sures, shkronjat fillestare “ha” dhe “mim” përmenden 1026 herë (19×54), që po ashtu përmban numrin 19. Aq më shumë, shuma e shifrave në tabelën e parë është 59 (ndërsa, kur numrin 59 e shumëzojmë me 19, fitojmë prodhimin që është numri i përgjithshëm i paraqitjes së shkronjave fillestare në grupin e parë), ndërsa shuma e shifrave nga tabela e dytë 54 (kur e shumëzojmë numrin 54 me numrin 19, fitojmë prodhimin që është numri i përgjithshëm i përsëritjeve të shkronjave fillestare në tabelën e dytë).
29. “lëkurat i shkrumbon.
30. Atij i rrinë roje nëntëmbëdhjetë.” (El-Mudethir, 29-30)
Nëse kjo u duket paksa e turbulluar dhe nëse e keni vështirë ta përcillni tekstin, përpiquni që t’ja lehtësoni vetes me përcjelljen e tabelave në vijim:
Numri i sures: Ha Mim Shuma e shifrave GJITHSEJTË
40 64 380 6+4+3+8+0 21
41 48 376 4+8+2+7+6 27
42 53 300 5+3+3+0+0 11
Gjithsejtë: 59
Shuma përfundimtare: 1026 (19×54)

Numri i sures: Ha Mim Shuma e shifrave GJITHSEJTË
43 44 324 4+4+3+2+4 17
44 16 150 1+6+1+5+0 13
45 31 200 3+1+2+0+0 6
46 36 225 3+6+2+2+5 18
Gjithsejtë: 127 899 54
Shuma përfundimtare: 1026 (19×54)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *