Tuesday 17 September 2019

FOLENË BLETA FEMËR E NDËRTON

This post is also available in: English, German, Arabic, Bosnian, Turkish

Zoti yt i dha instinkt bletës: “Ndërto shtëpi nëpër kodra (male), nëpër drunj (pemë) dhe nëpër kulmet që ata (njerëzit) i ndërtojnë. En- Nahl 68.

Kurani, derisa shpjegon mjaltin e bletës përdorën formën e gjinisë femërore të foljes. Në gjuhën Arabe folja zgjerohet në gjininë femërore dhe mashkullore (edhe në shumë gjuhë të botës kjo është kështu). Nga veprimtaria që numëron Kurani duke treguar atë që e prodhon bleta dhe përdorimi i foljes në gjininë femërore tregohet se mjaltin e prodhon bleta femër. Për këtë shkak është më e drejtë të përkthehet ajeti “i dha instinkt bletës (femër)”. Në Kuran kështu shpjegohet ajo që e bënë bleta femër: (Në gjuhën Arabe edhe mashkulli edhe femra bletë shkruhet njësojë, në veçanti kjo folje nuk ka gjini femërore.)
1- Me ndërtua (zgjua bletësh) shtëpi (ajeti 68)
2- Veprimtaria në natyrë për të mbledhur mjaltin thelbësorë (ajeti 69)
3- Me bë mjaltë (ajetin e 69 e shqyrtuam në kapitullin pas këtij)

Aktivitetet e bletës të cilët i numëron Kurani i zbaton bleta punëtore femër. Për këtë shkak në Kuran pas fjalës bletë vjen folja që i është shtuar prapashtesa e gjinisë femërore. Aktivitetin të cilën e numërojë Kurani nuk ka kur far lidhje me bletën mashkull. Bleta femër është më e madhe nga tjerat dhe me sy të mëdhenj kurse detyra e bletës mashkull është vetëm pllenimi i bletës mbretëreshë. Pasi që mashkulli ta kryej detyrën e ti në fund të verës nga ana e femrës hidhet nga zgjua e bletës dhe bleta femër me përkujdesje e adaptuar në një jetë të tillë duke mos kaluar shumë nga uria vdesë.
Në periudhën kur shpallej Kurani njerëzit nuk kishin njohuri detale për pjesën e brendshme të kafazit, se punëtori i gjithë kësaj është bleta femër, ndërtimi i zgjasë, prodhimi i mjaltit, bile nuk kishin njohuri në lidhje me detyrën e bletës femër për mbledhjen e esencës së pemëve për të bërë mjaltë. Për këtë shkak Kurani derisa i numëroje detyrat e bletës femër edhe foljen e ka zgjerua në gjininë femërore dhe kjo është një shprehje e mrekullisë duke përjashtua bletën mashkull nga këto detyra.

A MOS ËSHTË BLETA NJË PROFESOR I MATEMATİKËS

Kur shqyrtojmë mirë atë që prodhon bleta femër që tërhiqet vërejtja në Kuran është e pa mundur mos të mahnitemi në aftësitë e bletës. Për përgatitjen e shtëpisë ku do të jetojë bletë, për ndërtimin e një hoje në brendi të shtëpisë nevojitet një gjeni matematikore.
Bleta me miliona vite hojen e bënë gjashtëkëndëshe (kjo kuptohet nga fosili i bletës i gjetur para dhjet miliona viteve). Përse mos të jetë në formë të drejtkëndëshit, pesëkëndëshit, tetëkëndëshit? Këtë e analizuan matematikanët dhe erdhën në përfundim për përdorimin e fushës njësore të bletës dhe shfaqën se forma ma ideale për ndërtimin e hojes me më pak material është gjashtëkëndëshi. Po të ishin hojet trekëndëshe apo katërkëndëshe, do të përdorej pa ndërprerje. Por materiali i cili përdoret për gjashtëkëndëshin është shumë më pakë se materiali i përdorur për trekëndëshin dhe katërkëndëshin. Kurse në shumë forma tjera gjeometrike do të dilnin në shesh vende të pa përdorura. Si përfundim dhoma gjashtëkëndëshe, derisa tubon më shumë mjaltë, është forma që ka nevojë për më pak dyllë bletësh.
Ajo që më së tepërmi na e tërheqë vëmendjen në punën që bënë bleta femër është çdo njërës nga dhjetë mija bleta femër, struktura e çdo një tulle që lenë ata, dhe përshtatja me gjitha masat gjeometrike. Matematikanët kanë vërtetuar se me sasinë e përcaktuar të dyllit të bletës nuk mundë të bëhet vend më i gjerë që mundë të merë vemja që del nga vezët.
Kështu që bleta punëtore tregon se me sasi të caktuar të materialit, si do të mundë të bëjë në formë më ekonomike një strukturë me madhësi të nevojshme.
Një Francezë me emër Antoine Ferchault i njohur si dijetarë mbi insektet, këtë e shfaqi si problem gjeometrik i njohur si “problemi i bletëve”. Ky problem është: “me katërkëndëshin barabrinjës tre llojesh me hark të njëjtë në bazë të tabanit të përshtatshëm njëri me tjetrin që u jep një prizëm të drejtë gjashtëkëndëshit të drejtë të mbyllur. Për të qenë me vlerë më të vogël kjo hapësirë e përgjithshme e sipërfaqes së prizës sa duhet të jenë këndet mes katërkëndëshit barabrinjëse?”
Për të zgjidhur këtë problem u morën tre matematikan të njohur njëri Gjerman, njëri Zviceran, e njëri Anglezë dhe erdhën në përfundim: 70° 32’ (70 gradë dhe 32 minutë). Me të vërtetë kjo është përfundimisht e njëjtë me hapësirën e puresë së hojes që bënë bleta femër.
Bleta ynë punëtore për ndërtimin e strukturës së hojes fillon nga pikat e ndryshme. Zhvillimi i vazhdueshëm i punës në mes i bashkon poret e hojes. Edhe në këtë gjendje janë pa kurrfarë mangësie vrimat e hojes në pikat e bashkimit. Kjo e bënë të qartë se nuk është e rastit struktura e hojes së bletës punëtore, distanca mesë fillimit dhe pikës përfundimtare, por shfaqë llogarinë në një far mënyre të hollësishme pozicionet e më hershme të shoqeve tjera të bletës. Edhe matematikanët më të mirë mbrojnë qëndrimin duke llogaritur të pa gabueshme 70° 32’ (70 gradë dhe 32 minutë) llogaritjen e bletës. Por nëse ju themi këtyre profesorëve që të marrin në dorë nga një vizore, dhe të vizatojnë një gjashtëkëndësh duke qenë precizë ndaj këndeve, e sidomos këto tre profesorët që bënë këtë llogari të vizatojnë gjashtëkëndëshin duke filluar nga vendet e ndryshme që të tretë, dhe po që se i themi gjashtëkëndëshi të jetë i drejtë dhe pa asnjë mangësie pa dyshim se nuk do të mundë të jenë të suksesshëm në këtë vizatim aq precizë. Vërehet se bleta, është edhe një teoricien i madh, po edhe një praktiken i jashtëzakonshëm. Ajo që është e vështirë në teori e ka llogaritur, kurse ajo që nuk mundë të përcaktohet me dorën dhe syrin tonë në praktikë është saktësua me një masë të ndjeshme. (për mrekullitë matematikore të Kuranit që do të shpjegojmë në pjesën e dytë të librit tonë, në pjesën 15KUM shifra matematikore tek ajetet dhe suret për “bletën” do të shqyrtojmë sinjalet në numrin e kromozomeve të bletës. Allahu është që ia jep veçoritë matematikore bletës në krijimin e sajë, por është edhe një formulim i mrekullisë matematikore në ajetet dhe suret të cilat shpjegojnë për bletën.)
Si mundë ti vërtetojë gjitha këto praktika dhe gjitha këto llogari bleta e cila mundë të jetojë vetëm gjashtë javë? Cilësimi i gjithë kësaj që e prodhon bleta si “instinkt”, dhe tregimi i gjithë kësaj si një ndodhi e rastit që fshehët pas emërtimit si sinjalizim i ajetit të 40. të sures Jusuf. Fjala instinkt, është një termë që nuk shfaqë asgjë shesh në realitet është vetëm një pjesë e emërtimit. Kurani fletë për shpalljen e bletës, për atë që prodhon bleta, dhe se shfaqë përfundimisht programin dhe rregullin e Allahut. Njeriu më i aftë duke thënë “1,2,3” nuk mundë të arrijë të numërojë deri te treshi brenda gjashtë jave…. E as që është e mundur të thuhet se e gjithë ajo që bënë bleta është e njohur nga ana e bletës dhe as që mundë të thuhet se është e rastit. Shumë është i qartë Krijuesi i bletës, ka krijuar bletën me gjitha veçoritë që ngërthen, ka zgjidhur problemin matematikorë dhe ia ka mundësuar bletës praktika të jashtëzakonshme. Edhe prapë ky Krijues, ia mundëson bletës që të bëjë mjaltë më shumë se sa ka nevojë për vete, duke ia treguar njerëzve begatitë e tij.

A nuk e shohin ata se nga ajo që Ne vetë e shpikëm, u krijuam atyre kafshët që ata i kanë. Ja Sin 71.
Dhe ua bëmë ato që t’u binden atyre, e disave prej tyre u hipin, ndërsa prej disave ushqehen. Ja Sin 72.
Ata kanë edhe dobi të tjera në to, e edhe pinë (qumësht) prej tyre. A nuk duhet të falënderojnë? Ja Sin 73.

Leave a Comment