FJALËT NË BESMELE

This post is also available in: English, German, Turkish

Thamë se besmelja është grupi më i shpeshtë i përsëritur i fjalëve në botë që ka vend të veçantënë Kuran. Numri i shkronjave në besmele dhe numri i përsëritjes së saj në Kuran janë të lidhura me fenomenin e numrit 19. Besmelen e përbëjnë katër fjalë. Ato fjalë janë me këtë renditje: 1- Emri, 2 – Allah, 3- Rahman, 4- Rahim. Tani bëhuni gati që të jeni dëshmitar të një muxhize me rëndësi. Çfarë mendoni, sa herë në Kuran përmenden këto katër fjalë? Ja, urdhëroni e lexoni:
Fjala: Numri i përsëritjeve në Kuran
EMRI 19 (19X1)
ALLAH 2698 (19X142)
RAHMAN 57 (19X3)
RAHIM 114 (19X6)
Vlerat e përgjithshme numerike të fjalëve:
1+42+3+6=(19×8)

Vallë, a nuk ka thënë Allahu xh.sh. se do t’i largojë dyshimet dhe do ta forcojë besimin e atyre të cilët besojnë? A nuk e kemi të qartë prej sures El-Mudethir se numri 19 është përgjigje ndaj jobesimtarëve? Shpresojmë se keni filluar të kuptoni rëndësinë e numrit 19 si argument, për të cilën Allahu xh.sh. tërheq vëmendjen tonë në ajetin 35 të sures El-Mudethir, duke e quajtur argument të madh.
Përveç kësaj, në faqet e ardhshme do të bindeni edhe në shumë fenomene. Le të zbavitemi tani edhe me disa detaje lidhur me përdorimin e këtyre katër fjalëve në Kuran.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *