FJALA “KURAN” DHE NUMRI 19

This post is also available in: English, German, Turkish

Duke i analizuar fillimet e sureve me shkronjën “kaf”, pamë se në mesin e formave të fjalës “Kuran” më së shumti përmendet pikërisht forma e thjeshtë “Kuran” – 57 (19×3) herë dhe se kjo është e rëndësishme jo vetëm për shkak se përmban numrin 19, por edhe për shkak të asaj që bëhet fjalë pikërisht për numrin 57, siç është 57 edhe numri i përsëritjeve të shkronjës “kaf” në sure, siç është 57 vlera numerike e fjalës “mexhid” (i lavdëruar), që përmendet në ajetin e parë të sures “Kaf”.
Përveç formës “Kuran”, ekzistojnë edhe dy forma të kësaj fjale: “Kur’anen” i përmendur 8 herë dhe “Kur’anehu” që përmendet në dy vende. (Me rastin e mbledhjes, nuk është marrë parasysh fjala “Kuran” e përmendur në ajetin 15 të sures së 10, Junus, për shkak se, nëpërmjet gojës së jobesimtarëve, flitet për “Kuranin tjetër”.
Po ashtu, nuk është e renditur as fjala Kuran nga ajeti 31 i sures Er-Rad, që ka të bëjë për ndonjë Kuran që i lëviz malet dhe që e copëton Tokën si dhe fjala “Kuran” nga ajeti 44 i sures Fusilet, që ka të bëjë me Kuranin në ndonjë gjuhë tjetër. Këto fjalë nuk janë marrë parasysh, sepse nuk kanë të bëjnë me Kuranin si libër e shpallur e Allahut.)
Më herët e pamë se një prej veçorisë më të rëndësishme të numrit 19 është fakti se ai është numër i thjeshtë dhe se nuk mund të zbërthehet në faktorë. (Numër i thjeshtë është numri që pjesëtohet vetëm me numrin një dhe me vetveten. Numri i thjeshtë nuk është numri që krijohet prej numrave tjerë, por numri që prodhon numra tjerë). Numri 67, shuma e përsëritjes së të gjitha formave të fjalës “Kuran” po ashtu është numër i thjeshtë dhe që është shumë interesant, është numri i thjeshtë i 19 me radhë.
Numri rendor: 1 2 3 4 5 6 7 8 9
Numrat e thjeshtë: 2 3 5 7 11 13 17 19 23

Numri rendor: 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19
Numrat e thjeshtë: 29 31 37 41 43 47 53 59 61 67

Derisa forma e fjalës “Kuran” që më së shpeshti përdoret në Kuran dhe e cila përmendet në ajetin e njëjtë me shkronjën fillestare “kaf” përmendet 57 herë (19×3), përmendja e këtyre fjalëve në të gjitha format e saj në numrin e përgjithshëm (67 herë) i cili është numri i 19 me radhë numër i thjeshtë, tërheq vëmendjen tonë në numrat e thjeshtë dhe e vërteton rëndësinë e numrit 19.
Më herët vërejtëm se vlera matematike e fjalës “mexhid” (I lavdëruar) e cila e plotëson fjalën “Kuran” në ajetin me shkronjën fillestare “kaf”, arrin numri 57 (19×3). Fjala “mexhid” edhe njëherë në ajetin 21 të sures El-Buruxh – e plotëson fjalën Kuran e cila në Kuran përmendet në 57 vende. Është interesante se kjo fjalë e plotësuar “Kuran”, është e fundit prej të gjitha formave të fjalës “Kuran” dhe e fundit, gjegjësisht 57 (19×3) në formën e thjeshtë “Kuran.”
Në këtë mënyrë, fjala “mexhid”, vlera matematikore është 57, takohet me fjalën Kuran, edhe atë gjatë përmendjes së saj të 57.
Përveç kësaj, vlera matematikore e fjalës “mexhid” – 57, e cila dy herë e plotëson fjalën “Kuran” – 57×2=114 (19×6) – prapë na e jep numrin e sureve në Kuran.
Kurani ka shumë emra, siç janë “Dhikr” (Vërejtje) dhe “Nur” (Dritë). Në punimet e deritanishme, doli se janë rreth 57. Shpresojmë se edhe në dritën e të dhënave të mëparshme, numri i tyre do të vërtetohet. Allahu i Lartësuar e di më së miri! Pasi që bëhet fjalë për një punim jo të përfunduar dhe për të dhëna jo të plota, nuk do të hyjmë në këtë çështje. Konsiderojmë se, nëse mbi emrat e Kuranit realizohet hulumtim dhe analizë serioze, ky hulumtim sikurse hulumtimi i emrave të Allahut, do të krijojë një tabelë e cila do të jetë e lidhur me fenomenin e numrit 19.
Ata të cilët në të ardhmen do të merren me hulumtimin e emrave të Kuranit, do të dëshironim që t’ua tërheqim vëmendjen në disa zbulime interesante. Shpresojmë sinqerisht se do të paraqiten hulumtues seriozë të cilët do të zbulojnë mbinatyrshmëritë tjera në kontekst të fenomenit të numrit 19. Tani do ta analizojmë përsëritjen e të gjitha formave të fjalës “Kuran”, edhe atë në numrat e tyre të përsëritjeve që pjesëtohen me numrin 19. Pra, do t’i analizojmë përsëritjen e 19, 38 dhe 57, ndërsa përveç këtyre, edhe përsëritjen e 50 me radhë të formës së fjalës “Kuran.” Përsëritja e pesëdhjetë e formës së fjalës “Kuran” gjendet në ajetin e parë të sures 50 “Kaf” dhe është e rëndësishme për shkak se i bashkon fjalët “Kuran, “mexhid” dhe shkronjën “kaf” të cilën më herët e analizuam. (Siç thamë më parë, përveç formës “Kuran”, ekziston edhe forma “Kur’anen” që shkruhet me “elif” në fund, dhe forma “Kur’anehu” me shkronjën shtesë “he” në fund).
Përmendja e 19 e të gjitha formave të fjalës Kuran (surja 17, ajeti 60)
Përmendja e 38 e të gjitha formave të fjalës Kuran (surja 36, ajeti 2) 36+2=38 (19×2)
Përmendja e 50 e të gjitha formave të fjalës Kuran (surja 50, ajeti 1) Kaf, El-Kur’an, Mexhid
Përmendja e 57 e të gjitha formave të fjalës Kuran (surja 56, ajeti 77) 56+77=133 (19×7)

Pas kësaj tabele, do të analizojmë përmendjen e 19, 38, 50 dhe 57 të formës “Kuran” që më së shpeshti është përmendur 57 (19×3) herë.
19. Kuran (surja 17, ajeti 78) 17+78=95 (19×5)
38. Kuran (surja 38, ajeti 1)
50. Kuran (surja 55, ajeti 2) 55+2=57 (19×3)
57. Kuran (surja 85, ajeti 21) Mexhid

Siç po shihet nga tabelat e lartpërmendura, shuma e numrave të sures dhe ajeteve në 4 prej 8 përmendjeve të kësaj fjale në Kuran, përmban numrin 19. E dhëna, gjasa e së cilës 1/19 të ndodhë në 8 përmendje, paraqitet 4 herë.
Mbi të gjitha, është shumë interesante se përmendja e 50 ndodh pikërisht në ajetin e parë të sures 50, ndërsa në tabelën e dytë, përmendja e 38 ndodh pikërisht në ajetin e parë të sures 38. Në këtë mënyrë, si duket se simetria është e njëjtë në atë se nga dy shkallë të numrit që përmban numrin 19 në shumën e numrit të sures dhe ajetit me një përsëritje të numrit rendor dhe numrit të sures. (f. 387)
Siç e theksuam edhe më parë, përmendja e dytë e fjalës “mexhid”, vlera matematikore e së cilës është 57 dhe e cila përmendet në ajetin 1 të sures 50 bashkë me shkronjën “kaf” dhe formën “Kur’an”, bashkë me formën e fjalës “Kuran” është në përsëritjen e 57 të fjalës Kuran, ndërsa ky është numri i njëjtë aq sa arrin vlera matematikore e asaj fjale.
Konsiderojmë se ende duhet të punohet në fjalën “Kuran” dhe emrat e Kuranit. Sikur që e ka treguar me emrin e Tij në mënyrë të detajuar fenomenin e numrit 19, konsiderojmë se këtë e ka bërë Allahu i Lartësuar edhe me emrin Kuran.
Supozojmë me arsye se pas hulumtimit studimor dhe analizave, do të arrihen rezultate shumë më precize sesa ekzistuese. Allahu i Lartësuar e di më së miri!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *