FJALA “EMRI” DHE NUMRI 19

This post is also available in: English, German, Turkish

Fjala “ism” në nominativ (që shkruhet me glif-sin-mim dhe e cila i përfshin këto tri shkronja) në Kuran është përmendur 19 herë. Ajo përbëhet prej tri shkronjave; glif, sin dhe mim. Kjo veçori e fjalës “ism”do të tregojë se, me rastin e përllogaritjeve matematikore të fjalëve në Kuran, është i rëndësishëm forma origjinale e shkrimit të fjalëve.
Fjala “ism” kur të bashkohet me shkronjën “ba”, siç është rasti me besmelen, humb “glifi” dhe shkruhet si “ba-sin-mim”. Kjo formë në ajetet numerike të Kuranit përmendet në 3 vende, edhe atë me këtë renditje: 1- Fatiha 1, 11- Hud 41, 27- En-Neml 30. Kur t’i analizojmë ajetet që gjenden ndërmjet këtyre tri paraqitjeve të fjalëve në formën “bism”, kuptojmë se ai ka funksion të veçantë:
Numri i ajeteve ndërmjet 1. fjalës “bism” (1-Fatiha, 1) dhe 2. Fjalës “bism” (11- Hud, 41): 1520
(19×80)
Numri i ajeteve ndërmjet 2. Fjalës “bism” (11- Hud, 41) dhe 3. Fjalës “bism” (27 – En-Neml, 30): 1691
(19×89)
Numri i ajeteve ndërmjet 3. Fjalës “bism” (27- En-Neml, 30) e deri në fund të Kuranit: 3135
(19×1659)

Edhe formës të cilën e përbëjnë shkronjat elif-sin-mim, por edhe formës prej shkronjave ba-sin-mim, Allahu i Lartësuar në kontekst të fenomenit të numrit 19 u ka dhënë funksione dhe rëndësi të veçanta.
Në suren 96 “Al-Alak” mund të vërehet përjashtimi, sepse forma e fjalëve “ba-elif-sin-mim” dallon prej shkrimit të zakonshëm “ba-sin-mim”. Kështu, këtu hasim formën “elif-sin-mim” të fjalës “ism” dhe kjo fjalë, me rastin e numërimit të fjalëve, numërohet me fjalën “ism”. Ajo se fjala “bism” e cila shkruhet në formë me tri shkronja “ba-sin-mim” me lëshimin e shkronjës “elif”, në ajetin e parë të sures 96 Al-Alak në mënyrë speciale e shkruar në formën “ba-elif-sin-mim” pra pa lëshimin e “elifit”, me ndihmën e rregullave lidhur me fenomenin e numrit 19, tregon urtësinë e Allahut. Në këtë mënyrë, numri 19 na e zbulon urtësinë e këtij përjashtimi i cili për 1400 vjet ka qenë e panjohur.
Dy prej këtyre tri formave “bism” në ajetet numerike janë në formë të besmeles (Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim). Forma e mbetur (11- Hud, 41) është në formën “bismil-lahi”. Kështu në Kuran, në mesin e ajeteve numerike, ekzistojnë vetëm dy besmele. Ato janë ajeti 1 i sures Fatiha dhe ajeti 30 i sures En-Neml. Nëse prej këtyre ajeteve e ndajmë Kuranin në dy pjesë, do të shohim se shuma e përgjithshme e fjalëve “ism+Allah+Rahman+Rahim” në të dyja pjesët pjesëtohet me numrin 19:
Numri i fjalëve prej 1. Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim numerik deri te 2. Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim numerik
Ism Allah Rahman Rahim GJITHSEJTË
9+1814+35+80=1938 (19X102)

Numri i fjalëve prej 2. Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim numerik deri në fund të Kuranit
Ism Allah Rahman Rahim GJITHSEJTË
10+884+22+34=950 (19X50)

Pohimi se në shkretëtirë dhe pa kompjuter, duke paraqitur dhe duke shpjeguar shpalljen dhe në të njëjtën kohë duke luftuar kundër armiqve, Muhamedi sal-lallahu alejhi ue sel-lem me vetëdije i ka kurdisur numrat me qëllim që të pjesëtohen me numrin 19, është shumë i pabazë, naiv dhe qesharak.
Nëse i studiojmë ajetet e para të sureve dhe i numërojmë se në sa prej tyre përmendet fjala Allah, do të vërtetojmë se bëhet fjalë për 42 sure. Nëse numrat 1 (numri rendor i ajeteve në të cilat përmendet ajo fjalë) dhe 42 (numri i sureve në ajetet e para të të cilave përmendet fjala), i shkruajmë afër njëri-tjetrit, do të fitojmë numrin 142 i cili njëherësh është edhe rezultat i shumës së përgjithshme të përmendjes së fjalës Allah në Kuran i pjesëtuar me numrin 19. Është e qartë se madje edhe numri që është rezultat i pjesëtimit të numrit të përgjithshëm të përmendjes së fjalës Allah me numrin 19, në mënyra të ndryshme është i koduar në Kuran dhe kështu i vënë nën mbrojtje.
Veçori tjetër interesante në lidhje me fjalën Allah, është fakti se shuma e përgjithshme e numrit të ajeteve në të cilat përmendet fjala Allah arrin 118123 (19×6217) i cili pra është i pjesëtueshëm me numrin 19. Muxhiza e Allahut me të vërtetë është mahnitëse, apo jo?
Shuma e numrit të ajeteve në të cilat përmendet fjala Allah 118123 (19×6217)

Në kapitujt e ardhshëm do ta shohim rëndësinë e sureve të Kuranit të cilat fillojnë me shkronjat e jo me fjalë me kuptim të zakonshëm për fenomenin e numrit 19. Siç e keni të njohur, disa sure në Kuran fillojnë me “elif-lam-mim”, “kaf” ose me shkronja tjera. Surja e parë me fillim të këtillë është sureja e dytë e Kuranit El-Bekare, ajeti i parë i së cilës është: “elif-lam-mim”. Surja e fundit me fillim të këtillë është surja e 68 El-Kalem dhe ajeti i parë i saj thotë: “Nun”. Ja pra, ndërmjet këtyre dy sureve, e para që fillon me shkronja me kuptim të fshehur dhe e fundit e cila po ashtu fillon njëjtë, fjala Allah përmendet 2641 herë (19×139). Në pjesën tjetër të Kuranit, fjala Allah përmendet 57 herë (19×3).
Sa herë fjala Allah përmendet ndërmjet ajetit të parë që fillon me shkronjën (2- Bekare, 1) dhe ajetit të fundit që fillon me shkronjën (68- El-Kalem, 1)
2641 (19×139)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *