FILLIMI I SURES “KAF”, KURANI DHE NUMRI 19

This post is also available in: English, German, Turkish

“Kaf” është një prej grupeve të shkronjave me fenomenet që janë lehtë të kuptohen, por e pamundshme që të imitohen, por edhe shkronja e parë në fjalën Kuran. Pasi që është kështu, gjatë kohë është konsideruar se ai ka të bëjë pikërisht me Kuranin.
Si shkronjë fillestare, “kaf” paraqitet në fillim të sures 50, “Kaf”. Fillimi i sures është kështu:
“Kâf. Betohem në Kuranin e lavdishëm!” (Kaf, 1)
Nëse e numëroni shkronjën “kaf” në këtë sure, do të vërtetoheni se ajo përmendet 57 herë (19×3). Nuk është e nevojshme që të njihet gjuha arabe që të mund të kryhet numërimi i shkronjave. Nevojitet vetëm që të dimë se si shkruhet një shkronjë e caktuar në fillim, në mes dhe në fund të fjalës. Merreni Kuranin dhe në suren 50 kërkojeni shkronjën që ngjan me një rreth me dy pika përmbi. Mos t’ju habisë shkronja “te” e cila ka formë të njëjtë kur shkruhet ne fund të fjalës.
Numri i përsëritjeve të shkronjës “kaf” në suren Kaf:
57 (19×3)

Shumë me rëndësi është edhe fakti se në ajetin e parë të sures Kaf e cila fillon me shkronjën “kaf”, Kuranit i përshkruhet epiteti “Mexhid” i lavdishëm. Kjo është për shkak të asaj se vlera matematike e fjalës “mexhid” arrin saktë 57 (19×3).
Vlera matematikore e fjalës “mexhid”:
Mim Xhim Ja Dal GJITHSEJTË:
40 3 10 4 57 (19×3)

Kjo formë e fjalës “Kuran” e përmendur në ajetin e parë, në Kuran përmendet 57 herë (19×3) (në këtë numër nuk është futur fjala prej ajetit 15 të sures Junus (surja e 10), sepse këtu nëpërmjet gojës së jobesimtarëve, flitet për “Kuran tjetër”.
Numri i përmendjes së fjalës Kuran (në këtë formë) në Kuran:
57 (19×3)

Këta numra na përkujtojnë në dy ajete shumë të shkurtër e interesant:
1. I Gjithëmëshirshmi
2. ua ka mësuar Kuranin (robërve të Tij).” (Er-Rahman, 1-2)
Përkujtoni kapitujt e mëparshëm, do të shihn e fjala “Rahman” në Kuran përmendet në 57 vende (19×3).
Edhe fjala “Rahman” dhe forma e thjeshtë e fjalës Kuran përmenden nga 57 herë. (Duhet të përmendim se këtu nuk e kemi llogaritur përmendjen e fjalës Kuran në formë të tjera. “Kur’anen” që shkruhet me “elif” në fund dhe “Kur’anehu” me shkronjën shtesë “he” në fund).
Përveç kësaj, nëse hulumtojmë se sa herë në Kuran, jashtë fjalëve”Rahman” dhe “Kuran” që përmenden në ajetet e cituara, në kontekst të mësimit të Allahut përdoret folja “al-leme” (të mësojë), para nesh do të paraqitet numri 19. (Shih: 2-31, 2-32, 2-239, 2-251, 2-282, 4-113, 5-4, 5-110, 12-37, 12-68, 12-101, 18-65, 21-80, 36-69, 53-5, 55-2, 55-4, 96-4 dhe 96-5).
Në këtë mënyrë, këto dy ajete që flasin për të mësuarit e Allahut të Kuranit, tregojnë strukturë interesante në lidhje me përmbajtjen e numrit 19. Këtë strukturë mund ta paraqesim në këtë mënyrë:
Fjala: Rahman → Të mësuarit → Kuran
Numri i përsëritjeve: 57 (19×3) 19 (19×1) 57 (19×3)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *