Saturday 08 December 2018

FATIHA DHE NUMRI 19

This post is also available in: English, German, Turkish

Surja e parë e Kuranit është Fatiha. Prej të gjitha besmeleve që gjenden në fillim të sureve, vetëm besmelja në fillim të Fatihasë është i numëruar (si ajet). (Besmelja në ajetin e 30 të sures 27 përmendet në ajetin e numëruar dhe nuk është para sures). Ajo që e pamë më herët në lidhje me fenomenin e numrit 19, vërteton se ky përjashtim në suren Fatiha nuk është rezultat i rastësisë ose gabimit. Në këtë mënyrë, numri 19 jep sqarim në këtë situatë delikate e cila me qindra vite ka qenë lëndë e diskutimit. Veçoritë e Fatihasë që do t’i analizojmë:
1. Argumentojnë se besmelja është ajeti i parë i Fatihasë,
2. E shprehin strukturën e mbinatyrshme të Fatihasë,
3. Edhe njëherë argumentojnë se renditja e sureve është e caktuar me shpallje.
Besmelja, siç e thamë këtë disa herë deri më tani, është grupi i fjalëve të përsëritura më së shumti në botë. Lidhur me këtë, mund të thuhet se Fatiha është teksti më shpeshti i përsëritur. Nuk e dimë se në ndonjë fe tjetër, në ndonjë bashkësi tjetër ekziston tekst që përsëritet aq shumë sa Fatiha. Kjo përsëritje zgjat tashmë më shumë se 1400 vjet. Fatiha që lexohet nëpër namaze dhe në jetën e përditshme, zë vend të posaçëm si surja më së shpeshti e lexuar e Kuranit, mirëpo edhe si teksti më së shpeshti i përsëritur në botë. Para se të kalojmë në strukturën matematikore të Fatihasë, dot a sjellim përkthimin e saj:
1. Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
2. Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve,
3. të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit,
4. Sunduesit të Ditës së Gjykimit.
5. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.
6. Udhëzona në rrugën e drejtë!
7. Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd, as në të atyre që janë të humbur!
Tani do të sjellim disa shembuj të sistemit matematikor në këtë sure të veçantë të Kuranit:
1. Nëse pas numrit të sures (1) njërin pas tjetrit i vendosim numrat e ajeteve, do të fitojmë numrin që e përmban numrin 19:
11234567=19 x 591293

2. Nëse pas numrit 1, që shënon numrin rendor të sures, njërin pranë tjetrit i vendosim numrat e shkronjave të secilit ajet, do të fitojmë numrin me 15 shifra që përmban numrin 19:
1 19 17 12 11 19 18 43 = 19 x 6272169010097

3. Nëse pas numrit të sureve dhe numrit të shkronjave të secilit ajet, sikurse në shembullin e mëparshëm, e shtojmë edhe vlerën matematike të secilit ajet, do të fitojmë numrin i cili përmban numrin 19:
119 786 17 581 12 618 11 241 19 836 18 1072 43 6009= 19x …

4. Nëse në këtë numër, para numrit të shkronjave e shtojmë edhe numrin e ajeteve, do të fitojmë numrin që përmban numrin 19:
1119 786 2 17 581 3 12 618 4 11 241 5 19 836 6 18 1072 7 43 6009= 19x …

5. Nëse pas numrit rendor të Fatihasë e shtojmë numrin e përgjithshëm të ajeteve, numrin e përgjithshëm të shkronjave dhe vlerën e përgjithshme matematikore të shkronjave, do të fitojmë numrin i cili po ashtu pjesëtohet me numrin 19:
1 7 139 10143= 19×90205797

6. Nëse njërin pas tjetrit e shkruajmë numrin e Fatihasë (1), pastaj numrin e ajeteve (7) dhe numrin e fjalëve (29), numrin që do ta fitojmë do të jetë i pjesëtueshëm me numrin 19:
1 7 29 = 19×91

7. Nëse pas numrit 1, që tregon numrin e sures, e shkruajmë numrin e përgjithshëm të ajeteve dhe njërin pas tjetrit numrin e fjalëve të secilit ajet, do të fitojmë numrin që është i pjesëtueshëm me numrin 19:
1 7 4 4 2 3 4 3 9=19×9180181

Duke e parë këtë strukturë fenomenologjike të vetëm një sures, le ta përkujtojmë këtë ajet të Kuranit:
“Nëse ju dyshoni në atë që ia kemi zbritur robit tonë (Muhamedit a.s.), atëherë hartoni një sure të ngjashme me atë që ia kemi shpallur atij! Thirrni në ndihmë edhe dëshmitarët tuaj (që i adhuroni) në vend të Allahut, nëse jeni të sinqertë.” (El-Bekare, 23)

Leave a Comment