ÇUDIRAT E PAFUND VETËM NË NJË SHKRONJË

This post is also available in: English, German, Turkish

Më herët e vërtetuam se në suren “Kaf” ekzistojnë 57 shkronja kaf, se ai numër pjesëtohet me 19 dhe se shkronja “kaf” është shkronja fillestare e fjalës Kuran.
Derisa “kaf” individualisht gjendet në fillim të sures me emër të njëjtë, ai në ajetin e dytë të sures tjetër 42, po ashtu përmendet edhe në grupin e shkronjave “ajn-sin-kaf”. Çfarë mendoni, sa do të duhet të ishte numri i përmendjes së shkronjave “kaf” në këtë sure, që e njëjta të ishte shumë interesante? Mendoni… Shkronja “kaf” po ashtu edhe në këtë sure përmendet saktë në 57 vende (19×3).
Numri i shkronjave “kaf” në suren 42, “Esh-Shura”, në fillimin e së cilës gjendet në mesin e shkronjave tjera fillestare:
57 (19×3)

Siç po shihet, shkronja “kaf”, për të cilin supozojmë se paraqet Kuranin, si shkronjë fillestare gjendet në fillim të dy sureve.
Nëse i mbledhim shkronjat “kaf” që përmenden në suret e lartpërmendura, para nesh do të paraqitet numri 114 (19×6). Siç e dini, 114 është numri i përgjithshëm i sureve të Kuranit. Pra, shkronja “kaf” që paraqet shkurtesë adekuate e Kuranit, nëpër suret në fillimin e të cilave gjendet, përmendet nga një herë në secilën sure.
Surja “Kaf” e cila fillon me shkronjën me këtë emër, është surja e 50 e Kuranit dhe i ka 45 ajete: 50+45=95 (19×5).
Surja tjetër, në fillimin e së cilës, në grup me shkronjat tjera, po ashtu gjendet shkronja “kaf” është surja Esh-Shura e cila është surja e 42 e Kuranit dhe i ka 53 ajete: 42+53=95 (19×5).
Shuma e numrave të ajeteve dhe e numrave rendorë, në fillimin e të cilave gjendet shkronja “kaf”:
Numri i sures Numri i ajetit GJITHSEJTË
50
42 45
53 95 (19×5)
95 (19×5)

Siç po shihet, “kaf” jo vetëm që është në lidhje me numrin 19, por edhe në suret, në fillimet e të cilave gjendet kjo shkronjë brenda grupit të shkronjave sekrete, tregojnë një simetri të caktuar numerike.
Për ata, zemrat dhe sytë e të cilëve nuk janë të verbër ndaj argumenteve të qarta, të gjitha këto të dhëna tregojnë në faktin se – prej renditjes së sureve, numrit të ajeteve e deri tek vendi i shkronjave – Kurani është i renditur në mënyrë të përkryer, se këtë nuk është në gjendje ta bëjë jo vetëm njeriu para 1400 viteve, por asnjë gjeni tjetër sot, madje as me ndihmën e kompjuterit.
Në Kuran, populli i Lutit a.s. quhet “kaumi-Lut”. Vetëm në suren “Kaf” (Kaf, 13) është quajtur si ihvani-Lut e cila ka kuptim të njëjtë sikurse edhe shprehja që përdoret nëpër vendet tjera. Shprehja “Kaumi-Lut” përmban në vete shkronjën “kaf”, derisa kjo nuk ndodh me shprehjen “ihvani-Lut”. Sikur shprehjen “kaumi-Lut” të cilin e ka përdorur Allahu xh.sh. në tërë Kuranin, ta kishte përdorur edhe në ajetin e 13 të sures “Kaf”, atëherë në atë sure do të gjendeshin 58 shkronja “kaf” dhe me këtë do të prishej sistemi i numrit 19.
Ata që dëshirojnë të kuptojnë, Allahu i Lartësuar tregon se si në Kuran në mënyrë të posaçme e ka vendosur fenomenin e numrit 19. Është interesant se, në krahasim me jobesimtarët, ndaj fenomenit të numrit 19, si shkas për qasje racionale ndaj Kuranit, armiq më të mëdhenj janë ata të cilët jashtë qasjes së tyre, nuk pranojnë kurrfarë qasje tjetër në fe, të cilët e refuzojnë arsyen dhe logjikën në fe, ata që dëshirojnë që populli të dorëzohet në duart e autoriteteve të ndryshëm të ashtuquajtur fetarë, të cilët e pranojnë vetëm qasjen tradicionale në fe. Për fat të keq, kjo është kështu, edhe përkundër faktit se Allahu i Lartësuar në Kuran tërheq vëmendjen në numrin 19 dhe në funksionet e tij dhe që na ofron të gjitha këto fenomene matematikore! Ata njerëz madje as që nuk dëshirojnë që ta paramendojnë veten mbi fenomenin e numrit 19; ata nuk duan as të dëgjojnë kur u flitet për këtë dhe që në fund vetë ta vlerësojnë këtë. Njerëzit e këtillë duhet t’i përkujtojmë me ajetin kuranor:
“të cilët, pasi i dëgjojnë fjalët (që u thuhen), ndjekin atë që është më e mira prej tyre. Këta janë ata që Allahu i ka udhëzuar në rrugë të drejtë; këta janë mendarët.” (Ez-Zumer, 18)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *