Thursday 13 December 2018

ÇFARË THOTË LOGJIKA JUAJ

This post is also available in: English, German, Turkish

Mos harroni se mundësia e gjasës është rezultat i llogaritjes së vetëm një tabele lidhur me fenomenin e numrit 19. Nëse me rastin e llogaritjes së gjasës i marrim parasysh të gjitha përputhshmëritë që janë rezultat i fenomenit të numrit 19, rezultati do të ishte i jashtëzakonshëm. Mundësia që të gjitha ato përputhshmëri janë si rezultat i rastësisë, sipas ligjit të gjasës do të ishte më e vogël se mundësia që me zgjedhjen kuturu në të gjitha detet dhe shkretëtirat e botës të gjejmë pikërisht vetëm një kokërr rëre të dëshiruar e të caktuar. Aq më shumë, kjo gjasë është më e vogël se gjasa se me zgjedhjen kuturu ta zgjedhim pikërisht pjesën e atomit të cilën e kemi paramenduar prej cilitdo atom në cilëndo pjesë të cilësdo galaktike në gjithësi.
Supozohet se numri i thërrmijave subatomike në gjithësi arrin 1080. Sikur t’i kishim renditur të gjithë treguesit dhe të gjitha tabelat e fenomenit të numrit 19, gjasa e formimit të tyre të rastësishëm është shumë më e vogël se ai numër.
Çfarë mendoni ju? A besoni ndoshta se Muhamedi sal-lallahu alejhi ue sel-lem është i pari që e ka zbuluar kompjuterin, se e ka fshehur në shkretëtirë nën rërë dhe se ka punuar që t’i krijojë këto fenomene? Ose konsideroni se duhet ta pranojmë mundësinë më pak të mundshme prej një ndaj numrit të të gjitha thërrmijave subatomike në gjithësi, vetëm që ta përgënjeshtrojnë fenomenin kuranor? Ose do ta pranoni këtë mrekulli të madhe të Kuranit dhe të pranojmë se të gjithë njerëzit dhe xhinët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë të ngjashme, madje edhe sikur të gjithë të ishin bashkuar. Çfarë thotë logjika juaj?
“Thuaj: “Sikur të tuboheshin të gjithë njerëzit dhe xhindet për të hartuar një Kuran të tillë, ata nuk do të mund të hartonin një të ngjashëm me të, madje, edhe sikur ta ndihmonin njëri – tjetrin.” (El-Isra, 88)

Leave a Comment