Thursday 21 September 2017

Atë ditë dhe dita e kiametit

This post is also available in: English, German, Turkish

Pamë se si përdorimi i fjalës “dita” në njëjës, shumës, por edhe në të gjitha derivatet, paraqesin fenomene të veçanta. Përveç kësaj, mund të vërehet edhe fenomeni matematikor edhe në sintagmat të cilat i bën fjala “dita” me fjalët tjera. Sa për ilustrim, ky rast vërehet në sintagmat “atë ditë” (jevme idhin) dhe “dita e kiametit” (jevmul-kijameh), që shënojnë fundin e botës dhe dhënien e llogarisë në botën e ardhshme. Të dy sintagmat përsëriten në numër të njëjtë: nga 70 herë. Të analizojmë nga një ajet në të cilat përmenden këto sintagma:
“Atë Ditë (jevme idhin), fytyrat e disave do të jenë të gëzuara.” (El-Gashije, 8)
“…Në Ditën e Kiametit (jevmel-kijameh), e tërë Toka do të jetë në grushtin e Tij…” (Ez-Zumer, 67)

Fjala Numri i përmendjes në Kuran
Atë ditë 70
Dita e kiametit 70

Leave a Comment