Thursday 14 March 2019

DERIVATET NGA FJALA DITA

This post is also available in: English, German, Turkish

Vërejtëm se njëjësi i fjalës “dita” (jevm) në Kuran përmendet 365 herë, ndërsa shumësi 30 herë. Sa i përket të gjitha derivateve të fjalës “dita”, ato përmenden 475 herë. Pra, 475 është numri i përgjithshëm i përsëritjes së fjalës “dita” në njëjës, në shumës dhe në derivatet tjera. Numri 475 është i pjesëtueshëm me numrin 19 (475:19=25). Pas kësaj pjese, në të cilën po e analizojmë fenomenin matematikor në harmoni me fjalët, do t’i analizojmë fenomenet në lidhje me numrin 19.
Kur ta lexoni atë pjesë, do ta kuptoni më mirë se çfarë përfaqëson numri 19. Fenomeni matematikor në harmoninë e fjalëve dhe fenomeni i numrit 19 në Kuran, siç është rasti me këtë shembull, mund të jenë të lidhura ndërmjet veti. Për shkak se posedon veçori fenomenologjike përveç fenomenit të numrit 19, zbulimet në lidhje me përdorimin e fjalës “dita” në Kuran i kemi analizuar nga aspekti i fenomenit matematikor në harmoninë e fjalëve.
Si pjesëtues, 19 nga numri i përgjithshëm i përsëritjes së derivatit të fjalës “dita” dhe herësi 25, paraqesin një numër karakteristik. Derisa “një ditë” bëhet me një rrotullim të Tokës rreth boshtit të vet, prej këtu rrotullimi i Diellit rreth boshtit të vet plotësohet brenda “25 ditëve.”

Fjala Numri i përmendjes në Kuran
Të gjitha derivatet e fjalës dita 475 (19×25)
Për sa ditë plotësohet rrotullimi i Diellit rreth boshtit të vet? 25

Leave a Comment