Saturday 15 February 2020

VITI

This post is also available in: English, German, Kurdish, Turkish

Të gjitha derivatet e fjalës “viti” (senet, sinin) në Kuran përmenden 19 herë. Edhe kalendari diellor, edhe ai hënor kanë nevojë për korrigjime për shkak të vitit të brishtë. Toka kur rrotullohet 365 herë rreth Diellit, Hëna rreth Tokës dhe boshtit të vet rrotullohet 12 herë dhe kjo e përbën një vit. Mirëpo, Toka kur e përmbush këtë rrotullim dhe vjen në pikën e nisjes, Hëna nuk gjendet në pikën e saj. Ardhja e Tokës dhe Hënës në pikën e njëjtë të nisjes ndodh në çdo 19 vjet. Kjo periudhë prej 19 viteve përmendet nën emrin cikli Metonik në të cilin janë 7 vite të brishta (355 ditë) dhe 12 vite të plota (354 ditë). Veçanërisht është e rëndësishme ajo se fjala vit është përmendur 7 herë në njëjës (senet) dhe 12 herë në shumës (sinin). Derivatet e fjalës “viti” pra japin numrin 19 që korrespondon me ciklin Metonik.
Fjala Numri i përmendjes në Kuran
Vit 19
Në sa vjet formohet cikli Metonik? 19

Siç po shihet, një herë në 19 vjet, Toka vjen në vijën e njëjtë me Diellin dhe Hënën. Në Kuran në shumë vende përmenden Dielli dhe Hëna në ajetin e njëjtë. Sa herë? Saktë 19 herë! Po aq herë sa vjet ka një cikël Metonik; po aq herë sa përmendet fjala “vit” në Kuran! Përveç kësaj, është shumë interesant kuptimi i ajetit në të cilin nëntëmbëdhjetë herë përmenden bashkërisht këto dy fjalë:
“dhe Dielli e Hëna të bashkohen…” (El-Kijame, 9)
Me të vërtetë, është mahnitëse përputhja e kuptimit dhe e harmonisë matematikore. Le ta analizojmë tabelën e ajeteve në të cilat bashkërisht përmenden Dielli dhe Hëna. (Në ajetin 37 të sures Fusilet, Dielli dhe Hëna përmenden dy herë).

Përsëritja Surja Ajeti
1 6 96
2 7 54
3 10 5
4 12 4
5 13 2
6 14 33
7 16 12
8 21 33
9 22 18
10 29 61
11 31 29
12 35 13
13 36 40
14 39 5
15 41 37
16 41 37
17 55 5
18 71 16
19 75 9

Nëse i mblidhni numrat e sureve dhe ajetet e këtyre 19 përsëritjeve: 6+96+7+54+10+5+12+4+13+2+14+33+16+12+21+33+22+18+29+61+31+29+35+13+36+40+39+5+41+37+41+37+55+5+71+16+75+9= 1083 (19×57). Aq më shumë, edhe 57=19×3.
Ju lutem që ta mbani në mend këtë harmoni të krijuar me pjesëtimin me numrin 19 dhe përkujtojeni këtë për në faqet tjera në lidhje me fenomenin 19.
Siç po shihet, fenomeni i harmonisë matematikore të fjalëve paraqitet edhe në numrat e sureve dhe ajeteve. Po ashtu, kjo është argument se Kurani është i rregulluar në mënyrë fenomenale, madje edhe kur janë në pyetje detajet e parëndësishme.

5- DIELLI, DRITA DHE HIJA

Dielli është burimi më i rëndësishëm i dritës (nur) që depërton deri në Tokë. Madje Dielli është burim edhe i dritës që vjen prej Hënës, ndërsa krijohet me reflektimin e asaj drite nga Hëna. Dielli është burim i energjisë së dritës por edhe i ngrohtësisë. Raporti në mes fjalës “Diell” (shems) dhe fjalës “dritë” (nur) është shumë i qartë dhe këto fjalë me numër të njëjtë përmenden në Kuran: secila nga 33 herë. Vetëm forma e thjeshtë e fjalës “dritë” (nur) në njëjës, e cila ka të bëjë me “dritën”, në Kuran përmendet në 33 vende. Dielli është vetëm një prej burimeve të dritës në gjithësi dhe për neve është burimi më i rëndësishëm. Fjala “nur” që përmendet në Kuran në 33 vende, në numër të njëjtë përsëritet sikurse edhe fjala “shems”: 33 herë. Përveç kësaj, fjala “hije” (dhelle) që lidhet me fjalën “diell” është më se e qartë, në Kuran bashkë me derivatet e saj, po ashtu përmendet 33 herë. Shembujt e ajeteve në të cilat përmenden fjalët aktuale, janë fjalët:
“A nuk e ke parë ti se si Zoti yt e ka zgjatur hijen (dhelle)?! Sikur të kishte dashur, do ta bënte të pandryshueshme? Pastaj Ne e kemi bërë Diellin (shems) udhëzues të saj.” (El-Furkan, 45)
“…Juve ju erdhi prej Allahut dritë (i Dërguari) dhe Libër i qartë (Kurani).” (El-Maide, 15)
Fjala Numri i përmendjes në Kuran
Dielli (shems) 33
Drita (nur) 33
Hija (dhelle) 33

Leave a Comment