Tuesday 25 June 2019

VITI ZBRITJES NË HËNË

This post is also available in: English, German, Kurdish, Turkish

Në kapitullin e 16 të pjesës së parë të librit, analizuam shenjat e Kuranit rreth asaj se njeriu do të shkojë në Hënë. Njëra prej aluzioneve më të rëndësishme është ajo që gjendet në ajetin 1 të sures El-Kamer (Hëna). Ja pra, prej këtij ajeti e deri në fund të Kuranit gjenden saktë 1389 ajete. (Këtë kuriozitet të ajeteve të Kuranit, i pari në punimet e tij e ka shprehur Xhemal Aktash). Numri 1389 i përgjigjet vitit 1389 të hixhretit, gjegjësisht vitit 1969 pas lindjes së Isait a.s., ndërsa ky është viti kur njeriu për të parën herë ka zbritur në Hënë.
(Përveç kësaj, numri 1389 po ashtu mund të kuptohet edhe si shenjë e llojit të veçantë, se në vitin 1389 pas shpalljes së kësaj sureje ose Kuranit, do të zbritet në Hënë, sepse kalendari i hixhretit fillon në kohën derisa ende vazhdonte shpallja e Kuranit).

“U afrua Ora dhe u ça Hëna!” (El-Kamer, 1)
Sa ajete janë prej ajetit të parë të sures El-Kamer e deri në fund të Kuranit? 1389
Në cilin vit të hixhretit, këmba e njeriut për të parën herë shkeli në Hënë? 1389

Leave a Comment