Saturday 22 July 2017

VËSHTIRËSIA E PA REZISTUESHME E NGRITJES NË QIELL

This post is also available in: English, German, Arabic, Bosnian, Turkish

Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngusht sikur të ngjitej në qiell. Kështu All-llahu lëshon dënimin mbi ata që nuk besojnë. El – En’am 125.

Ajo që ndodhë tek disa persona ngushtimi i gjoksit dhe vështirësi për shkak gjendjeve psikike, në këtë ajet gjendjen ia ngjason personit i cili ngjitet për në qiell gjoksi i të cilit ngushtohet dhe ndien vështirësi gjatë frymëmarrjes. Me të vërtetë gjatë lartësimit në qiell, shtypja atmosferike zvogëlohet dhe me shtypjen e gjakut shtrëngon damarët dhe zemrën. Gjithashtu me ngritje në lartësi zvogëlohet oksigjeni që vështirëson frymëmarrjen dhe në brendësin e gjoksit në mushkëritë e bardha ndiet vështirësi dhe tkurrje. Kjo tkurrje dhe vështirësi rritet gjatë daljes në qiell dhe vjen deri te pika e pamundësisë për jetë.
Në periudhën kur jetojë Pejgamberi njerëzit nuk u ngritën në qiell me ballon apo me aeroplanë. Nëse mendojmë në konstatimin e sasisë së parë të shtypjes që bëri Toriçeli në vitin 1643, bile edhe sot nuk do të jetë e mundur të flasim në lidhje me zvogëlimin e shtypjes. Gjithashtu për atë kohë nuk mundej të flitej për njohurit në lidhje me lëvizjen e gjakut dhe mushkrit e bardha. Por mundë të mendohet ajo se në periudhën e Pejgamberit njerëzit ishin pjesërisht dëshmitarë të vështirësisë së frymëmarrjes që hasej në dalje në kodra apo në maje të larta të kodrave. Në ajetin e lartcekur nuk ka për qëllim vështirësinë dhe tkurrjen e gjoksit gjatë daljes në maje të kodrave por shpjegohet një proces që formulohet kur dilet në qiell. Këtë gjendje njeriu që është i njohur pak a shumë për shtrëngimin e gjoksit në maje të kodrave, jo vetëm në ngritjen drejtë qiellit nga sipërfaqja mbidetare por këtë mund ta lidhë edhe vetëm me dalje mbi një kodër. Shprehja ngritje në qiell është një shprehje shumë përfshirëse nga dalja në qiell. Për të vërtetuar këtë shprehje duhet të kapërcehet kjo lartësi.

SHTYPJA DHE OKSIGJENI KRIJIM I PËRSHTATSHËM PËR JETËN TONË

Proporcioni i shtypjes dhe i oksigjenit 3000 metra nga niveli mbi detar është niveli që vë në lëvizje të qetë aktivitetin fiziologjik të njeriut. Në mes 3000 dhe 5000 metrash distancë ndihet vështirësia e frymëmarrjes dhe shtypjes së gjakut. Kur arrihet në 7500 metra distancë, vërtetë qelizat ndiejnë mungesën e oksigjenit dhe ndiejnë vështirësi nga zvogëlimi i shtypjes që i sjell sistemit të qarkullimit.

Kalimi mbi këtë distancë bënë që njeriu të humbë vetëdijen; sistemi nervorë fillon të vijë në një gjendje jo të lakmuar për qarkullim dhe frymëmarrje.
Ndryshimi i shtypjes drejtpërdrejtë ndikon në sistemin e qarkullimit, rritet shtypja e arteries kryesore dhe venës. Baraspesha e gazrave në zbrazëtirën e trupit, tek qelizat dhe tek gjaku prishet shpërndarja e gazrave (veçanërisht azotit). Nëse është ndikimi mekanik i drejtpërdrejtë i shtypjes ndryshuese atëherë shfaqet me shqyerjen e damarëve tek personat që kanë damarë të fortë. Kështu mundë të radhiten ngjarjet që shfaqen me ndryshimin e kapacitetit të gazit: në lidhje me ndryshimin e atmosferës shfaqet zbrazëtira e veshit të mesëm, grisja e timpanit, infektimi i veshit të mesëm, qelbi i sinusit i lidhur me atmosferën që gjendet te sinuset e fytyrës, dhimbja e dhëmbëve e lidhur me atmosferën tek hapësira e brendshme e dhëmbëve (i prishur ose jo) dhe dhimbjet e stomakut që vinë si rrjedhojë e vështirësive që hidhen në pjesën e zbrazët të atmosferës tek sistemi i tretjes….
Siç shihet, me strukturën biologjike të njeriut, proporcioni i caktuar i oksigjenit nga sipërfaqja tokësore drejtë qiellit, balanca e shtypjes së atmosferës nga sipërfaqja drejtë qiellit, e gjithë kjo është krijua me një rregull të jashtëzakonshëm. Në saje të kësaj harmonie lehtësohet frymëmarrja jonë dhe qarkullimi i gjakut tonë bëhet i mundshëm. Në lidhje me këtë temë Prof. Michael Denton: “Sikur të ishte dendësia më e madhe e atmosferës, do të dilte sasia më e madhe e rezistencës atmosferike dhe do të vinte në një gjendje të pamundshme për projektimin e një sistemi të frymëmarrjes që do të furnizonte me oksigjen gjallesat e nevojshme për një frymëmarrje të tillë … Krahasimi mes shtypjes atmosferike të mundshme dhe sasisë së mundshme të oksigjenit në gjetjen e një vlere numerike të përshtatshme për jetë, shumë rrallë do të hasim në ndërprerje periodike. Vërtetimi në një hapësirë kaq të vogël i gjithë këtyre kushteve të nevojshme për jetë po edhe prezenca e atmosferës në një mes të këtillë është një përshtatje e jashtëzakonshme.”
Ngjasimi në ajetin e lartcekur në lidhje me vështirësitë dhe tkurrja e gjoksit që bëhet me daljen në qiell është vetëm një mrekulli e librit të Allahut. Duke studiuar këtë mrekulli në Univers para neve shfaqet krijimtaria e jashtëzakonshme me shtypjen e atmosferës dhe oksigjenit e gjithë kjo në përshtatje me strukturën tonë biologjike është një shembull mahnitës i krijimtarisë së Allahut.

Leave a Comment