Sunday 14 July 2019

VERA, KUMARI, IDHUJT, SHIGJETAT PËR FALL, GJËRA TË NEVERITSHME, VEPRA TË SHEJTANIT

This post is also available in: English, German, Turkish

Në ajetin 90 të sures El-Maide, së pari përmenden 1- pijet dehëse (hamr), 2- kumari (mejsir), 3- idhujt (ensab) dhe 4- shigjetat për fall (edhlam), kurse pastaj kjo e përmendur karakterizohet me dy cilësi: thuhet se këto janë 1- gjëra të neveritshme (rixhs) dhe 2- punë të shejtanit (ameli shejtan). Katër veprat që përmenden në fillim të ajetit, në Kuran përmenden gjithsejtë 12 herë, ndërsa cilësitë që u përshkruhen atyre veprave po ashtu: 12 herë. Siç po shihet, fenomeni matematikor i Kuranit nuk paraqitet në një, por në shumë mënyra të ndryshme. Allahu xh.sh. i Cili tregon llojllojshmërinë e krijimeve të Tij në gjithësi, në mënyrë të shumëllojshme tregon edhe fenomenet matematikore në Kuran. Katër veprat e përmendura dhe cilësitë që u përshkruhen, përmenden në këtë mënyrë në ajetin:
“O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike (hamr), bixhozi (mejsir), idhujt (ensab) dhe shigjetat e fallit (edhlam) janë vepra të ndyta (rixhs) nga punët e djallit (ameli shejtan). Prandaj, largohuni nga këto, me qëllim që të shpëtoni!” (El-Maide, 90)
Fjala Numri i përmendjes në Kuran
Pijet dehëse 6
Kumari (bixhozi) 3
Idhujt 1
Shigjetat e fallit 2
GJITHSEJTË 12
Vepra të shejtanit 2
Gjëra të neveritshme 10
GJITHSEJTË 12

Leave a Comment