Thursday 21 September 2017

TË GJITHË PEJGAMBERËT E KANË PROPAGUAR ISLAMIN

This post is also available in: English, German, Kurdish, Turkish

Të gjithë pejgamberët, prej te Ademi a.s., Kurani i paraqet si myslimanë. Fjala “mysliman” e tregon atë që është i përkushtuar ndaj Allahut të Lartësuar. Përveç kësaj, kjo fjalë tregon edhe “paqe” dhe “të jesh në siguri”. Sipas konstatimit te i cili kanë ardhur ekspertët për gjuhët semitike, fjala hebraike “shalom” dhe fjala arabe “islam” (fjala “selam” buron prej rrënjës së njëjtë) burojnë prej rrënjës së njëjtë të fjalës semitike “shlama” dhe kanë kuptim të njëjtë. Sot fjalët “mysliman” dhe “islam” përdoren kryesisht për ithtarët dhe për fenë e pejgamberit të fundit, Muhamedin sal-lallahu alejhi ue sel-lem. Kuptimi i këtyre fjalëve pra është i kufizuar, edhe pse ato kanë kuptim më të gjerë. Këto shprehje që i përdor Kurani, në këtë mënyrë i hasim edhe në Dhiatën e Vjetër:
“Profeti që profetizon paqen, kur fjala e tij do të realizohet, do të njihet si një profet i vërtetë i dërguar nga Zoti” (Dhiata e Vjetër, Jeremia, 28-9)
Vërejtëm se kjo fjalë që është përkthyer me “paqe” në gjuhën origjinale të Dhiatës së Vjetër e ka kuptimin e njëjtë sikurse fjala “islam”. Shikuar historikisht, pas Musait a.s., ekzistojnë dy pejgamberë të cilët kanë thirrur në:
1. Ekzistimin e Allahut,
2. Adhurimin vetëm të Allahut xh.sh.,
3. Pranimin e të gjithë pejgamberëve,
4. Besimin në botën tjetër,
5. Sundim shembullor,
6. Kundërshtimin e vrasjes dhe vjedhjes dhe
7. Përkujdesjen e të pafuqishmëve dhe jetimëve dhe duke falënderuar këto, këto parime janë përhapur nëpër tërë botën.
Njëri prej atyre pejgamberëve është Isa a.s., ndërsa i dyti është pejgamberi ynë, Muhamedi sal-lallahu alejhi ue sel-lem. Thëniet në Dhiatën e Vjetër flasin se profeti i cili profetizon paqen, ai misionin e tij do ta vërtetojë kur të plotësohet fjala e tij si profet. Për shkak se Pejgamberi ynë ka profetizuar, miliarda njerëz e kanë dashur Allahun e Lartësuar, kanë besuar në pakufishmërinë e fuqisë së Tij; ndërsa saktësia e gjithë asaj që është përmendur në Libër (Kuran) të cilën Allahu ia zbriti Muhamedit a.s. është dëshmuar me rrjedhën historike dhe me zhvillimin e shkencës. Askund në Dhiatën e Vjetër nuk është thënë se pas Musait a.s. nuk do të vijë pejgamber. Ai që beson në Dhiatën e Vjetër, të vërtetën e pejgamberisë së Muhamedit a.s. mund ta kuptojë madje prej fjalëve të cituara. Mbi të gjitha, Dhiata e Vjetër thotë se pejgamberi që do të vijë (profeti) do të profetizojë paqe (islam), ndërsa islami më së shumti prej të gjithë pejgamberëve lidhet me Muhamedin a.s.

ALUZIONI NË EMRIN “MUHAMMED”

“Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive: “Edhe një herë, pas pak, unë do t’i bëj të dridhen qiejtë dhe dheun, detin dhe sterenë; do t’i bëj të dridhen gjithë kombet; dëshira e gjithë kombeve do të vijë dhe unë do ta mbush këtë tempull me lavdi”, thotë Zoti i ushtrive. “Argjendi është imi, ari është imi”, thotë Zoti i ushtrive. “Lavdia e këtij tempulli të fundit do të jetë më e madhe nga ajo e të mëparshmit”, thotë Zoti i ushtrive; “dhe në këtë vend unë do të sjell paqen””, thotë Zoti i ushtrive.” (Dhiata e Vjetër, Hagai, 2, 6-9)
Fjala “himada” që përmendet në fjalinë e 7 të tekstit origjinal të pjesës së cituar të kapitullit “Hagai”, rrjedh prej rrënjës “H-M-D”, që është e njëjtë me rrënjën e emrit Muhammed në gjuhën arabe dhe në përgjithësi e ka edhe kuptimin e njëjtë. Në këtë mënyrë, emri “Muhammed” ose fjala që ka kuptimin e njëjtë, përmendet në kontekst me një ngjarje madhështore nga e ardhmja. Çfarë mund të jetë më madhështore se sa ardhja e pejgamberit Muhamed a.s. i cili vjen pas Dhiatës së Vjetër dhe i cili nëpër zemrat e miliarda njerëzve do ta mbjellë bindjen dhe dashurinë ndaj Allahut të Lartësuar?! Mbi të gjitha, vërejtëm se fjala “shalom” (paqe) që përmendet në fjalinë e 9 të citatit, vjen prej rrënjës së njëjtë dhe e ka kuptimin e njëjtë sikurse edhe fjala “islam”. Ata që nuk mund ta përcjellin Dhiatën e Vjetër në gjuhën hebraike, nuk mund të binden në vlerën etimologjike të fjalës “himada” që është përkthyer si lavdi .

Leave a Comment