Thursday 13 December 2018

SUREJA NË TË CILËN FLITET PËR BLETËN

This post is also available in: English, German, Kurdish, Turkish

Jemi dëshmitarë se në Kuran për bletën (nahl) flitet në mënyrë të veçantë kundrejt gjallesave tjera. (Këtë temë e kemi përpunuar në kapitullin e 41 dhe 42 të pjesës së parë të librit). Në Kuran jepen shembuj të kafshëve të ndryshme, mirëpo për asnjërën kafshë nuk flitet në dy ajetet e njëpasnjëshme, edhe atë konkretisht vetëm për këtë gjallesë. Surja e Kuranit në të cilën flitet për bletën, është surja e 16 me radhë dhe quhet Bleta (En-Nahl). Ndërsa numri rendor i kësaj sure të Kuranit është i njëjtë me numrin e kromozomeve të bletës mashkull. Sa i përket numrit të kromozomeve të bletës femër, ai numër arrin 32 (16×2). Kështu, numri rendor i kësaj sure është në lidhje direkte me numrin e kromozomeve të bletës. Numri i kromozomeve është sikurse numri atomik i ndonjë elementi; absolutisht është i pandryshueshëm. Numri i kromozomeve i cilësdo bletë mashkull në cilëndo pjesë të botës është 16, ndërsa numri i kromozomeve të femrës është 32 (16×2). Përveç kësaj, numri 128 që është numri i përgjithshëm i ajeteve të kësaj sure, njëherësh është edhe shuma e numrit të 8 të shumuar me numrin 16 i cili prapë është i njëjtë me prodhimin e numrit të kromozomeve të bletës femër (32) dhe numrit 4. Kështu, edhe numri i kësaj sure, por edhe numri i ajeteve janë proporcionale me numrin e kromozomeve të bletës.
Për bletat flasin ajetet 68 dhe 6 9 të kësaj sure. I pari prej tyre, pra ajeti i 68 përmban 13 fjalë. Nëse i numërojmë fjalët prej fillimit të sures e deri te fjala “nahl” (bleta) që përmendet në këtë ajet, do ta fitojmë numrin 884. Sipas mendimit tuaj, është ky ndonjë numër i rastësishëm? Kuptohet se jo. Ky numër është i njëjtë me prodhimin e numrit 68 që paraqet numrin e ajeteve në të cilat përmendet kjo fjalë dhe numrit 13 që shënon numrin e fjalëve në këtë ajet (68×13=884). A konsideroni se të gjitha këto janë të rastësishme? Fenomenet matematikore të Kuranit paraqiten në mënyra të ndryshme.
Cilin numër e mban surja e Kuranit, “En-Nahl” në të cilën flitet për bletën? 16
Sa ajete ka surja “En-Nahl” në të cilën flitet për bletën? 128 (16×8)
Sa kromozome i ka bleta mashkull? 16
Sa kromozome i ka bleta femër? 16×2

Leave a Comment