Wednesday 23 October 2019

STADIUMET E KRIJIMIT DHE NJERIU

This post is also available in: English, German, Turkish

Në ajetin 67 të sures Gafir, dhe në ajetin 14 të sures El-Muminun, flitet për stadiumet e krijimit të njeriut. Stadiumet nëpër të cilat kalon njeriu deri në lindje, mund t’i përmbledhim në 6 faza: 1 – dhe, 2- pikë e farës, 3- ajo që ngjitet (stadiumi i ngjitjes për murin e mitrës), 4- copë mishi, 5- eshtra, 6- mish (prej kapitullit 48 e deri në kapitullin 54 të pjesës së parë të librit, kemi analizuar shpjegimin kuranor të stadiumeve të krijimit të njeriut). Këto fjalë, në këtë mënyrë përsëriten në Kuran: 1- toka (turab) 17 herë, 2- pikë e farës (nutfe) 12 herë, 3- ajo që ngjitet (‘alek) 6 herë, 4- copë mishi (mudga) 3 herë, 5- eshtrat (zame) 15 herë dhe 6- fjala mish (lahm) përsëritet 12 herë. Këto stadiume nëpër të cilat, deri në lindje, kalon njeriu, përmenden 65 herë. Fjala “insan” përmendet në numër të njëjtë: 65 herë. Çfarë thoni, a mund të jetë kjo rastësi? Ajetet që flasin për stadiumet e krijimit të njeriut janë si vijon:
“Është Ai (1) që ju ka krijuar prej dheut (turab), pastaj prej pikës së farës (nutfe) e pastaj prej droçkës së gjakut (‘alak). Ai ju bën që të lindni si foshnje…” (El-Gafir, 67)
“E mandej, (2) pikën e farës (nutfe) (3) e bëmë droçkë gjaku (‘alak), e pastaj (3) e bëmë (4) copëz mishi (mudga) (5) pa formë; mandej, me atë mish (mudga) bëmë eshtrat (izame), pastaj i veshëm eshtrat (izame) me mish (lahm) dhe pastaj e bëmë atë (njeriun) krijesë tjetër (duke i futur shpirtin). Qoftë lartësuar Allahu, Krijuesi më i përsosur!” (El-Muminun, 14)
Fjala Numri i përmendjes në Kuran
Tokë 17
Pikë e farës 12
Ajo që ngjitet 6
Copë mishi 3
Eshtra 15
Mish 12
Gjithsejt 65
NJERIU 65

Leave a Comment