Saturday 17 August 2019

SI KARKALECA

This post is also available in: English, German, Arabic, Bosnian, Turkish

“Me sy të përulur do të dalin nga varret, sikur të ishin karkaleca të shpërndarë.” (El-Kamer, 7)
Në kapitujt e mëparshëm u përpoqëm që të transmetojmë tregime të çuditshme nga Kurani të cilat flasin për procesin që nga formimi i gjithësisë pas Shpërthimit të Madh e deri në ditën e kiametit, gjegjësisht deri në fund të Tokës e gjithësisë dhe mendimet te të cilat na çojnë këto ajete. Sa i përket këtij kapitulli të fundit të pjesës së parë të librit, në të do ta analizojmë krahasimin e përkryer të ajetit të cituar i cili e shpjegon ahiretin që fillon pas fundit të botës, pastaj do të flasim për mendimet të cilat i nxit Kurani në kontekstin e ekzistimit të ahiretit.
Në ajetin e cituar, jobesimtarëve u tërhiqet vërejtja se do të ringjallen në ahiret, ndërsa në ajetin në vijim thuhet se ajo ditë do të jetë shumë e rëndë për jobesimtarët. Ringjallja e miliarda njerëzve përnjëherë është një skenë e tmerrshme! Konfuzitet… Pendim… Frikë… Të gjithë të vetmuar… Dita në të cilën mund të bëjë dobi vetëm ndihma e Allahut… Dita në të cilën nuk do të bëjë dobi pozita, që është shumë e respektuar në këtë dynja, familja, paratë, pasuria… Dita kur nuk ka më kthim…
Dalja e njerëzve prej varreve atë ditë krahasohet me karkalecat. Përse karkalecat? Përse Allahu i Lartësuar e ka zgjedhur këtë shembull?
Hulumtimet që janë kryer në shekullin e fundit me mikro kamera dhe me kontrollimin sistematik të insekteve, na japin përgjigje në pyetjen se përse janë sjellë si shembull karkalecat. Para së gjithash, grumbulli i karkalecave është shumë i madh në numër. Grumbullimi i miliarda karkalecave na e përkujton një vranësirë të zezë me gjatësi dhe me gjerësi me kilometra. Është konstatuar se disa prej këtyre grumbujve dinë të jenë të gjerë edhe nga 35 kilometra.
Përveç kësaj, karkalecat i bëjnë në tokë në formë të farave, ndërsa larvat e karkalecave dalin në sipërfaqe të tokës pasi të kalojnë një pjesë të gjatë të kohës nën tokë. Prej nga dalin? Dalin nga toka…
Të marrim shembull karkalecat që jetojnë në Amerikë, në rajonin New England. Në muajin maj, kur të hyjnë në vitin e 17 të jetës, këta karkaleca prej plasave të errëta nën tokë në të cilat kanë jetuar gjatë vite, dalin në sipërfaqe. Sikur t’u thuhet njerëzve: “Do t’ju mbyllim në një hapësirë të errët, do të jeni pa orë dhe pa kontakt me botën e jashtme dhe të gjithë bashkërisht pas 17 viteve duhet të dilni përjashta.” Të jeni të sigurt se shumica e tyre nuk do të arrinin të përcaktonin saktë as periudhën prej 17 ditëve. A mund të kenë njerëzit shembull më të mirë të ringjalljes, trupat e të cilëve në fund të jetës së kësaj bote janë shtrirë nën tokë? Shkurt, njerëzit dhe karkalecat janë në mënyrë të njëjtë: nën tokë dhe pasi që të qëndrojnë një kohë të gjatë nën tokë, bashkërisht dhe përnjëherë dalin në sipërfaqe.
Në Kuran përmenden shembuj me qëllim që të marrim mësim. Duke menduar për ajetet e lartpërmendura, do ta kuptojmë bukurinë e shembullit të cilin e përmend Allahu i Lartësuar, por do t’i kuptojmë edhe porositë që na jepen me anë të ajeteve.
“Këta shembuj Ne ua paraqesim njerëzve, por ata nuk i kupton kush, përveç dijetarëve.” (El-Ankebut, 43)
“Vërtet, Ne u kemi sjellë njerëzve shembuj në këtë Kuran për çdo gjë, për t’ua vënë veshin.” (Ez-Zumer, 27)

FENOMENET KURANORE ARGUMENTOJNË EKZISTIMIN E AHIRETIT

Një pjesë e Kuranit është e veçuar për shpjegimin e ekzistimit të ahiretit – botës së ardhshme. Mund të themi se pas ekzistimit të Allahut dhe shpjegimeve në lidhje me këtë, shpjegimet e rëndësishme të Kuranit kanë të bëjnë me ekzistimin e ahiretit, se veprat tona në këtë botë do të jenë vendimtare për vendin tonë dhe për mënyrën e jetesës në ahiret.
Kurani para 1400 viteve ka sjellë fakte nga fizika, embriologjia, gjeologjia, zoologjia, gjeografia, kimia, të cilat nuk kanë mundur t’i dinë njerëzit e asaj kohe. Duke folur për problemet në të gjitha këto lëmi, Kurani ka sjellë përgjigje shumë precize dhe të sakta, ndërsa me këtë rast, nuk ka rënë nën ndikimin e besimeve të gabuara të asaj kohe.
Kërkesa dhe lajmi më i madh i Kuranit është ekzistimi i Allahut, se ekzistimi i Tij është më i rëndësishëm se gjithçka dhe që Allahut mos t’i përshkruajmë shok. Kurani thotë se ekzistimi i Allahut është baza e të gjitha ndodhive në gjithësi dhe se të gjitha këto ndodhi e vërtetojnë Kuranin, duke treguar në diturinë e Allahut, në fuqinë dhe në artin e Tij. Kurani që argumenton ekzistimin e Allahut si fakt më i rëndësishëm, absolutisht nuk ka kurrfarë alternative në Tokë.
Kurani e ka shpjeguar çështjen më të rëndësishme – besimin në Allahun e Lartësuar dhe ka siguruar mundësinë që njerëzit ta pranojnë atë besim. Kurani i ka çliruar njerëzit prej ateizmit, idhujtarisë dhe se në të njëjtën kohë i ka vërtetuar edhe pejgamberët e mëparshëm dhe Librat e shpallura para tij. Shkurt, ata që e kuptojnë ekzistimin e Allahut dhe rëndësinë e ekzistimit të Allahut, ata do ta kuptojnë edhe rëndësinë e Kuranit dhe fesë që është shpjeguar në të.
Kurani, Libri i Allahut përplot me fenomene që nuk mund të gjenden në cilëndo libër tjetër, vepër ose në ndonjë vend tjetër, në të njëjtën kohë ai është libër që e përmbush detyrën e tij më të rëndësishme. Shkur, Kurani:
1. Ai njerëzimit ia bën publike çështjen më të rëndësishme – ekzistimin e Allahut të Lartësuar – dhe i drejton njerëzit kah Krijuesi i tij.
2. Ai i shpalos fenomenet; unike dhe të pakrahasueshme në tërë botën dhe gjatë tërë historisë. Në këtë mënyrë argumenton se ai është vepër e Allahut të Lartësuar dhe garanton saktësinë e theksave që i përmban ai.
Analizoni atë që e sollëm në lidhje me krijimin e gjithësisë në tre kapitujt e parë. Do të shihni se (pa kuptim shkencor) faktet problematike për të cilat Allahu i Lartësuar flet në Librin e Tij, më parë nuk janë përmendur askund. Varjani veshin tregimeve të Kuranit lidhur me zhvillimin e embrionit në barkun e nënës, situata prapë është e njëjtë. Mendoni për tregimet e Kuranit rreth botës së kafshëve, kijeni vëmendjen në faktet rreth botës nënujore – situata prapë është e njëjtë!
Të gjitha këto fenomene (muxhize) dhe detyrën të cilën përmbi vete e mori Kurani, dëshmojnë se sa është i besueshëm Kurani dhe se është fjala për Allahun e Lartësuar.
Ja pra, Kurani që i përmban të gjitha këto fenomene, siç e thamë këtë shumë herë, pas ekzistimit të Allahut është argument më i madh i ekzistimit të botës së ardhshme. Secili fenomen që e ilustron besueshmërinë e Kuranit, në këtë mënyrë është edhe argument i ekzistimit të ahiretit.

ALLAHU I LARTËSUAR E KA TË LEHTË TË KRIJOJË AHIRETIN

Ekzistojnë shumë argumente për ekzistimin e ahiretit. Dëshira për jetën e përhershme që ekziston brenda neve, dëshira për t’u mos shkatërruar dhe për të jetuar, është argument i ekzistimit të ahiretit. Si përgjigje në ndjenjën e etjes, Allahu i Lartësuar na e ka dhënë ujin, si përgjigje ndaj urisë, ai na e ka dhënë ushqimin. Allahu i Lartësuar po ashtu e ka krijuar edhe ndjenjën e pakënaqësisë tonë me këtë botë, dëshirën tonë për përhershmërinë, gjegjësisht nevojën që e ndjejmë për ahiretin.
Është më se e sigurt se Allahu kundrejt etjes e ka krijuar ujin, kundrejt urisë e ka krijuar ushqimin, e ka krijuar ahiretin kundrejt dëshirës tonë për jetë të përhershme. Sikur mos të dëshironte ta jepte këtë Allahu xh.sh., nuk do ta krijonte as dëshirën për ato që u thanë. Padyshim se Allahu i Lartësuar do të na e dhurojë ahiretin, kur më shumë se gjithçka tjetër, na e ka krijuar dëshirën për të jetuar përgjithmonë.
Argument i ekzistimit të ahiretit që është më i rëndësishmi dhe vetvetiu i mjaftueshëm, është premtimi i Allahut. A do të ishte e mundshme që Allahu i Lartësuar t’i dëshpërojë e t’i tradhtojë robërit e Tij që besojnë te Ai, të cilët besojnë se Allahu e ka shumë lehtë që ta krijojë ahiretin, të cilët shkojnë drejt Allahut xh.sh. dhe të cilët prej Tij e kërkojnë ahiretin, ndërsa përkundër kësaj, ta vërtetojë dhe të mundësojë që të kanë të drejtë ata që nuk besojnë në premtimet e Allahut, të cilët e konsiderojnë të pamundshëm ahiretin, të cilët nuk brengosen për Krijuesin, të cilët e mohojnë ekzistimin e Tij dhe të cilët i nënçmojnë ata që janë robër të përkushtuar të Allahut të Lartësuar?! Padyshim se kjo është e pamundur! Gjithçka që duket tregon në faktin se fjala e Allahut është e vërtetë dhe se Allahu nuk heq dorë prej premtimeve të Tij. Gënjeshtra lind nga pamjaftueshmëria dhe dobësia. Duke menduar rreth Allahut të Lartësuar, kuptojmë se nuk është e mundur që Atë ta lidhim me çfarëdo dobësi qoftë.
Në kohën e Muhamedit sal-lallahu alejhi ue sel-lem, por edhe në periudhat e mëvonshme, dyshimin më të madh në lidhje me ekzistimin e ahiretit e shkaktonte pyetja: “A mundet Allahu xh.sh. ta krijojë ahiretin?” Kjo është pyetje me të cilën është shtrënguar nyja në kontekst të ekzistimit të ahiretit. Në këtë pyetje, Kurani përgjigjet shumë shkurt, shumë qartë dhe në mënyrë absolutisht të duhur; ai jep përgjigje të mrekullueshme:
“A nuk sheh njeriu se si Ne e krijuam atë prej pikës së farës, e megjithatë ai bëhet kundërshtar i hapët?! Ai na sjell shembull, duke harruar krijimin e vet dhe thotë: “Kush do t’i ngjallë eshtrat kur të kalben?” Thuaj: “Do t’i ngjallë Ai që i krijoi ato për herë të parë; Ai ka njohuri të plotë për çdo krijesë.” (Ja Sin, 77-79)
Ai që e ka krijuar për të parën herë! Ta dimë se Allahu na ka krijuar, është argument i mjaftueshëm që ta kuptojmë ekzistimin e ahiretit dhe se Allahu i Lartësuar e ka shumë lehtë që ta krijojë ahiretin. Me analizimin e gjithësisë; me të kuptuarit se si Allahu në mënyrë të përsosur e precize deri në detajet më të imëta, në mënyrë të planifikuar e ka krijuar gjithësinë, do të jetë e mjaftueshme që të kuptojmë se si krijimi i ahiretit për Allahun e Lartësuar është shumë i lehtë.
“Ata thonë: “Vallë, kur të bëhemi eshtra dhe pluhur, a do të ringjallemi në krijesa të reja?” Thuaj: “Bëhuni gurë ose hekur, ose çfarëdo krijese tjetër që është më e madhe sipas jush!” Ata do të thonë: “Kush do të na kthejë ne (në jetë?)” Thuaj: “Ai që ju ka krijuar herën e parë”. (El-Isra, 49-51)
Allahu i Lartësuar e ka shumë lehtë ta krijojë ahiretin. Ky është edhe premtim i Allahut dhe nevoja më e madhe e të gjithë neve, por edhe lajm i gëzuar i paralajmëruar me qindra ajete të Kuranit. Allahu është krijues i njeriut dhe e di se si toka e brenë trupin e njeriut. Krijimi i sërishëm nuk është i rëndë për Allahun.
“Vallë, pasi të vdesim e të bëhemi pluhur (do të ringjallemi sërish)? Ai kthim është i largët!” Ne e dimë sa prej tyre i merr toka, tek Ne është Libri që i ruan të gjitha.” (El-Kaf, 3-4)
Madje, vetëm në një molekulë të ADN-së, Allahu i ka vendosur të gjitha detajet që kanë të bëjnë me trupin e njeriut. Duke folur se ahiretin do të mund ta kuptojmë duke shikuar në krijimin tonë, Kurani në shumë ajete po ashtu vëmendjen tonë e tërheq në krijimet e Allahut. Në kapitujt në të cilat i analizuam fenomenet kuranore, shumica e këtyre fenomeneve kanë të bëjnë edhe me përsosurinë e krijimeve të Allahut në gjithësi. Qelizat në trupin tonë vdesin në çdo moment, mirëpo qelizat e reja po ashtu krijohen në çdo moment. Asnjë qelizë në trupin tonë, që prej ditës së lindjes tonë nuk është e njëjtë me asnjë qelizë që gjendet sot në trupin tonë. Ushqimin që e hamë, ajo në vazhdimësi shndërrohet në një pjesë të trupit tonë dhe zë vendin e pjesës së vdekur. Atomet siç janë ato të karbonit, hidrogjenit, azotit, oksigjenit, fosforit, sulfurit e të cilat janë përbërësit kryesor të trupit tonë, ato gjatë jetës në mënyrë konstante hyjnë dhe dalin prej trupit tonë, ndërsa në fund përzihen me tokën. Mirëpo, esenca jonë e vërtetë që nuk është materiale dhe të cilën e quajmë shpirt, është esenca e cila në të gjitha ndryshimet dhe përtëritjet mbetet në mënyrë konstante e njëjtë. Madje derisa jemi gjallë, Allahu sërish na krijon me përtëritjen e përhershme të trupit tonë material. Allahu i Lartësuar i cili e di se si toka e shkapërderdh trupin tonë dhe se si duket esenca e trupit tonë, ka premtuar se sërish do të na ringjallë. Kur ky premtim është i lehtë dhe është premtim i Allahut, atëherë edhe padyshim se do të realizohet.
Shumë ajete të Kuranit e tërheqin vëmendjen tonë për Tokën dhe gjithësinë dhe kjo shprehet si argument për krijimin e ahiretit dhe për ringjalljen e të vdekurve:
“A nuk e shohin ata se Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën pa u lodhur aspak në krijimin e tyre, është i Fuqishëm t’i ngjallë të vdekurit? Po, Ai është vërtet i Fuqishëm për çdo gjë.” (El-Ahkaf, 33)
Krijimet në gjithësi në distanca shumë të mëdha, numri i madh i llojeve dhe numri i madh i qenieve të gjalla, dëshmojnë se për Allahun e Lartësuar është e njëjtë, krijimi në një numër dhe krijimi në shumë numra, se të gjitha këto për Allahun nuk janë të vështira:
“Krijimi dhe ringjallja e ju të gjithëve është njësoj si krijimi i një njeriu të vetëm. Vërtet, Allahu i dëgjon dhe i sheh të gjitha.” (Lukman, 28)

PËRGATITUNI, SHKOJMË…

Derisa shumë tema në Kuran shpjegohen në mënyrë eksplicite, ajo që është jashtë cakut të shqisave tona është shpjeguar me metafora (shih: Ali Imran, 7). Metafora është përdorur edhe në shpjegimin e Xhenetit dhe Xhehenemit në ahiret. (shih: El-Bekare, 25. Është e qartë se këtu, begatitë e Xhenetit shpjegohen me metodën e ngjashmërisë për nga kuptimi).
Pra, kuptimi i plotë i ahiretit do të jetë i mundur vetëm me vetë kalimin në ahiret. Përkundër faktit se shpjegimet e kësaj bote janë burim i njohjeve për ahiretin, për shkak se këto janë shpjegime metaforike, do të ishte gabim të kuptohet kjo si pamje fetare e ahiretit. Përkundër faktit se mirëqenia e Xhenetit dhe vuajtjet e Xhehenemit janë shumë të qarta, që në kuptim të vërtetë do të thonë shpjegimet kuranore në këtë kontekst, do të jetë e qartë në ahiret.
Nuk duhet të harrojmë se ajo që përmendet për ahiretin, nuk e përfshinë fotografinë e përgjithshme të Xhenetit dhe Xhehenemit. Sikur të kishim marrë guximin të shkruanim një libër për rajonin turk Antalia, ai libër do të ishte më i trashë se Kurani. Sikur Kurani t’i kishte paraqitur të gjitha detajet në lidhje me Xhenetin dhe Xhehenemin, me siguri se ai do të ishte një libër me disa vëllime.
Në Kuran përmenden fragmente të caktuara në lidhje me Xhenetin dhe Xhehenemin të cilat kanë karakter të aluzionit për njerëzit. Ajo që Kurani i përmend emrat e disa frutave në Xhenet, nuk do të thotë se atje gjendjen vetëm ato fruta. Argument për këtë janë tregimet e Kuranit se në Xhenet do të ketë gjithçka që dëshiron shpirti i njeriut (shih: Esh-Shuara, 22, Ez-Zuhruf, 71, El-Enbija, 102, Kaf, 35). Kurani ka sjellë fragmente të ahiretit sipas dëshirave dhe frikave të përgjithshme të njerëzve. Padyshim se këto fragmente janë të sakta. Mirëpo, ato nuk e përshkruajnë tërë Xhenetin dhe Xhehenemin; me metafora janë shpjeguar vetëm disa fragmente.
T’i nënshtrohemi tërësisht Allahut të Lartësuar dhe të punojmë për ahiret, janë ndërmarrjet më të mira e më të dobishme që mund t’i ndërmarrim në jetën shumë të shkurtër të kësaj bote. Në përfundim, një të tretën e jetës e kalojmë në gjumë, disa vjet në toalet, një pjesë të madhe të jetës në rrugë…
Është jo falënderim i madh që mos t’i nënshtrohemi Allahut të Lartësuar i Cili jep të mira të llojllojshme për shkak të kënaqësive afatshkurtra në këtë botë kalimtare. Është e pakuptueshme mos të punojmë për ahiretin e përhershëm dhe të njëjtin ta ndërrojmë për jetën afatshkurtër në Tokë.
“Ai ka njohuri të plotë për çdo krijesë” (Ja Sin, 79), “Allahu krijon çfarë të dojë” (En-Nur, 45), “Sigurisht, Ne i ringjallim të vdekurit” (Ja Sin, 12), “Dhe kjo është e lehtë për Allahun.” (Et-Tegabun, 7)
“Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen. Shpërblimet do t’u plotësohen vetëm në Ditën e Kiametit; kushdo që shpëton nga zjarri i Xhehenemit dhe hyn në Xhenet, ai ka fituar (gjithçka që mund të dëshirohet). Ndërsa jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi mashtruese.” (Ali Imran, 185)

Leave a Comment