Thursday 08 November 2018

Si e sjellin mjegullat shiun?

This post is also available in: English, German, Arabic, Bosnian, Turkish

A nuk e ke parë se si All-llahu i drejton retë, pastaj i bashkon, i bën grumbull ato edhe atëherë e sheh shiun se si rrjedh prej tyre. Ai lëshon prej së larti, nga retë e mëdha si kodra breshër dhe me te godit këdo, e ia largon atij që do. Shkëlqimi i vetëtimës së dritës së resë gati se s’ta merr të të pamurit. En-Nur 43.
Ujë, domethënë jetë. Elementi bazë dhe më i nevojshëm për jetë uji i cili përbën pjesën më të madhe të Universit vazhdimisht ndryshon vendin dhe gjendjen. Ky ndryshim i përsëritur dhe i pa ndërprerë quhet qarkullim. Në ajër vazhdimisht ujë ka. Por formën që merr ky ujë, dallon nga uji i deteve dhe i lumenjve. Formimi i mjegullave të shiut në formë të ajrit në hapësirë, rikthimi i tyre në shi dhe reshje në sipërfaqen e tokës, përfundimi i gjithë kësaj i takon Allahut i cili krijoi për mrekulli sistemin e qarkullimit. Derisa Allahu na e shfaqë sistemin dhe 1400 vite më herët na e tërhoqi vëmendjen, në ditët tona me satelit, me radar ajrorë përcaktohet kjo e vërtetë.
Ajetin që cituam i cili fletë për formën e jashtëzakonshme tek formimi i shiut më së miri e shpjegon Rehaili, në librin e tij “Thi sis the Truth” (kjo është e vërteta) në këtë formë sqaron: shkencëtarët kanë studiuar llojet e mjegullave dhe sistemin e përcaktuar të mjegullave me shi dhe kanë përcaktuar formimin e tyre nëpër faza. Meteorologët studiuan mjegullat e shiut cumulunimbus dhe prej tyre formimi i shiut, breshrit dhe vetëtimës. Ata shpjeguan shkallët e procesit që kthehet prej mjegullës në shi duke i përshtatur ajetin 43 të Sures Nur:
1- Mjegullat zvarriten me shtypjen e erës: mjegullat cumulunimbus tubohen nga pjesë të vogla të mjegullave që i zvarrit erra. (në ajetin e 46 të Sures Rum tregon fillimi i erës bën formimin e mjegullave dhe është shkak drejtë procesit të shiut. Tek kapitulli i më hershëm pamë ndikimin e erës në formimin e mjegullave.)

Pjesët e imta të mjegullave të shiut
Me bashkimin e këtyre pjesëve rritet tërheqja nga lartë
Kjo mjegull e ngritur në formë vertikale kur arrin në vendet e freskëta kthehet me shi.

2- Bashkimi: këto pjesë te imta të mjegullës bashkohen dhe formojnë një mjegull të madhe.
3- Grumbullimi: me bashkimin pjesëve të imta të mjegullave, në brendësin e mjegullës madhe rritet forca tërheqëse drejtë lartësisë. Forca tërheqëse e pjesës së brendshme të mjegullës, është më e fortë nga ajo e skajeve. Kjo tërheqje nga lartë është shkak edhe për rritjen e kapacitetit vertikal të mjegullave, kështu që mjegullat një mbi një formojnë rre të dendura. Kjo rritje vertikale, kapaciteti i mjegullës, bëhet shkak edhe për transportimin e Atmosferës në vende më të freskëta, kështu që formohen pikëza të ujit dhe copa kokrrize. Këto pikëza dhe kokrriza, kur rëndohen deri sa nuk mundë ti tërheqë forca tërheqëse atëherë nga mjegullat bjerë shiu.

SATELİTİ İ MUHAMMEDİT

Meteorologët në lidhje me formimin, strukturën dhe funksionin e mjegullave vetëm në vitet e fundit kanë arritur të fitojnë njohuri nga satelitët, aeroplanët, kompjuterët dhe ballonët. Për këtë shkak është e rëndësishme paralajmërimi Kuranor në pikat më kritike, si formimi i shiut dhe rreve të dendura. Citim i njohurive që dalin nga libri i Rehailit, janë njohuri që përfitohen vetëm duke dalë përmbi mjegulla dhe duke shfrytëzua mjete satelitore. Në procesin e formimit të mjegullave të dendura dhe mes tyre formimi i forcës tërheqëse nga forcë e cila tërheqë lartë dhe zgjerohet nga e cila del edhe shiu, është e pa mundur që njerëzit që jetojnë në sipërfaqen e tokës të kuptojnë një gjë të tillë. Nga e gjithë kjo që u tha sa kureshtarë janë që thonë “ Muhammedi kishte satelitë, njëkohësisht ishte meteorologë, kështu që njohurit që i fitojë i interpretojë?
Në ajetin që cituam mjegullat ju përngjajnë kodrave dhe flitet se kokrriza del prej tyre. Me të vërtetë nga lartësia prej 4 – 5 miljeve mjegullat e shiut me emrin cumulunimbus duken si në formë të kodrës. f. 126.
Në periudhën e Pejgamberit kur ai jetojë derisa në ajete kishte sinjalizime për njohuri të pa ditura por nuk kishte pranime të gabuara. Deri në vitet 1600 në Botën perëndimore në lidhje me meteorologjinë e vjetër Greke mbisundonte mendimi i përzier i drejt apo i gabuar. Flitej se në Atmosferë ka dy lloje të avullit i thatë dhe i lagësht. Gjithashtu besoheshe se zëri i qiellit del si përfundim kur ndeshet avulli i thatë me mjegullat për rreth. Ndërsa vetëtima tregoheshe si një fenomen i cili del si përfundim i ndezjes së ajrit të thatë. Ajetin që e shqyrtuam u kuptua gabimi dhe asnjërës nga këto njohuri nuk iu dha përparësi, duke shpjeguar për vetëtimën; tregohet bashkë shiu me kokrrizën dhe drejtë për drejtë kuptohet lidhja mes vetëtimës dhe shiut. Vetëtima del si përfundim i bashkimit të jonit elektrik në Atmosferë. Pikëzat e shiut të mbledhura në mjegulla janë burim kryesor i elektrikes.
Pikat e ujit që bijën me ndikimin e forcës së gravitetit kur ndahen në më të imta dhe çdo një pikë me elektrikë pozitive, ngarkohen me elektrikë negative e cila gjendet përreth ajrit. Ngarkimi elektrik nëpër çdo një pikë me ndarje rritet. Së bashku me jonin elektrik që del me ndarjen e pikave, në pjesët më të larta të mjegullës ku gjenden akuj të kristaltë me farkimin e të cilëve fitohet ngarkim i elektrikes pozitive, ngarkuesi negativ i elektrikes ndahet nga ajri dhe bën rritjen elektrikes në mjegull. Ashtu që vetëtima, shfaqet me formimin e përçuesit elektrikë nga vetë ngarkimi i sajë. Pamja e qiellit gjatë përplasjes së vetëtimës, rrugën që ndjekë gjatë tërë hedhjes së elektrikes bën shkak që papritmas të zbardhë dhe të bymej hapësirën. Ajetin që shqyrtuam: njohuria e drejtë, tërheqë vëmendjen për lidhjen mes shiut dhe vetëtimës, por njohurive të analizuar gabimisht në lidhje me ndezjen e mjegullave nuk ju dha vend. Sqarimet dhe njohurit që u dhanë në lidhje me shiun, seleksionimi i gabimit, si mundë të shpjegohet në kohën kur sqarimet e gabuara asnjëherë nuk e mashtruan njeriun me aftësitë e asaj periudhe e as botëkuptimi i rastit?

Ai është që u shfaq vetëtimën trishtuese (nga ndonjë fatkeqësi), por edhe shpresëdhënëse (për shi), dhe formulon re të dendura. Err-Rra’d 12.

Leave a Comment