Monday 12 November 2018

Rrugët e Plasaritura në Sipërfaqe të Tokës

This post is also available in: English, German, Arabic, Bosnian, Turkish

Edhe tokën që çahet për bimë. Tarik 12.
Një ajet më para se ky ( tarik 11), duke tërhequr vëmendjen në veçorit rikthyese të qiellit sinjalizon në përbërjet e panjohura për njerëzit që jetuan para 1400 viteve (këtë temë shqyrtuam kapitullin e 20). Me këtë ajet sinjalizohet në të vërtetat e pa njohura për njerëzit e periudhës kur shpallej Kurani. Sikurse ndodhi edhe pas shpalljes vitet e ardhshme nuk u zbuluan rrugët e plasarita (fay hatları) me këtë supozohej vetëm plasja e tokës, si dhe dalja e bimëve nga toka.
Pas luftës dytë Botërore shkencëtarët përshpejtuan hulumtimet e tyre nën dete që të gjejnë miniera të vlefshme dhe minerale. Në hulumtimet nën detare që u bënë në formë të papritur, u bë e qartë se sipërfaqja është përplot plasaritje. Këtyre plasjeve ju thuhet thyerje ose plasaritje. Me veçorit e qiellit që rikthen ujin në sipërfaqe, rikthimi në kozmos të rrezatimit të rrezikshëm (ajeti 11) sa është e rëndësishme kjo njohuri në lidhje me Botën tonë, po aq është e rëndësishme njohuria në lidhje me prezencën e këtyre rrugëve pëlcitëse dhe funksioni i këtyre rrugëve. Periudha prej luftës dytë Botërore e deri më sot, nëse krahasojmë periudhën prej kur është shpallë Kurani deri në ditët e sodit, do të kuptojmë vlerën e Kuranit në sinjalizimin e njohurive para 1400 viteve.

GJITHÇKA ËSHTË E LIDHUR MES VETE

Kurani sytë tonë duke i kthyer ka qielli dhe në sipërfaqe të tokës na e tërheqë vëmendjen në çdo përbërje të mrekullueshme, neve na nxitë të mësojmë fshehtësitë e hapësirës dhe diturit e saja.

Gjithçka
Afër apo larg
Është lidhur me njëra tjetrën
Fshehurazi, nga ana e një dore të pa vdekur
Edhe asnjë lule nuk mundë të bësh
Po mos luajtur edhe një yll nga vendi
Francis Thompson

Si qielli edhe sipërfaqja e tokës është e mbushur me fshehtësi të cilat duhen të zbulohen. Sinjalizimi i ajetit Kuranor deri në pikë të fundit është me rëndësi sjellja e një bashkëpunimi mes rrugicave të plasaritura dhe pjesës së dukshme të magmasë. Në formimin i formave të poshtme të oqeanit këto pëlcitje janë pronar i një roli të rëndësishëm përcaktues.
Këndvështrimi i pëlcitjes së sipërfaqes së tokës është me rëndësi për shkak njohurive në lidhje me përcaktimin e tërmetit dhe përshkrimin e ti. Tërmetet e mëdha vërehen gjatë brezave të thyer të cilët formohen në koren e tokës. Lëvizjet e ndryshme të shtresës në koren e tokës, në gjendje masive formon një shtypje të madhe në brezin e thyer, kështu që brezi i thyer në të dy anët bëhet si një shkëmb në formë të harkut. Pastaj në moment thyhet qëndrueshmëria e shkëmbit dhe kalon në lëvizje korja e tokës e cila është një gjendje masive e madhe, shkëmbinjtë e ashpër në gjendje të lirë dridhen si harku. Në realitet brezi thyer në koren e tokës edhe në tërmetet e fuqishme dridhet vetëm disa metra. Nga analizat e fundit mbi pëlcitjen e rruzullit të tokës punohet në drejtim të kuptohet se në cilët pjesë tërmeti do të jetë i rrezikshëm dhe ku do të hapë rrugë të reja, dhe ku ndihet nevoja për ndërtimin e shpive që do të jenë të qëndrueshme ndaj tërmetit.
Duke filluar nga sqarimet e Gronlandit pëlcitjet më të mëdha në rruzullin e tokës janë në veri të Oqeanit Atlantik, shtyhen nga veriu në jugë deri në Antarktikë. Vala e dytë e pëlcitjes e ndjekë Oqeanin e Madh, rrethin e Veriut dhe Jugut të Amerikës perëndimore. Kurse pëlcitja e tretë dhe më e rëndësishme përfshinë pjesën më të madhe të kontinentit, duke u zgjerua në Azinë Jugore nga pjesa e poshtme e Himalajës duke përfshirë edhe vendin tonë (Turqinë). Jashtë këtyre gjinden edhe plasje të shkurta.
Kurani sytë, njohurit dhe vëmendjen tonë; e orienton drejtë mësimit, hulumtimit dhe të kuptuarit. Nëse e lëmë shikimin e Kuranit si një libër që lexohet për të vdekurit dhe nëse në jetën tonë e bëjmë udhërrëfyes do të jetë e mundur që të arrimë të drejtën.
…Ne ty ta shpallëm librin sqarim për çdo send, udhëzim e mëshirë dhe myzhde për muslimanët. En-Nahl 89.

Leave a Comment