Thursday 22 August 2019

Qielli Është Ngritur Pa Shtylla

This post is also available in: English, German, Arabic, Bosnian, Turkish

All-llahu është Ai që ngriti qiejt pa ndonjë shtyllë… Err-Rr’ad 2

Kurani, ishte e pamundur të shqiptohet si e vërtetë shkencore në nivelin arsimorë të periudhës së Pejgamberit, por llogaritej si e vetmja mrekulli. Derisa orvateshim ti tregojmë disa mrekulli në librin tonë, më shumë i dhamë hapësirë asaj që është thënë 1400 vjet më herët, e me theks të veçantë asaj që mundë të kuptohet nga të vërtetat shkencore. Një ndër njohurit është shprehja e mësipërme Kuranore e cila në kohën e Pejgamberit me hulumtime dhe vështrime ishte rëndë të kuptohej. Por kjo e vërtet sikur edhe ne titujt e kaluar nuk është një fenomen i zbuluar në shekujt e fundit. Njerëzit shumë herët mësuan se qielli nuk është ngritur mbi shtylla. Por kur shpallej Kurani, nuk ekzistonte një bindje e tillë. Mirëpo pas shpalljes së Kuranit kishte njerëz që besonin se qielli është mbështetur në kodrat e vendosura në dy skajet e Botës.
Shembulli i İnxhilit të ri Amerikan në njërin nga botimet e vjetra daton se qielli me shtylla qëndron konstantë dhe i ngjanë një tasi të kthyer përmbi ( shih The New American can Bible, St Joseph’s Medium Size Edition, faq 4-5) İbni Abasi (vdiq 68 Hixhër / 687 Miladi), Muxhahid (100 Hixhër / 718 Miladi), İkrime (115 Hixhër / 733 Miladi) këto besojnë në ekzistimin e shtyllave që mbajnë qiellin në këmbë. Këto personalitete, duke u mbështetur në përcaktimin e pjesës së parë të ajetit Kuranor për pjesën e dukshme, mbrojnë tezën se ekzistojnë shtylla që mbajnë edhe hapësirën e pa dukshme qiellore.
Përkrahësit e mendimit se qielli është i mbështetur në maje të kodrave, u bënë shoqëri si Babilonasit që mbrojnë tezën e njëjtë. Njerëzit që jetuan në periudhën e Pejgamberit, se sipërfaqja tokësore është e rrumbullakët njëkohësisht kur të shkohet në dy drejtime të kundërta nuk e dinin se do të arieje në cakun e njëjtë. Për këtë shkak në periudhën e Pejgamberit zotimi se qielli është ngritur mbi shtylla apo jo, ishte një zotim i pa përcaktuar, i pa njohur dhe i pa vërtetuar. Në vetë kohën e tij një temë e pa njohur dhe e dyshuar, sqarimi më i drejt ishte se Kurani është një mrekulli. Pasi nuk u vërtetua kjo e vërtetë përcaktuese Kuranore në periudhën e Pejgamberit, ekzistimi i një ajetit të tillë Pejgamberit nuk i solli asnjë avancim. Meqë ky ajet ishte i pa vërtetuar, në saje të kësaj shprehje kundërshtimet ndaj Kuranit ishin plotësisht të mundshme.

Për zotimin e vazhdueshëm të tyre se Pejgamberi e shkroi Kuranin, përse në Kuran kalon një shprehje e tillë Pejgamberi në periudhën e tij nuk do të kishte mundur të sqaroj kundër këtyre opinioneve.
Për të kuptuar më mirë vlerën e stilit të Kuranit duhet në mënyrë iluzive të jetojmë në kohën e Pejgamberit, që tema të jetë e kapshme duhet të mundohemi ta kuptojmë logjikën e njeriut të asaj periudhe. Kurani u shpallë, në mesin e shumicës që nuk dinin shkrim lexim, kur nuk kishte aeroplan dhe vetura, as nuk dihej forma e botës e as nuk ekzistonte harta. Me këtë tablo të përkujtojmë zotimet e atyre që thoin se Kuranin e shkroi Pejgamberi apo njerëzit e kohës së tij. Sikur të ishim prezentë në kohën e shpalljes, me plotë bindje do të kuptonim mrekullitë e Kuranit për temën që shqyrton.

SI QËNDRON QIELLI?!

Njerëzimi mija vjet në historinë e Botës jetojë i pa informuar për kualitetin dhe vlerën e atmosferës, pa të cilat jeta nuk mundë të paramendohet. Si ndodhë që të gjitha grupet e gazrave me gjitha shtresat që njihen si Atmosferë të vinë në një cakë? Si mundë të jetë konstantë? Qielli të jetë një tavan mbrojtës (kapitulli. 19), me veçori për rrotullim (kapitulli. 20), i përbërë nga shtresat e ndryshme si dhe çdo njëra duke zbatuar funksionin e vetë (kapitulli. 17), njëkohësisht qëndrimi i qiellit pa asnjë shtyllë (kapitulli. 21) tregon madhështinë e artit të Allahut.
Nga një hulumtim i bërë në trupat qiellor sistemi diellor yni, tregon se në asnjë nga planetët tjera nuk ka kushte atmosferike për jetë.
Prezenca e atmosferës për rreth Botës tonë po edhe më e rëndësishme sigurimi i të gjitha mundësive për jetë; krijimi i një jete të sigurt; është një dëshmi e zgjedhur e Allahut që krijojë botën në të cilën ne gjendemi.
Në sipërfaqen e planetëve qiellore, molekulat e gazit që dalin në afërsi të planetëve lëvizin në mënyrë të shpejtë. Po sikur forca tërheqëse e planetit të ishte më e shpejtë se kjo, planeti molekulat e gazit do ti tërheqë dhe këto molekula do ti thithë. Por nëse molekulat e gazit lëvizin me një shpejtësi më të madhe dhe shpëtojnë nga kjo tërheqje, vazhdojnë udhëtimin në Kozmos. Si që shihet balancimi i formuar në lidhje me atmosferën, kjo del në shesh pas kalimit të disa proceseve në Botë. Edhe kjo e përcaktuar me fjalën e Kuranit “Ai e ngriti edhe qiellin dhe Ai vuri drejtësinë” (Err-Rrahman 7), pas formimit të qiellit dhe në lidhje me krijimin i një bilanci demonstron mrekullinë harmonizuese. Molekulat e gazit duke u procesua në formë atmosfere rreth Botës tonë dhe duke marrë një qëndrueshmëri bëjnë të mundur një balancim. Kjo baraspeshë, është gjendja stabile e molekulave të gazit që lëvizin shpejtë dhe tërhiqen nga rruzulli tokësor. Allahu duke ngritur qiellin pa shtylla solli një balancim sensitiv. Por nuk përfundon me kaq. Nuk mjafton vetëm balancimi por është e nevojshme edhe vazhdueshmëria. Derisa Allahu krijuar sipërfaqen e tokës dhe atmosferën për vazhdueshmëri e nevojshme të baraspeshës solli edhe balancimin e përhershëm. Me zhvillimin e shkencës mësuam rrëndësin e pandërprerë të balancimit, Kurani kështu potencon: All-llahu i mban qiejt dhe tokën që të mos zhduken. Fatir 41
Për këtë balancim nevojiten shumë fakte të sakta. Për shembull është e nevojshme saktësia e sipërfaqes së tokës sipas pozitës së diellit; sepse në bazë të këtij kalibrimi sillet baraspesha e temperaturës në sipërfaqen e tokës dhe ky gaz ndikon në lëvizjen e molekulave. Gjithashtu nga këndi i temperaturës homogjene është e rëndësishme shpejtësia e rrotullimi të tokës. Nëse shpejtohet rrotullimi shpërndahet Atmosfera, nëse ngadalësohet prishet homogjeni, sepse nga ana e tokës thithet Atmosfera. Për vazhdimësinë e Atmosferës edhe për dallim temperaturave ne vendet e ekuatorit dhe vendet polare, rol të veçantë luajnë vargmalet Alpe, Toros dhe Himalaje të cilët pengojnë rrjedhojën e temperaturave të rrezikshme që shfaqen. Vargmalet shërbejnë për mbrojtjen e bilancit bllokojnë erën në sipërfaqen e tokës, dhe njëkohësisht mbledhin të ftohtin nga disa vende të larta. Njëkohësisht i rëndësishëm është bashkimi i gazrave për vazhdueshmërinë e Atmosferës. P.sh në Atmosferë sa pak për qind dioksidkarbon gjendet, por mbulon tokën si jorgan gjatë natës dhe parandalon humbjen e nxehtësisë. Bën që temperatura të jetë e qëndrueshme në sipërfaqe, por edhe gjatë natës mos të humbë nxehtësinë.

Në prezencën e vargmaleve krijimi i dyoksid karbonit, pozicioni i Diellit nga madhësia e Tokës, shpejtimi i gazrave në Atmosferë nga balancimi i temperaturës në sipërfaqe dhe forma shumë precize e çdo një veçorie, është kalibrua në lidhje me njëra tjetrën dhe në saje të gjithë kësaj është bërë e mundur ngritja e qiellit pa shtylla. Gjitha këto krijime të hollësishme dhe shumë tjera në saje të Atmosferës që nuk mundemi ti cekim, me tërheqjen e Tokës pa mos u ngjitur, nga shpejtësia e vetë pa u shpërnda në Kozmos, qëndron mbi ne dhe e bënë që të na shërbejë.
Edhe kjo dëshmon me argumente për njerëzit e mençur. Err-Rr’ad 4.

Ekzistimi i qiellit në formë më mundshme për jetë,
Në saje të Krijuesit tonë i cili gjithçka e ka planifikuar në formë më të bukur.

Leave a Comment