Monday 18 November 2019

NUMRI ATOMIK I HEKURIT

This post is also available in: English, German, Kurdish, Turkish

Në Kuran gjenden shumë paralajmërime për karakteristikat kimike të hekurit. Së pari ta analizojmë ajetin e vetëm i cili flet për specifikat dhe rëndësinë e hekurit:
“Ne i çuam të dërguarit Tanë me prova të qarta dhe bashkë me ta zbritëm Librat (e shenjtë) dhe peshoren (e drejtësisë): që njerëzit të veprojnë drejt. Ne e zbritëm hekurin, në të cilin ka (material për) luftë të fuqishme dhe dobi (të tjera) për njerëzit.” (El-Hadid, 25)
Folja “inzal” që përmendet në Kuran, tregon zbritjen e diçkaje në Tokë që nuk është nga Toka. Me foljen “inzal” tregohet se një dukuri ose një entitet në Tokë është formuar duke falënderuar disa procese të caktuara jashtë Tokës. Temperatura fillestare në Tokë nuk ka qenë e përshtatshme për formimin e hekurit. Aq më shumë, as yjet me madhësi mesatare sikurse Dielli nuk kanë nxehtësi të mjaftueshme për prodhimin e hekurit. Për këtë arsye, hekuri nuk ka zbritur vetëm në Tokë, por edhe në sistemin diellor. Hekuri që për momentin ekziston në Tokë, në sistemin diellor ka zbritur prej yjeve me temperatura shumë të larta. Pra, fakti se Kurani duke folur për hekurin, e përdor foljen “inzal” (zbritur) me siguri paraqet fenomen shkencor.
Kurani na i paraqet fenomenet e tij matematikore duke aluduar në mënyra të ndryshme në numrin 26, pra numrin atomik të hekurit:
1. Në gjuhën arabe, secila shkronjë e ka vlerën e saj matematikore. (Në pjesën e librit në të cilin do të flasim për numrin 19, do ta sjellim tabelën e vlerës numerike të të gjitha shkronjave arabe). Vlera numerike e fjalës “hadid” (hekuri) është 26:

Ha 8
Da 4
Ja 10
Da 4
Gjithsejtë 26

2. Ajeti që flet për hekurin, është ajeti i 25 i sures “El-Hadid” (Hekuri). Nëse e llogarisim edhe besmelen në fillim të sures si ajet, atëherë ai është ajeti 26.
3. Emri i njëzet e gjashtë i Allahut që përmendet në këtë sure, po ashtu përmendet në këtë ajet (25). Numri atomik është veçoria më themelore e një elementi, ndërsa ai përcaktohet me protone si komponentë më themelore strukturale. Me 26 protonet e tij, hekuri ka numrin atomik 26. Prej fillimit të sures “El-Hadid” e deri në fund të ajetit në të cilin flitet për hekurin, fjala Allah që është fjala kryesore e Kuranit, përmendet 26 herë. Interesant apo jo?
Fjala Vlera matematike e kësaj fjale
Hekuri 26
Numri atomik i hekurit
Sa herë përmendet fjala Allah prej fillimit të sures Hadid e deri në fund të ajetit të saj të 25, ajetit të vetëm në të cilin flitet për veçoritë e hekurit 26

Leave a Comment