Wednesday 20 September 2017

NJERIU DHE NDOTJA E AMBIENTIT

This post is also available in: English, German, Arabic, Bosnian, Turkish

Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që të tërhiqen (nga të këqijat). Err-Rrum 41.

Njerëzia me vite të tëra paguan vlerën e dëmit që ia shkaktoi rrethit dhe natyrës. Ata që, me ambicie individuale, me dëshirë për fitim më të madh, me përtaci, dhe me pa përgjegjësi e dëmtuan natyrën duke ditur se edhe ato janë pjesë e kësaj natyre fshehën të vërtetën duke ditur se një ditë do të ju kthehen pasojat e saja. Vuajtjet e njerëzisë nga dëmi që ju bë rrethit me vite të tëra, themelimi i ekologjisë (në një pjesë më të rëndësishme) si shkencë llogaritet shumë e re. Pas viteve 1970 në Botë formohet një ndjeshmëri në një gradë të lartë në lidhje me ambientin tonë dhe kjo dukuri e ashtuquajtur shkenca natyrore apo ekologjia me një platformë shkencore filloi të trajtojë këtë çështje.
Në një vend dhe në një shekull askush nuk do të mundej të zotohej se do të kishte një shkencë rreth ambientit, thënia e Kuranit; nga shkaku i asaj që bën njerëzit me duart e tyre në tokë dhe në dete do të shfaqen çrregullime, ku pasojat e gjithë kësaj do ti shijojë njerëzia dhe se kjo është një këshillë mrekullueshme për të tërhequr vëmendjen në këtë temë. (Përkthimin e fjalës det në gjuhën Arabe është “bahr”. Me bazën e kësaj folje siç shprehet për detin, njëkohësisht shprehet në përgjithësi për gjithë ujërat si liqenet, lumenjtë etj.) Në ditë të sodit nëse çohemi të bëjmë harxhime të pahijshme në natyrë që nuk duhet të bëjmë atëherë duhet ta dimë se vlerën e kësaj një ditë do ta paguajmë. Gjithashtu mësojmë se dëmet që ia shkakton njeriu rrethit, bëhet shkaktarë për ndotjen e tokës dhe deteve në përgjithësi. Për këtë shkak askush në këtë temë nuk mundë të thotë “ Unë bëj atë që dëshirojë. Çdo kanxhë viret për këmbën e vetë.” Pasi që natyra ynë është një dhuratë e Zotit, është detyrë e përbashkët e njerëzisë që të ndalojnë dëmet që i shkaktohen natyrës.

DËMET QË I SHKAKTOHEN RRETHIT

Është reale të thuhet se ndotja më e madhe rrethit arriti në shekullin 19 duke ndikuar shumë Revolucioni Industrial. Por është gabim i madh të supozohet se kjo datë është fillimi i ndotjes së ambientit. Ndotja e ambientit ka ekzistuar nga shekujt e vjetër. Por vërtet shkenca rreth natyrës dhe formimi i një shkence ekologjike është e re. Konkretisht njeriu i cili me vetëdije ndezë male është një shembull për dëmin që me shekuj të tërë ia jep natyrës. Ndezja e maleve është pasoj e fillimit të sëmundjeve si sinusi dhe antrakoza ( nxirja e mushkërive të bardha) sëmundje që shekuj më parë shumë shpesh i kapte njerëzit. Por nuk besojmë se ata njerëz e kanë kuptuar shkakun e sëmundjeve nga dëmi që ia bënë natyrës me duart e tyre.
Po edhe në mesjetë kuptohet që problem i rëndësishëm ishte ndotja e ambientit. Në Angli njerëzit jashtëqitjen e hidhnin përpara shpive të veta kjo po aq problem i madh u bë që në vitin 1345 njerëzit që bëjnë një gjë të tillë tu pritet dënimi prej 2 shelin. Kurse në shekullin 12 në Francë Philippe Auguste u bë mreti i parë që dha urdhër të pastrohen mbeturinat e tmerrshme nga rrugët. Por nga ana e popullit hedhja e jashtëqitjes në burimet u ujit të pijshëm bëri që edhe uji të ndotet. Ligji i parë në lidhje me ndotjen e ambientit në vitin 1388 nga ana e Parlamentit Anglez u pranua. Në bazë të këtij ligji mbeturinat nuk do të hidhen në rrugë dhe në ujërat e rrjedhshëm. Ai që nuk do ta respektojë ligjin, vazhdimisht do të jetë i lajmëruar tek vulë dhënësi nga ana e ankuesve. Më në fund të kësaj ndotje të ambientit nga vetë dora e njeriut, dhe me të arriturit në një shkallë të pa rezistueshme, njerëzit të cilët e kuptuan se si mundë ta mbrojnë vetveten, formuan ligjin e parë shtetërorë për të cilin folëm më sipër.
Kurse me industrializimin në shekullin e 19 tabela që u shfaqë ishte e tmerrshme. Të gjithë zonat industriale me metalurgji dhe komplekse të hekurit dhe të çelikut e ndotin tokën, ujin dhe ajrin. Romanët e Charles Dickensit, dhe shkrimet e teoricienit komunist Friedrich Engelsit, janë dëshmitë më të njohura të librave më të njohur në lidhje me ndotjen e Londrës. Në vitin 1930 në luginën Mosa të Belgjikës nga ndotja e ambientit vdiqën 63 persona. Kurse në vitin 1952 në Londër katastrofa ishte edhe më e madhe. Nga vështirësitë e frymëmarrjes mbi 4000 persona vdiqën, si përfundim i shkatërrimit të ambientit njerëzorë.
Edhe sot gjendja nuk duket shumë e ndritshme. Ndoshta nuk haset kështu në vdekje masive grupore por në bazë të sqarimeve të Organizatës Shëndetësore Botërore mbi një miliardë njerëz janë nën rrezikun e drejtpërdrejtë nga ambienti i ndotur. Si përfundim i hedhjes në det të mbeturinave të mbledhura vite me radhë bile nuk është e mundur të definohet se sa dëm ka parë njerëzia nga kjo ndotje në të kaluarën. Gjithashtu edhe sot nuk është lënë krejtësisht praktika e mëhershme derdhja e mbeturinave në dete. Po edhe sikur vrasja e gjallesave në det, gjithashtu ndotja e detit hapë rrugën që këto gjallesa në trupin e tyre të tubojnë materie të dëmshme, përsëri dëmin e kësaj do ta pasojë njerëzia. Në ditë të sodit, pranohet se ndikimi i gjithë kësaj ndotje ndikon në sëmundjet e ngjashme si kanceri.
Si që shihet në historinë njerëzore armiku më i madh i njerëzisë është ndotja e ambientit. Në periudhën kur nuk ishte e formuar shkenca natyrore është shumë me rrëndësi tërheqja e vëmendjes në Kuran. Kurani, nuk është shkruar nën ndikimin e problemeve aktuale të vetëdijes shoqërore dhe të strukturës sociologjike, sikur librat tjerë të shkruar nga dora e njeriut. Ai është nga Zotëriu i gjitha kohërave dhe i gjithë njerëzve nga Allahu. Kështu që Kurani diturit e pa njohura në kohën e shpalljes, nivelin e njohurive të kaluara po edhe problemet e të ardhmes i transmeton.
Njëjtë sikur në shprehjen e përshtatshme të ajetit atë që njerëzia e bënë me duart e tij, vuan vetë nga ajo që e ka bërë me duart e tij. Ajeti, për atë që do të ju bjerë në mend njerëzve, rrëfen paralajmërimin për rregullimin e sjelljes së mëparshme. Atë që bëjmë me duart tona –si njerëz në përgjithësi- për të përmirësua sa ma shumë do të jemi të mbrojtur po në atë masë nga katastrofat që mundë të na godasin. Për këtë shkak jemi të mendimit se është shumë e qëllueshme në këtë formë edhe ne t’ju japim përkrahje institucioneve dhe personave që orvaten të sjellin një baraspeshë ekologjike.

Leave a Comment