Sunday 14 July 2019

Lajmet që Jep Tërmeti

This post is also available in: English, German, Arabic, Bosnian, Turkish

Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme, Dhe të nxjerrë toka atë që ka në brendinë e saj (barrën nga brenda), Dhe njeriu të thotë: “C’ka kjo (që bën këtë dridhje)?” Atë ditë ajo i rrëfen tregimet e veta, El-Zelzele 1 – 4.

Në gjuhën Arabe “zilzal” do me thënë tërmet, dridhje. Ajetet e shqyrtuar më sipër përmenden si ajetet apo “Sureja e (zilzal) Dridhjes”.
Ajeti i katërt sqaron lajmin për disa tema të pa njohura për njeriun edhe atë pas përfundimit të dridhjes. Në rast të një katastrofe të tmerrshme si tërmeti njeriut së pari i bjerë ndër mend humbja e jetës dhe pasurisë, sjellë frik të madhe dhe panik. Për këtë shkak pas ndodhjes së tërmetit njerëzit së pari dëshirojnë të jenë zotërues të njohurive në lidhje me disa tema, në shikim të parë njerëzve mundë t’u duket qesharake.

Me të vërtetë shumë kush lexon këto ajete dhe parashtron pyetjen “vallë Allahu çfarë ka për qëllim?”
Të kuptuarit e lidhjes mes tërmetit dhe informimi para ndodhjes si tij për njerëzit e shekullit të kaluar ishte mjaftë vështirë për tu kuptuar një lidhje e tillë. Në ditët e sodit dimë se jemi borxhli të tërmetit për shkak të njohurive që kemi në lidhje me shtresën nëntokësore. Drejtë pikës qendrore të sipërfaqes nga vendi ku gjendemi bile edhe më e shkurta rreze është mbi 6000 km. Ne nuk mundemi të arrimë në qendër nga shkaku i distancës dhe nxehtësisë që mbizotëron në këtë distancë. Tërmetet neve na mësojnë hapësirën e pa arritur të Botës tonë dhe na jep informata në lidhje me krijimin e sipërfaqes nga ana e Allahut. (lajmet për tërmetin e ditës së Kiametit, jashtë kësaj bile është e mundur që njeriu të merë informata në lidhje me atë që përmendëm. Nuk them për njohurit që kemi mësuar në ditët e sodit në saje të tërmetit që sinjalizon ajeti i lartcekur. Sipas këndvështrimit tonë ajeti shpjegon vetëm njërin nga shumë sinjalizimet.)

BARA E BRENDSHME

Është interesantë edhe ajeti i dytë i Sures së Dridhjes (Zilzal). Në këtë ajet shpjegohet hidhja bares së brendshme. Me vite njerëzit nuk kanë mundur të kuptojnë se çfarë donë të tregojë me shprehjen dalja në sipërfaqe e bares gjatë tërmetit. Për këtë shkak analizoheshe në këtë formë ringjallja e të vdekurve dhe dalja mbi tokë e thesarit nëntokësorë. Nga përfundimi i hulumtimeve të shekullit të fundit mësohet se në qendrën e tokës ka metale të rënda. Metalet e shkrira nëntokësore, mbi tokë janë më të dendur dhe më të rëndë. Nga shkaku se në tërmetet e shumëllojta materiet nëntokësore që dalin mbi tokë, me të vërtet janë hidhja e bares së brendshme jashtë. Në kohën kur jetoj Pejgamberi jonë asnjëri, nuk e dinte se brendësia e tokës është e formuar nga materiet e dendura dhe të rënda dhe në rast tërmeti e gjithë kjo del mbi sipërfaqe.
Po të gjendeshim në kohën kur jetojë Pejgamberi dhe të shihnim se si njerëzit e shpjegonin tërmetin, më mirë do të kuptonim orientimin e shprehjeve të mrekullueshme në lidhje me tërmetin që kalon në Kuran dhe rrëndësin e tij. Në atë kohë shumica e njerëzve besonin se Bota qëndron mbi ka dhe balenë dhe thonë se tërmeti formohet si rrjedhojë e dridhjes së bishtit të balenës (shembulli mundë të shihet në transmetimet e İbni Kethirit). Kurani në kohën e tij nuk mbrojti asnjë besim të gabuar por bëri shpjegime tejet të përparuara, tregon madhështinë dhe mrekullinë e Kuranit.
Me rritjen e njohurive rreth Kuranit apo rreth Universit, më mirë do të kuptojmë se sa i bukur është arti i Allahut dhe feja e tij.
…Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?” Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim. Ez-Zumer 9.

Leave a Comment