Monday 10 December 2018

KRIJIMI NGA ESENCA DHE GJINIA E FËMIJËS

This post is also available in: English, German, Arabic, Bosnian, Kurdish, Turkish

Pastaj bëri që pasardhësit e tij të rrjedhin prej një pike uji të dobët. Es-Sexhdeh 8.

Dy kapituj më parë (kapitulli 46) vërejtëm se tërhiqej vëmendja në krijimin e njeriut nga esenca e tokës (23-Surja Muminun ajeti 12). Fjalën “sylale” që kalojë te ajeti që shqyrtuam në këtë kapitull po e njëjta fjalë kalon edhe te Surja Sexhde ajeti 8, kësaj radhe thekson krijimin e njeriut prej esencës së spermës. Do të thotë sikur që njeriu është krijua nga esenca e tokës së përcaktuar, edhe në fazën e menysë; jo në formë të rastësishme nga sperma, por u krijua nga esenca e përcaktuar e spermës. Shkurtimisht me fjalën “nutfe” duke tërhequr vëmendjen në krijimin nga pjesa më e vogël e spermës, me fjalën “sulale” tërheqë vëmendjen në krijimin nga esenca e përcaktuar e spermës.
Me të vërtet sperma, siç përmendëm më herët është edhe pjesë e spermës, po edhe materie e pa përpunuar elementare e menysë. Kurse brenda spermës atë që e pllenon vezori, është një pjesë mjaftë e vogël që mund të themi një në qindra milionë, po edhe në këtë largësi për notim është notuesi më i suksesshëm që arrin në cakun kryesorë duke i kaluar gjithë tjerët. Përfundimisht, edhe ne jemi sperma më e suksesshme. Çdo njeri që ekziston në jetën e tij hapat e parë i ka bërë në garën e notimit duke i kaluar me qindra mijë. Ekzistenca është e lidhur me përfundimi e kësaj gare të vështirë si i pari. Në bazë të asaj se ne jemi lexuesit e parë të kësaj shkrese, do të thotë në këtë moment të gjithë ne jemi fitues të një gare që kemi lënë pas neve me qindra mijë po sikur vetëm një herë në jetë të numëroheshe. Të gjithë ne jemi “sylale”; jemi një esencë e zgjedhur, ekzistojmë në saje të një sperme të zgjedhur. Për ata të cilët e shfrytëzojnë mendjen në gjitha këto formime ka shumë mësim!

Ne u kemi krijuar juve, e përse nuk pranoni (ringjalljen)?
A më tregoni për farën që e derdhni,
A ju e krijoni atë, apo Ne jemi që e krijojmë? El- Wakia’h 57-8-9.

PËRCAKTIMI I GJINISË

Dhe Ai është që krijoi llojet – mashkullin dhe femrën.
Nga pika e farës që hidhet. En-Nexhm 45-6.
Në kohën e sodit jemi dëshmitarë të meshkujve apo familjes së meshkujve në qortimin e grave për shkak mos lindjes fëmijë mashkull. Kjo ndodhi është një përfundim i njohurive të gabuara të atyre që mendojnë se gratë, përcaktojnë gjininë e fëmijëve. Gjatë tërë historisë po edhe tash vazhdon kjo tezë e gabuar në lidhje më formimin e gjinisë së fëmijës nga nëna. Edhe pse shkenca përreth u ka mundua që populli mos të bie në kësi lloj gabime, edhe ata deri në ditët e sodit kanë menduar se formimi i gjinisë së fëmijës vjen me ndihmën e barabartë të vezorit që vjen nga nëna dhe spermatozoidit që vjen nga baba. Kjo është një njohuri që është zbuluar në një kohë të re nga shkencat e ambientit se gjinia e fëmijës përcaktohet nga sperma.
Hadithi i përshtatur tek një libër që u shkrua dy shekuj pas vdekjes së Pejgamberit tonë, tregon për njerëzit që jetuan në atë periudhë se si e kuptonin përcaktimin gjinisë. Hadisi i përshtatur është kështu: “Uji i mashkullit është i bardhë. Kurse uji femrës është i verdhë. Që të dy përzien dhe sperma e mashkullit nëse vinë në epërsi nga ajo e femrës fëmija do të jetë mashkull. Njëkohësisht sperma e femrës nëse është në epërsi nga ajo e mashkullit fëmija do të jetë femër.” Siç shihet se në periudhën kur jetojë Pejgamberi, nuk dihej përcaktimi i gjinisë së fëmijës.
Për këtë shkak Kurani pas përcaktimit të krijimit të gjinisë së njeriut, është në sasi të mrekullisë sinjalizuese të ajetit që ndërlidhet me një spermë që vinë nga menyja e mashkullit vetëm për krijimin e gjinive.
Shifra gjenetike e njeriut, është që në çdo një qelizë të ketë 46 copë kromozome. Nga këto kromozome dy janë kromozomet e gjinisë. Kromozomet tek mashkulli përshkruhen si XY, kurse kromozomet tek femra përshkruhen me XX. Gjatë pllenimit të vezorit tek femrat kromozomi ndahet në dy dhe çdo njëri mbanë kromozomin X. Kurse tek sperma e mashkullit dikush mbanë kromozomin X e dikush kromozomin Y. Nëse Kromozomi X i mashkullit bashkohet me kromozomin X femër fëmija është femër, e nëse bashkohet Kromozomi Y i mashkullit me kromozomin X të femrës fëmija është mashkull. Kështu që çështja e mashkull dhe femër është e lidhur me ardhjen e X dhe Y nga sperma plotësisht. Në lidhje me këtë vazhdojnë punimet biologjike. Në vitin 1990 u gjet proteina SRY mbi kromozomin Y dhe në lidhje me këtë temë u zgjeruan njohurit.
Në njohurit që sinjalizoi Kurani para 1400 viteve në një periudhë mjaftë të afërt nuk dihej. Historia është e mbushur me ndodhi të ngjashme me Henryun e 8 i cili e ndau gruan e tij Catherinën pasi ia lindi një fëmijë femër. Kurani siç sinjalizon në këtë njohuri si mrekulli mbanë së bashku edhe ironinë. Me shekuj femrat, janë qortuar për shkak të gjinisë së fëmijëve. Zbulimi shkencorë e shfaqi mrekullinë haptazi, po edhe shpalosi para syve dhunën që iu bëhej femrave pa kurrfarë arsye logjike.

QËNDRUESHMËRIA E MITRËS SË NËNËS
A nuk u kemi krijuar juve nga një lëng i dobët?
Dhe atë e vendosëm në një vend të sigurt.
Për deri në një kohë të caktuar. El – Murselat 20-1-2.
Ajeti 21 sinjalizon në strukturën e shëndoshë, të qëndrueshme të mitrës së nënës. Mitra, është e vendosur në një vend shumë të sigurt gjendet në mes të hapësirës së legenit kimik të gruas. Mashkulli nuk ka një organ që do ti ngjasonte. Mitra është një organ me brendësi të zbrazët, e përbërë nga muskujt dhe përmban një mur të sigurt. Ka formë të dardhës. Tek gruaja e rritur kjo ka gjatësinë tetë, gjerësinë pesë, lartësinë dy e gjysmë centimetra. Mitra që është një zbrazëti e vogël, zgjerohet shumë ka fundi i shtatzënisë. Jashtë shtatzënisë pesha e mitrës është pesëdhjetë gramë. Kurse në fund të shtatzënisë e kalon një mijë gramin. Në bazë të vendit të fëmijës mundë të del deri në pesë mijë gramë. Kurse kjo tregon rritjen e peshës së mitrës deri në njëqind shkallë.
Mitra është organ i vetëm në trupin e njeriut që rritet kaq shpejtë, dhe po aq shpejtë tregon aftësitë e ndryshimit. Mitra me muskujt e trashë dhe të shpeshtë, me një krijim specifik rritjen e fëmijës prej disa centimetrave e më shumë e mbron nga negativat dhe sulmet që vinë nga jashtë. Njeriu në saje të një mitre kaq të sigurt, si në fazën më të dobët, pa mos e asgjësuar jetën vazhdon mundë të vazhdojë jetën. Për embrionin ka qenë dhe do të jetë vendi më i sigurt dhe më i përshtatshëm është mitra. Hulumtimi jonë në krijimin e një mitre të sigurt sikur që na e tërheqë vëmendjen në Kuranë, nga faza e parë e krijimit e më tej është një dëshmi që gjithçka e ka kalibrua Allahu dashamirës.

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! El- Fatiha 1.

Leave a Comment