Saturday 22 July 2017

KRIJIMI NËPËR TRE ERRËSIRA

This post is also available in: English, German, Arabic, Bosnian, Kurdish, Turkish

…Ai u krijon juve në barqet e nënave tuaja, krijim (etapë) pas krijimi në tri errësira.. Ez-Zumer 6.

Foshnja e pa lindur në barkun e nënës është një pasuri shumë e ndjeshme. Po mos të kishte një mbrojtje të tillë foshnja; të nxehti, të ftohti, ndryshimi i temperaturës, sulmet, lëvizjet e shpejta të nënës ose do të vështirësojnë gjendjen e foshnjës, ose do të mbytnin foshnjën e pa lindur. 3 zona në barkun e nënës e mbrojnë fëmijën nga rreziqet e jashtme. Këto zona janë:
1- Muri i barkut
2- Muri i mitrës
3- Qesja amnion

Në shekullin e 7 kur u shpallë Kurani njerëzit nuk kishin njohuri për qesen amnion. Po në atë kohë si mundë të sqarohet sinjalizimi i Kuranit në tre errësira në barkun e nënës? Pa dyshim se kjo shprehje nuk kishte mundësi të sqarohet me nivelin e njohurive të periudhës kur shpallej Kurani. Foshnja nën mbrojtjen e tre shtresave e vazhdon zhvillimin ngadalë në një vend.
Qesja amnion është e mbushur me një lëngë të rrjedhshëm dhe të pastër. Ky lëngë është si një jastëk mbrojtës që thithë të gjitha dridhjet, pengon ngjitjen e embrionit në membranën e amnionit dhe i mundëson foshnjës sillje të rehatshme në mitrën e nënës. Po sikur foshnja në saje të këtij lëngu të mos mundej me lëvizë, do të mbetej e shkatërruar si një copë mishi, për atë që do të qëndronte me muaj në të njëjtën anë do të shfaqeshin shumë komplekse dhe plagët do ta mbulonin trupin. Në çdo anë të foshnjës është e rëndësishme edhe temperatura e barabartë. Në saje të lëngut që ndanë temperaturë të barabartë sado që të jetë temperatura për jashtë ai në çdo anë ka temperaturë prej 31°C. Krijuesi ynë gjithçka në çdo fazë e ka kalibrua në formë precize, i ka plotësuar të gjitha nevojat tona në brendësin e errësirës, e ka mbrojtur trupin tonë nga dëmet e botës së jashtme.

KALIMI NGA KRIJIMI NË KRIJIM
Ajeti bënë fjalë për 3 faza të ndryshme që kemi kaluar gjatë krijimit në barkun e nënës apo po ka edhe të atillë që mendojnë se ajeti sinjalizon në 3 faza të krijimit të ndryshëm. Në bazë të kësaj 3 errësira janë këto:
1. zorra fallop: Pas përzierjes së spermës me vezorin vazhdon nëpër zorrën fallop. Gjatë notimit nëpër zorrën fallop qeliza e pllenuar shpërndahet.
2. zona tek muri i mitrës: Kjo është zona që e kemi përpunuar në kapitullin 51 faza e kaluar (alaka) duke qëndruar varur.
3. Qesja amnion: është një qese e mbushur përplot me lëngë specifik për rreth foshnjës. Pjesën më të madhe të zhvillimit e kalon këtu.

Në pamje nga jashtë mendohet se nuk ka vend të ndryshëm në këtë errësirë. Po sikur të ishte e mundur të bëhemi sa një qelizë e vogël dhe të shëtitshim nëpër të, do të vështronim se për çfarë vende të ndryshme bëhet fjalë. Vendi i parë i errët, na përkujton në një errësirë të madhe në bazë të qelizës. Kurse vendi i dytë i errët është një mal i errët pa drita. Kurse vendi i tretë i errët na përkujton në thellësinë e detit pa drita.
Foshnja zhvillimin më të madh e kalon në qesen e brendshme amnion.

Siç shihet errësira sikur shtresa njëra me tjetrën siç është vendi i errët tre katesh, edhe vendi është tre llojesh që kalon nëpër errësirë. Vetëm Allahu e dinë se çka sinjalizon ajeti njërën nga këto dy sqarime apo që të dytë. Është interesantë hulumtimet shkencorë në të gjitha librat u ndanë në 3 fazat e kaluara në zhvillimin tek vendet e errëta. Këto tre faza janë:
1. Faza pre-embrional: Kjo fazë përkujtohet si tremestër i parë. Qelizat derisa po ndahen në 3 shtresa organizohen në atë formë, kjo përfshinë dy javët e para.
2. Faza embrional: Qelizat nga shtresat e organeve themelore fillojnë të dalin në shesh. Përkujtohet si tremestër i dytë. Përfshinë periudhën mes javës së dytë dhe të tetë.
3. Faza fetal: Në këtë fazë qartësohet fytyra, duart, këmbët, shfaqet pamja e jashtme e njeriut. Përkujtohet si tremestër i tretë. Është etapa prej javës së tetë e deri në lindje.

Si që ilustrohet në ajetin krijimi ynë, bëhet duke kaluar nga një fazë e krijimit në tjetrën fazë. Veçoria e përbashkët ne çdo njërën prej fazave është dukja e dëshmive të krijimit.
Atë njohuri që pamë nga libri ynë në kapitujt e fundit në lidhje me embrionologjinë ka arritur në shekullin e fundit. Këto njohuri para Kuranit dhe një mijë vjet pas shpalljes së Kuranit, jashtë Kuranit këto njohuri nuk mund ti takoni. Kurani, na e ka tërhequr vërejtjen në krijimin e përzier të spermës tonë, po edhe në krijimin tonë nga një pjesë e vogël e spermës. Kurani, ka cekur emra të shpikur nga gjendja që merr embrioni në zhvillimin tek mitra e nënës: si (alaka) që qëndron varur, dhe si (mudga) një mish i përtypur. Kështu që Kurani, ka formuar një terminologji që del nga gjendja që merr foshnja. Prapë nuk ka dal tjetër jashtë Kuranit që së pari ka sqarua krijimin e eshtrave dhe të muskujve. Njëkohësisht në periudhën prej një mijë vjetësh nuk mund të takosh libër në përjashtim të Kuranit që tërheq vëmendjen në errësirat e ndryshme të krijimit.
Për të plasuar një njohuri shkencore para se gjithash duhet një infrastrukturë shkencore. Mbi një strukturë që ekziston përvetësohen njohuri të reja. Gjithashtu për njohuri shkencore të këtij lloji ka nevojë për mikroskopë po edhe migro kamera. Në periudhën kur shpallej Kurani askush nuk mund të zotohet se kishte një infrastrukturë shkencore, e as mikroskop, e as migro kamerë. Po edhe nuk mundë të del njeri me ndërgjegje e të thotë se është qëlluar me tahminë rastësisht kjo njohuri.
Vërtet, Ne e krijuam njerin në formën më të bukur.
Pastaj e zbritëm atë në më të ultin e të ultëve. Et-Tin 4 – 5.

Njeriu, është krijua në formë më të bukur, me një planë shumë precizë, duke sjellë shumë fazë njëra pas tjetrës. Harresa e krijimit të përkryer të Allahut, supozimi se trupi është vepër e tij, mos njohja e Krijuesit të trupit, nëse është njëri që bënë protesta dhe mosmirënjohës po edhe në të kundërtën e krijimit të tij, ai nuk mund të shpëtoj nga poshtërimi.

A mos u krijuam prej kurrgjësë, apo ata vetë janë krijues? Et – Tur 35.

Leave a Comment