Saturday 22 July 2017

JEMI KRIJUAR PREJ ASGJËJE

This post is also available in: English, German, Arabic, Bosnian, Turkish

JEMI KRIJUAR PREJ ASGJËJE

Ai është shpikës i qiejve e i tokës (pa kurrfarë modeli të mëparshëm) e kur dëshiron diçka, ai vetëm i thotë: “Bëhu!” në atë moment bëhet.

El-Bekare 117

Fjala “ibda” që përmendet në këtë ajet ka kuptimin se një gjë, jo prej ndonjë gjëje tjetër, por është krëjuar prej mungese. Gjithastu sipas kuptimeve të kësaj fjale nuk ka kuptimin e krijimit sipas ndonjë gjëje apo ndonjë shembulli por ka kuptimin e krijimit pa patur ndonjë shembulli apo ngjajshmërie tjetër. Mrekullia e madhe e krijimtarisë është që të gjithë konceptet që ekzëstojnë janë të krijuar prej mungese. Shembull ti paramendojmë ngjyrat që ekzistojnë. Asnjëri nuk mund të paramendon një ngjyre që nuk e ka pare a as që nuk mund të shpikim ndonjë të re. Përkrah asaj që i dijmë ngjyrat që ekzistojnë, nuk mund të krijojmë një ngjyrë të re. Ndërsa All-llahu gjitha ngjyrat, konceptin e ngjyrës edhe kur nuk ka ekzistuar ngjyra dhe gjithsinë që përfshin çdo gjë ka krijuar prej mungese. Sa fuqi e madhe dhe sa art i bukur është ajo kur të krijohet një koncept dhe llojllojshmëria në brendinë e tij pa ekzistuar fare…

Ateistet, ata të cilëet mohojnë ekzistencën e All-llahut, phojnë se materija ekziston prej një kohe pa kufi më pare, se materija nuk ka fillim dhe se gjithçka që ekziston është rezultat koincidence. Sipas kësaj pikëpamjeje materija nuk është e krijuar por ajo gjithë ka ekzistuar. Filozofi ateist Georges Politzer në librin e tij “Parimet Filluese të Filozofisë” potencon: Gjithësia nuk është një gjë e krijuar. Po të kishte qen e krijuar, në atë rast Gjithësia do të krijohej në një çast të caktuar nga ana e Zotit dhe se duhet të krijohej prej mungese. Për të pranuar krijimtarinë, para se gjithash duhet pranuar faktin e çastit kur nuk ka ekzistuar gjithësia, dhe pastaj duhet pranuar faktin se ka dalur ndonjë gjë prej asgjëje (mungese).

Ateizmi ka kuptimin e mohimit të ekzistencës së Zotit, materijalizmi ka kuptimin e të mbështeturit në materie, porn ë shumë raste të dy fjalet përdoren në vend të njëra tjetrës. Sepse ateistët të cilat mohojnë ekzistencën e All-llahut, me faktin që pranojnë pakufishmërinë (pafundshmërinë) e materies automatikisht bëhen edhe materijalistë. Ateistet nuk mund ti shmangen prnimit se materija nuk është e krijuar dhe se ekziston prej kohës pa fillim. Deri sa disa filozof të Greqisë antike në ndonëse kanë pranuar ekzistencën e Zotit nuk kan lënë ndonjë shpjegim për krijimin e materies. Nëse çdo ateist është drejpërdrejt materialist nuk don të thotë se edhe ëdo materialist është drejtpërdrejt ateist.

Rrënjët e mbrojtjës të faktit të ekzistencës së All-llahut bashkë me faktin se materija është e krijuar janë të bazuara në fetë me një Zot. Gjithë fetë me një Zot haptazi mbrojnë edhe faktin e ekzistencës të All-llahut edhe se materija është e krijuar nga ana e All-llahut. Kështu që krijimi i materies vjen në pozitë të tillë saqë; dëshmia që materija është e krijuar ashtu si që është edhe dëshmi se All-llahu ekziston, në të njejtën kohë është edhe dëshmi se Judaizmi, Krishterizmi dhe Islami janë fe të dërguar nga ana e All-llahut.

Edhe në ditën e sotshme disa njerëz mund ti besojnë diellit, hënës dhe zjarrit. Këta njerëz vazhdojnë të besojnë kështu edhe pa pasur ndonjë bazë racionale, shkencore apo filiozofike për këtë. Nuk ka dobi prej sqarimeve racionale, logjike dhe shkencore kundër ketyre feve që nuk e pranojn si kriter mendjen, logjiken ose shkencën. Këta njerëz kan nevojë për sqarime me paragjykime shkelëse dhe me obsesione shkatërruese. Këtu shohim se tre pohime të ndryshme në historinë njerëzore pretendojnë pajtimin racional dhe shkencor. Këto pohime së paku pretendojnë se mendjen, logjiken dhe shkencen kanë për kriter. Për këtë arsye në këtë libër mundohemi të sqarojmë se cila nga këto mendime është e saktë. Këto tre pohime janë:

1)Besimi në një Zot: Ekziston vetëm një Zot. Ai është që e ka krijuar materien, këtë gjithësi madhështore dhe gjithçka që është e gjallë dhe jo e gjallë.

2)Materijalizmi Ateist: Materija ekziston prej kohës pa fillim. Gjithçka ndodh me ardhjen e rastësive të një pas njëshme nga kjo materie.

3)Agnostisizëm, Skepticizëm: Nuk e dijmë se cila nga këto dy pohime është e saktë. Që të dyja mund të jenë të sakta.

Në të vërtetë janë dy zgjedhje. E treta është më shumë shpreh se si mund që të dy pohimet të jen të saktë se sa një pohim i tretë. Pohimi i anëtarëve të kësaj zgjedhjeje është se nuk mund të kuptohet se materija dhe krijesat tjera a janë me të vërtetë të krijuar apo jo. P.sh David Hume (1711-1776) në veprën e tij “Dialoge mbi Fenë Natyrale” duke krahasuar fjalët e Cleanthesit dhe Philos shprehen qasje agnostike në fjalët e Philos. Gjithashtu edhe Kanti (1724-1804) në veprën e tij “Kritika e Mendjes Naive” ka shprehur se nuk mund ta dijmë se a është e krijuar materija apo jo dhe se a është I krijuar njeriu apo jo. (Ndonëse mendimet e Kantit ishin agnostike, Kanti ka besuar në Zot. Në dialogun e Hume-it diskutohet tema se cili karakter reflekton pohimet e Hume-it.)

BIG BANGI I BËN TË PAVLEFSHME EDHE

ATEIZMIN EDHE AGNOSTICIZMIN

Qasja agnostike është pohimi që thotë “ne këtë nuk mund ta kuptojmë”. Nëse konfirmohet teza “materija ka fillim”, ashtu si që kundërshtohet teza “materija nuk ka fillim” po ashtu bie edhe teza që thotë “nuk mund ta kuptojmë se a ka materija fillim apo jo”. Kështu që dëshmia për materien se ka fillim është një goditje për ateizmin si dhe për agnosticizmin (skepticizmit, të panjohurisë). Me shpalosjen e faktit se materija ka fillim dhe është e krijuar në fakt ateistet duhet hequr dorë nga mosbesimi gjegjësisht agnostikët nga skepticizmi. Nëse ju kujtohet shprehja e ajetit 30 të sures Enbija, parashtrohet pyetja “akoma nuk do të besojnë?”. Në një ajet që përshkruhet Big-Bangi, kjo shprehje në fakt është shenjë se shumë ateistë dhe agnostikë nuk do ta bëjnë atë që duhet. Por tani kuptohet se skepticizmi i agnostikëve nuk dallohet nga një Hindus që adhuron lopën gjegjësisht mohimi i ateistëve nga një adhurues i zjarrit, dmth filozofinë e tyre e kanë të themeluar vetëm më mashtrim, pa çfarëdo dëshmie, logjike dhe janë joshkencore dhe të paarsyeshme. Tani pohimet racionale dhe shkencore të ateistëve dhe agnostikëve kanë rënë në ujë. Edhe atë duke filluar prej fazes së krijimit të materies… (Më vonë duke shqyrtuar ajetet e mrekullueshme të Kur’an-it, do të shohim se në Gjithësinë, në krijesat dhe gjallesat brenda Gjithësisë mbisundon një krijim i vetëdijshëm dhe se mbrojtja e të kundërtës, agnosticizmit, dyshimi i skepticizmit janë mashtrime të kota.)

Disa shkencëtarë materijalist pas dëshmimit të Big-bangit kanë qenë të detyruar të pranojnë krijimin. Për shembull fizikani materijalist anglez H.P. Lipson kështu ka shprehur se si kanë qenë të detyruar ta pranojnë teorinë Big-Bang: “unë mendoj se, duhet të jemi akoma më të avancuar dhe duhet konfirmuar se shpjegimi i vetëm është krijimi. Jam i vetëdijshëm se kjo është jashtëzakonisht e neveritshme për shumë fëzikan duke përfshirë edhe veten, por nëse dëshmitë eksperimentale mbështetin një teori, nuk duhet refuzuar këtë teori vetëm se nuk na pëlqen.”

PARA BIG BANG-IT

David Darlingu në fillim të librit të tij “Deep Time (Kohë e Thellë)” duke e sqaruar kohën para Big-Bangit kështu e përshkruan atë: “Nuk ekzistonte koha, nuk ekzistonte hapësira… Nuk ishin as materija e as energjija… Nuk kishte asgjë… Nuk ekzistonte asnjë pikë ose zbrazëtirë më e vogël. Prej kësaj mungese u shfaq një gurgullimë e vogël, jashtëzakonisht e vogël… Një e dridhur e vogël… Një valë e lehtë, pak si vorbull… U hap mbulesa e kësaj kutie kozmike dhe ndër atë janë paraqitur filizet e mrekullisë së krijimit…”

Gerrit L. Vershuur nga Universiteti I Colorados në liprin e tij “Starscapes” kështu e shpreh se si teza e fesë del më e drejtë kundër tezave tjera: “Teorija e Big-Bangit tregon pajtueshmëri me të vërtetën e besimeve fetare që thotë se Bota dhe qielli janë të krijuara. Kjo rezulton me befasinë se feja me astrominë janë bashkë.”

Është kuptuar se Koha ekziston sipas materies dhe lëvizjet e saj. Sipas asaj që as nuk diskutohet tema e materies dhe të lëvizjës saj para Big-Bangit, nuk diskutohet as tema e kohës para Big-Bangit. Edhe materija edhe koha janë të krijuara bashkë me Big-Bangin. Sidoqoftë çdonjëra prej këtyre është e varur nga tjetra. Roger Penrose nga Universiteti Oxford në punimet e tij me Stephen Hawking kanë dëshmuar edhe matematikisht se koha ka filluar bashkë me fillimin e Gjithësisë (Universit). Teorija e Big-Bangit, ateistëve ua ka dëshmuar deh çastin që vet ata e paraqesin duke thënë “po të ishte Gjithësia e krijuar do të ishte e nevojshme që të ket fillimin e saj”. Shkurtimisht ateizmi është shembur në platformën e shkencës, logjikës dhe mendjes por vazhdon në mbështetjën e kokëfortësisë, mashtrimit dhe këndshmërisë.

Nëse janë dy vetëm teza, në pikëpamjen e rregullave themelore të logjikës, do të thotë se dëshmia se njëra tezë është gabim verifikon saktësinë e së tjetrës. Me mposhtjen e tezës së atistëve se materija egziston prej kohës pa fillim, automatikisht bëhet I vlefshëm fakti se materija është e krijuar, kështu që bëhet e qartë se edhe ateistet edhe ata që thojnë se kjo temë nuk mund të zgjidhet janë në gabim. Mohimi I krijimit në krahasim me këto dëshmi të qarta është kokëfortësi dhe është persekutim.

Por jo ai është plot argumente të qarta në zenrat e atyre që u është dhënë dituria, e argumentet Tona nuk i mohon kush pos të shfrenuarëve.

Sureja Ankebut 49

MËSIMET E BIG BANGIT

Big Bangi para se gjithash na mësoi se Gjithësia dhe koha kanë fillim, se materija nuk ekziston prej kohës pa fillim dhe se materija është e krijuar. Kështu është kalbur idea e ateistëve që mbrojnë gjtaë historisë se Gjithësia ekziston prej kohës pa fillim.

Big Bangi si që e tregoi veten se është krijues i Gjithësisë, poashtu e tregoi edhe gabueshmërinë e ideve primitive si kërkimi i krijuesit të Gjithësisë brenda Gjithësisë, si shpërndarja e të diellit, hënës apo kodrës së Gjithësisë me zotra të ndryshëm. Kushdo që e krijoi kombinimin e parë me Big Bangin, kuptohet se ai është që krijoi gjithçka dhe se Gjithësinë nuk e sundojnë fuqi të ndryshëm por atë e sundon vetëm një fuqi. Gjithësia ka filluar prej një pike të vetme, kushdo që është pronari i asaj pike, Ai është edhe pronari i njeriut, lumenjëve, yjeve, fluturave, i supernovave, i ngjyrave, i dhimbjes, i lumturisë, i muzikës dhe i estetikës, sipas ndarjës në “një” pronari i asaj “një” është pronar edhe I gjithçkaje.

Materija që idolizohet me Big Bang, kuptohet se edhe e gjith materija e Gjithësisë ka në fillim ka qenë e pavlefshme sa një pike. Kështu që ata që shohin daljen njerëyve, kafshëve, bimëve, Gjithësisë me ngjyrat e saj të mrekullueshme, kuptojnë se aftësia nuk është tek kjo pika por është tek Krijuesi I kësaj pike. Mbyllni sytë dhe mendoni mungesën e cila nuk e strehon as errësirën, pastaj pemët në rrethin tuaj, detërat, qiellin, dukjen tauj në pasqyre, ushqimet, veprat artistike. Si mund gjithë këto vepra të mrekullueshme të dalin nga errësira, nga një pike të vetme në mungesë? Për ata që mendojnë mirë, krijimtaria e tregon vetën edhe me hollësinë matematikore edhe me estetikën e vet artistike. Shpejtësia e zygjërimit të Gjithësisë është në aq pikë kritike sa që; norma e kësaj një sekondë pas Big Bangit sipas një shkencëtari: “Edhe po të ishte më e vogël një milion herë një në një milion,Gjithësia do të kolapsonte në vete para se të arrij në gjendjen e sotshme, prap do të shëndrohej në pikë të vetme.” Edhe po të ishte sasia e e materijes së Gjithësisë pak më pak, Gjithësia do të shpërbëhej në një mënyrë që nuk do të formoheshin planetët. Fuqia, që është aplikuar në copëzimin e kombinimit të vetëm në momentin e krijimit të parë, edhe është shumë I madh poashtu edhe është dizajnuar hollësisht. Në të njëjtën mënyrë edhe sasia e materies që është formuar është dizajnuar me një hollësie të madhe. Si që duket gjëthçka është krijuar me një hollësie të madhe nga ana e Krijuesit tonë sipas një qëllimit në stilin që Gjithësia jonë të ekzistojë. Gjithë këto formime shfaqin pakufishmërinë të fuqisë së Krijuesit tonë, se gjithëçka ka planifikuar me detaje më të hollësishme, se ka formuar gjithçka në një mënyrë të mrekullueshme për ata sy që janë verbuar nga kokëfortësia. Gjithashtu kto formime shfaqin faktin se; nuk ekziston koncepti I vështirësisë për Krijuesin e Gjithësisë, gjithçka bëhet me dëshirën e tij, mjafton që ai të thotë “Bëhu”.

 


Comments are closed.