Thursday 21 November 2019

IZOTOPET E HEKURIT

This post is also available in: English, German, Turkish

Sikurse që është i koduar numri atomik (numri i protoneve) i hekurit në ajetin 25 të sures së Kuranit “El-Hadid” e cila flet për hekurin, po ashtu në këtë sure gjendet edhe aluzioni në izotopet e hekurit:
1. Vlera matematike e fjalës el-hadid që vjen me kuptimin e hekurit të caktuar, arrin 57. “El” është nyja e shquar në gjuhën arabe, njëjtë sikur “the” që është në gjuhën angleze. Numri 57 që fitohet me mbledhjen e vlerave numerike të fjalës “hadid” me nyjen e shquar “el”, është një prej izotopeve të hekurit:
Elif 1
Lam 30
Ha 8
Dal 4
Ja 10
Dal 4
Gjithsejtë 57

2. Surja “El-Hadid” (Hekuri) është sureja e 57 e Kuranit. Ndërsa 57 është shenjë e njërit izotop të hekurit.
3. Surja “El-Hadid” (Hekuri) është surja e 58 e Kuranit nëse lexohet nga prapa, prej sures së fundit. Ky po ashtu është njëri prej izotopeve të hekurit.
4. Numri i ajeteve të numëruara të kësaj sure është 29. Kur kësaj i shtohet besmelja në fillim të sures, ky numër arrin 30. Këta dy numra janë të njëjtë me numrin e neutroneve të dy prej katër izotopeve të hekurit. Sa i përket numrit të përsëritjeve të emrit “Allah” në tërë suren, ai është i barabartë me numrin e neutroneve të izotopit të dytë.
Fjala Vlera matematikore e kësaj fjale
Hekuri i caktuar (el-hadid) 57
Njëri prej izotopeve të hekurit 57
Numri rendor i sures “El-Hadid” (Hekuri)? 57

Leave a Comment