GJUHA DHE NJERIU

This post is also available in: English, Arabic, Bosnian, Turkish

30. Dhe kur Zoti yt u tha engjëjve “Unë do të vendos një zëvendës të trashëgueshëmnë tokë”, ata thanë: “A do të ve ndosësh në të dikë që bën prishje në të dhe derdh gjakrat, ndërsa ne të madhërojmë Ty me lavdërim dhe të shenjtërojmë Ty?” Ai tha: “Unë di çfarë nuk dini ju.”
31. Dhe ia mësoi Ademit të gjitha emrat (e gjërave), pastaj ua paraqiti ato engjëjve dhe u tha: “M’i tregoni emrat e këtyre, nëse jeni të saktë.”
32. “Lavdi të qoftë Ty!”, -thanë ata- “ne nuk dimë veçse atë që na ke mësuar Ti. Vetëm Ti je i Gjithëdijshmi, më i Urti.”
33. Ai tha: “O Adem! Tregoja atyre emrat e tyre.” Kur ai ua tregoi emrat e tyre, (Allahu) tha: “A nuk u kam thënë se Unë e di të fshehtën e qiejve dhe të tokës, dhe e di atë që ju shfaqni dhe atë që e mbani fshehur?”
2-Sureja Bekare 30-33
Deri më tani bëmë qasje në mrekullitë e Kuranit që kanë të bëjnë me lëndët natyrore si fizikën, kiminë, biologjinë, medicinën dhe gjeologjinë. Që nga këtu në tre kapitujt e ardhshëm do të bëjmë një qasje në temat me rëndësi në lëmin e filozofisë dhe shenjat e tyre në Kuranin famëlartë. ( Më duhet të theksoj se do të jetë rëndë për ata të cilët nuk kanë dijeni për këtë lëmi.)
Në ajetet e lartë cituara bëhet fjalë për krijimin e njeriut dhe vendosjen e tij në Tokë. Melekët që nuk mund të i jepnin kuptim krijimit të një krijese që kishte dispozicione për të bërë çrregullime e të derdhte gjak, e pyetën Allahun xh/sh për shkakun e krijimit. Allahu xh. Sh. Duke ua kujtuar se e din të atë që tjerët nuk e dinë u tha se në çdo krijim ka ndonjë dituri. Më vonë Ai ua bëri me dije melekëve se me dhuntinë e të folurit e lartësoi njeriun. Në këtë kapitull do ta analizojmë rëndësinë e aftësisë së përdorimit të gjuhës. Aftësia e të përdorurit të gjuhës është e lidhur fortë me të qenit krijesë e lartë. Me daljen e filozofisë së gjuhës në shekullin 20 dhe me ballafaqimin me gjuhen në këtë shekull si kurrë më parë e bëri të qartë se pa gjuhën “ne” nuk do të mund të ishim “ne”. Bertnard Russell njëherë ka potencuar se deri në vitet e 1920’a (në këtë kohë Russell ishte në të dyzetat dhe i kishte mbaruar një numër të madh të punimeve që e kishin bërë të rëndësishëm) gjuhën e ka konsideruar si ndonjë gjë transparente dhe ka thënë se gjuha mund të përdoret pa ndonjë kujdes të veçantë. Sipas filozofit të njohur Bryan Maggee kjo nuk ka të bëjë vetëm me filozofët por edhe me romansierët, poetët si dhe dramaturgët. Vetëdija e thellë për përdorimin e gjuhës është zhvilluar në shekullin e 20 dhe është bërë karakteristikë dalluese e kësaj epoke. Ky zhvillim, nuk donë të thotë vetëm hulumtim sipërfaqësorë me fjalët por merret edhe me besimet e temave themelore. Për shembull, u kuptua se me anë të gjuhës e cila me anë të forcës së mendimeve abstrakte në mënyrë të direkt e bën konceptualizimin e realitetit në të cilën nuk gjendemi si dhe ballafaqimi me atë realitet. Gjithashtu ndihmon në komunikimin me rreth. Shumë njerëz mendojnë se karakteristika më me rëndësi që na ndan nga kafshët është gjuha. Andaj nga shumë dijetarë pohohet se me studimin e gjuhës ne bëhemi ne. Edhe për nga aspekti i njeriut si qenie edhe për nga aspekti individual deri në kohën e fundit gjuhës nuk iu është ditur vlera si duhet. Kurani famëlartë, para 1400 viteve ka potencuar se përskaj gjithë negativiteteve të njeriut ai ka aftësinë për të folur dhe gjithashtu ka potencuar edhe rëndësinë e përdorimit të saj. Ata që janë marrë me filozofi e dinë se shumë ide të reja formohet në bazë të asaj që është jetuar më parë. Nga ana filozofike mendimet e reja paraqiten në debatet e gjalla. Dihet mirë se në kohën e Muhammedit savs nuk është përfillur filozofia dhe se nuk ka pas ndonjë debat filozofik respektivisht. Dhe mu në një periudhë të këtillë, Kurani për mrekulli e bien në diskutim përdorimin e gjuhës duke pas parasysh se njerëzit kanë një të kaluar në dijeninë e vlerës së përdorimit të gjuhës. Kjo është një shembull i mrekullueshëm. Duke ditur se në kohën kur zbriti Kurani nuk kishte as punime fetare dhe as që kishte ndonjë thellësi filozofike.
PERIUDHAT E WITTGENSTEIN’IT
Përdorimi i gjuhës është një karakteristikë që dallon njerëzit nga gjësendet e rëndomta dhe gjallesat tjera. Në historinë e filozofisë rëndësi të madhe në kuptimin e rëndësisë së gjuhës kanë pyetjet e Ludwig Wittgenstein’it. Njejtë sikur Newton’i që pyeste se përse planetët nuk shkojnë anëve tjera dhe pse kur lëshohet guri bie në tokë edhe Wittgenstein’i pyeste pyetje që tjerët nuk i shihnin të vlefshme për t’i pyetur. Edhe Lock’u dhe Leibniz’i kanë bërë disa punime më parë. Për më tepër punimet e Frege dhe Russel kanë vërë themelet e punimeve të Wittgenstein’it: mirëpo askush në historinë e filozofisë nuk ka arrit të vendos gjuhën në qendër të studimit. Wittgenstein’i në periudhën e parë të veprimtarisë së tij në veprën “Tractus” është munduar të shfaq gjuhën ideale që përshkruan botën. Ai në këtë vepër mendon se po që se i analizojmë thëniet mbi botën, këta, i reduktojmë emrat e gjësendeve në fjalë dhe lidhja në mes fjalëve në fjali ndihmon kuptimin e lidhjes mes gjërave që ndodhin në botë. Në këtë mënyrë fjalia mund të përshkruan botën. Wittgenstein’i në veprën e tij paramendon se i ka zgjidhur të gjitha problemet filozofike. Por në vitet e ardhshme Wittgenstein’i fillon të shqetësohet nga “Tractus’i”. Në periudhën e dytë të Wittgenstain’it gjuha më nuk ka funksion të përshkrimit po konsiderohet si mjet. Në këtë periudhë gjuha është një dukuri sociale, një ngjarje. Periudha e dytë edhe pse ishte në kundërshtim me të parën ajo përputhej në faktin se gjuha përsëri ishte në qendër dhe se filozofia merrej në dorë si filozofia e gjuhës. Wittgenstein’i është një ndër të rrallët që ka pasues për të dy periudhat e filozofisë së tij. Wittgenstein’ në periudhën e dytë pa se gjuha mund të shpreh më shumë sse sa mendonte në periudhën e parë. Sipas neve aftësitë e gjuhës dhe pikat ku mund të na çojnë janë shumë më shumë se sa ai që mendon në këtë periudhë. Në një libër që do ta përpilojmë në ardhmëri do t’i japim vend më shumë kësaj teme. Për të tërhequr vërejtjen njerëzve për dhuntinë e aftësisë së të folurit që Allahu ua dha njerëzve punimet e këtilla janë për përshëndetje. Ashtu siç thotë Hobbes’i në veprën e tij “Leviathan” : “ Nga shpikjet më origjinale dhe më të vlefshme janë emrat ose emërtimi dhe të folurit që del si lidhje në mes tyre.”

SI MËSON BEBJA TË FLET?
Punimet e Frege dhe Russell në lëmin e filozofisë së matematikës përfunduam me lindjen e filozofisë së gjuhës. Pas studimit të së drejtës dhe kuptimit kaluan në studimin e shprehjes. Hulumtimet e Naom Çomskit në lëmin e gjuhës në vitet e pesëdhjeta të shekullit XX patën efekt të madh. Sipas tij nuk mund të shpjegohet puna e jashtëzakonisht e komplikuar e përdorimit të gjuhës e cila mësohet pa ndonjë mësim të mëparshëm, në periudhën e fëmijërisë dhe për një kohë aq të shkurtër vetëm me mësimin e gjuhës në periudhën që pason. Më herët besohej se gjuha ishte një shprehi, një aftësi, një sistem i predispozicioneve të veprimit, dhe gjuha vjen në pah si rezultat i ushtrimeve, përsëritjes, gjeneralisimit, dhe proceseve të asociacioneve. Në realitet po që se e keni vërejtur, shumica e njerëzve nuk mësojnë gjuhën në mënyrë sistematike. Me fjalë tjera, prindërit nuk i mësojnë fëmijët me ndonjë edukim të përgatitur paraprakisht. Ky vështrim përforcohet me faktin se në dhumë vende të botës shumica e popullatës janë të pa edukuar. Mirëpo, fëmijët e mësojnë gjuhën që nga fëmijëria e hershme.
Ne plotësisht pajtohemi me Çomskin. Ne jemi të krijua asisoj që të mësojmë gjuhën në moshën kur për së pari herë komunikojmë me këtë botë. Ashtu siç është janë të krijuar sytë për të parë ashtu është e krijuar edhe aftësia për të mësuar gjuhën. Ashtu siç fillon shikimi me bashkimin e syrit me dritën ashtu fillon edhe gjuha me bashkimin e të dëgjuarit dhe të menduarit. Ashtu siç thotë edhe Humboldt “të gjithë ne shumë gjëra i mësojmë që nga fëmijëria”. Edhe fëmijët me aftësi të kufizuara arrijnë të bëjnë këtë ( përveç disa fëmijëve me të meta mendore. Ata nuk mund të flasin njëjtë sikur ata që nuk mund të shohin).
Çomski e shpjegon e shpjegon krijimin e intelektit të përdorimit të gjuhës dhe bashkimin e saj me gjuhën (si organ) në këtë mënyrë : “Gjendjen fillestare të intelektit mund të kuptojmë si një funksion. Kur të futen të dhënat në eksperiment, ajo që e jep si rezultat gjuhën si shkencë e gjuhës.. Mu ashtu siç e marrim rezultatin tre kur e e kërkojmë rrënjën e numrit nëntë. Sipas asaj që pohon Çomski nënkuptohet se inteligjenca është gati të mëson njëjtë sikur se është gati për kalkulim kalkulatori. Inteligjenca kur takon gjuhën e mëson atë, kalkulatori jep rezultatin 3 kur kërkohet rrënja e numrit nëntë. Është aftësia e ndërmjetësuesit karakteristikat e të cilit nuk janë tek të dhënat të jep rezultate.

GJUHA DHE NJERİU

3. E krijoi njeriun.
4. Ia mësoi atij të folurit (të shprehurit të shqiptuarit).
55-Sureja Rahman 3-4
Inteligjenca e njeriut është krijuar gati për të folur. Për këtë arsye bebet mësojnë gjuhën pa asnjë problem.
Për të kuptuar se Allahu na i ka dhënë aftësinë për të folur duhet të përkujtojmë se që nga njeriu i parë Ademi (a.s.) Allahu e dha të folurin si dhuratë.. Le të kujtojmë fëmijërinë tonë. Sa u munduam për të mësuar gjuhën? Kush prej neve ka punuar në mësimin e fjalëve, përdorimin e fjalive dhe të folurit? Por si është e mundur që një aftësi kaq e vështirë të mësohet pa ndonjë fort edhe atë në periudhën më të aftë të jetës sonë? Ai që mendon mirë do të kupton se kjo është rezultat i asaj se aftësia e të folurit nuk është asgjë tjetër përveç se dhunti e Allahut Fuqiplotë.

Ç’BËHEJ PO TË MOS KISHTE GJUHË

Mjafton të mendojmë se “Ç’bëhej po të mos ishte gjuha?” për të kuptuar vlerën e ekzistencës së gjuhës. Nuk do të ishte mundur formimi i shtetit, qytetit, fshatit bile edhe familjes po të mos ishte gjuha. Nuk do të mund të formohej asnjë njësi sociologjike dhe njerëzit nuk do të mund të prodhonin. Si rezultat nuk do të kishim as prodhime të tekstilit, as vetura, lapsa e fletore.
Shprehjet e gjuhës e bëjnë të mundshme për të kuptuar rëndësinë e gjuhës. Për shembull edhe ky tekst që tregon rëndësinë e gjuhës përdorë gjuhën për të shpjeguar atë. Është e qartë se është e pamundur që njerëzit ta kishin shpikur atë. Ngase të shpikësh gjuhën është e mundur vetëm nëse vjen një pah si rezultat i vullnetit dhe tendencës. Në qoftë se rëndësia e gjuhës nënkuptohet vetë me anë të përdorimit të saj si do të ishte e mundur në kohën kur nuk ekzistonte ajo njerëzit të thonë “ejani të shpikim gjuhën”? Gjuha është fenomen shoqëror. Nuk mund të formohej shoqëri po të mos kishte gjuhë.
Gjithsesi është e mundur që gjuha të zhvillohet. Mirëpo kjo është e mundur kur gjuha dihet në një nivel të caktuar. Njëjtë sikur një fidan që vazhdon të ritet. Një gjendje kur gjuha nuk ekziston fare është sikur të mos ketë farë e të pritet rritja e drurit, gjë që nuk është e mundur fare. Të paramendojmë shpikjen e një fjale për një koncept. (Si do të bëhet kjo!) Kjo fjalë do të harrohet menjëherë ngase nocioni i gjuhës është paformuar. Shpikja e shkrimit, është një zbulim që vjen pas shpikjes së gjuhës. Në rast se nuk ekzistonte gjuha dhe shkrimi nuk do të ishte e mundur grumbullimi dhe përcjellja e diturive ndër shekuj e mileniume. Është e pakontestueshme se zërat që dalin për momentin të pranohen dhe të përvetësohen nga shoqëria në kohë kur për të kuptuar rëndësinë e gjuhës përdorim vetë gjuhën. Gjuha është një mjet shoqëror që pranohet nga e gjithë shoqëria. Nga shkaku se po të mos ishte gjuha nuk do të ishte e mundur të formohej familje, nuk do të formohej edhe vetëdija shoqërore. Në një gjendje ku nuk ka vetëdije shoqërore është e pamundur të formohet iniciativa e shpikjes së gjuhës.
Njeriu në lindje është prej gjallesave që ka nevojë të madhe për mbikëqyrje. Njeriu jeton një kohë të gjatë nën mbikëqyrjen e prindërve. Në mungesë të gjuhës nuk do të kishte mundësi të bëhet komunikim e që rezulton në pamundësinë e formimit të familjes. Edhe po të ketë marrëdhënie seksuale fëmija do ta dinte nënën por jo edhe babanë. Po të mos ishte gjuha edhe pse kalon një periudhë prej nëntë muajsh njeriu nuk do të mund të bënte lidhjen mes aktit seksual dhe lindjes. Edhe kjo lidhje kuptohet duke menduar me anë të shprehjeve gjuhësore. Për më shumë, a gjuhë do të ishte e pamundur përkufizimi i çifteve dhe formimi i familjeve. Në një gjendje të këtillë fëmija do të dinte vetën nënën. A thua si do t’ia dilte e ëma ta ushqente beben e saj. Është e pamundur të krahasohet njeriu me gjallesat tjera. Gjallesat tjera vetëm pak kohë pas lindjes fillojnë të ecin dhe të gjejnë ushqim për veten. Shumë nga gjallesat janë të programuara të i mbrojnë foshnjat e veta. Kurse gjuha me kultivimin dhe komunikimin që mundëson bën të mundur që të mbikëqyret një nga gjallesat më të paafta, njeriun. Ajo që është programim nga lindja tek gjallesat tjera, tek njeriu është të menduarit si rezultat i përdorimit të gjuhës.
Foto: Gjuha është mjet që përdoret si rezultat i pranimit të përbashkët në shoqëri. Gjuha jeton brenda në shoqëri dhe shoqëria është mundësuar nga ajo. Për këtë arsye është e pamundur të shpiket gjuha pa të cilën nuk do të mund të formohej shoqëria njëjtë sikur se pa qenë pjesë e shoqërisë të zbulohen individët.
Do të ishte shumë rëndë të zhvillohej jeta në këtë botë po që se njerëzit nuk dinin gjuhën që nga krijimi i tyre. Sipas mendimit tonë është e pamundur që njerëzit që nuk dinë fare gjuhën më vonë të kishin pas vullnetin dhe aftësinë për të shpikur atë. Këto probleme zgjidhen vetëm një mënyrë. Duke pranua se njeriu flet që nga krijimi i tij. Është me rëndësi ajo që pohon Kurani Famëlartë në këtë kontekst. Kurani Famëlartë na mëson se njeriu i parë ka ditë gjuhën. Njeriu është krijuar me aftësi për të mësuar gjuhën, për të dëgjuar atë me veshë dhe për të folur atë me gjuhë. Është e pamundur të shpjegohet koincidenca e krijimit fantastik të aftësive, e gjuhës dhe veshit. Së bashku me këtë do të ishte e pamundur ekzistenca jonë pa krijimin e gjuhës nga Krijuesi. Për detaje më shumë do të flasim në punimet tona të mëtutjeshme. E përfundojmë këtë kaptinë duke potencuar rëndësinë e verseteve që i kemi hulumtuar e që theksojnë njeriun e parë dhe mësimin e gjuhës.

37. E Ademi prej Zotit të vet pranoi disa fjalë (lutje) …
2-Sureja Bekare 37

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *