Saturday 13 July 2019

GJALLËRİMI I TOKËS ME DRIDHJE DHE ME FRYRJE

This post is also available in: English, German, Arabic, Bosnian, Turkish

….E ti e sheh tokën e tharë – të vdekur, e kur Ne ia lëshojmë asaj ujin ajo gjallërohet, shtohet dhe nga të gjitha llojet rritë bimë të këndshme. El-Haxhxh 5.

Edhe fëmijët shumë të vegjël e dinë se nuk mundë të jetohet pa ujë dhe pa ajër. Mirë po, a jemi mjaftë të vetëdijshëm në mungesën e tokës që nuk mundë të jetojmë? Toka vazhdimisht është në gjendje zgjerimi. Me ndikimin e ujit në veçanti, brenda mija vjetëve më parë gradualisht formohet duke u shkatërrua shkëmbi kryesorë nga poshtë te lartë. Ky proces lëvizë në vit 0.01 milimetra si shkëmb më i fortë për atë shkak bëhet ky lëshim nga syri jonë. (Ky proporcion diku rreth 20 milimetra në vit del në vendet e nxehta.) Në një metër kub të tokës pjellore ka afër 30 milionë baktere. Kjo jep të kuptohet se në çdo një centimetër kub të tokës këto baktere janë gjallë. Materia më e rëndësishme që edhe bakteret edhe bimët i bën të gjallërojnë është uji.
Në këtë ajetë shpjegohen fazat e gjallërimit me reshjet mbi tokën shumë të thatë. Në shprehjet e Kuranit për dridhjen dhe fryrjen mendoheshe se është vetëm një shprehje letrare. Por “me dridhjen Brown” Kurani qartësojë mrekullinë e tij. Tërhiqet vëmendja në ajetin Kuranor me reshje e shiut në tokë formohen 3 faza:
1- Dridhja e tokës
2- Fryrja e tokës
3- Dhënia e tokës prodhimin çift (dy gjinorë)

1- Në fazën e parë copëzat e tokës me të rrahurit mbi ujë fillojnë lëvizjen. Pikat e ujit me të përplasurit në tokë lëvizin në shumë drejtime pa mos pasur një cakë kryesorë. Kështu që kur ndeshen copëzat e tokës me ujin që vinë nga çdo një anë formohet një lëvizje në formë dridhjeje. Me të rrahurit e ujit në tokë në mesin e molekulave të ndryshme të tokës formohet përçimi elektrik. Jonizohen copëzat e tokës. Bëhet transformimi i përçuesit elektrikë me zbritje në jonë pozitiv kurse me ngritje në jonë negativ. Me të përplasurit e ujit në tokë dridhen molekulat jonizuar. Në vitin 1828 botanisti Robert Brown analizojë lëvizjen e thërrmijëzave të molekulës dhe ia vuri emrin Brown Movement (Dridhja Browne). Kjo lëvizje, është një proces që vërtetohet kur bie uji në tokë.
2- Në fazën e dytë rasti që na mahnitë, zmadhimi voluminoz i thërrmijëzave të tokës që e thithin ujin, kështu që vërtetohet fryrja. Këto thërrmijë me të ngopur me ujë bëhen depo minerale. Bimët nevojën për ujë e plotësojnë nga këto depo. Në saje të strukturës të jashtëzakonshme të tokës që mbanë ujin dhe nuk lejon ujin e shiut të humbë në këto vrima. Për shkak të gjithë kësaj bimët bëjnë që gjitha gjallesat të mbijetojnë.
3- Në fazën e tretë tërhiqet vërejtja në lëshimin e filizave nga bimët. Siç sqaron ajeti se edhe krijimi i bimëve fillon me femër dhe mashkull duke cekur fjalën zevci dhe zevce. Fundi i një procesi i cili fillon me reshje mbi tokë e cila është e vdekur ku fillon të prodhojë bimë të gjalla.
Në Kuran shumë herë tërhiqet vërejtja në krijimin e bimëve, bile krijohet një ngjashmëri në mes krijimit të bimëve dhe krijimit të njeriut së bashku me ringjalljen. Periudha kur bima nxjerrë filiz i ngjanë njeriut në rini, pastaj si periudha e pjekurisë së njeriut edhe bima ka periudhën e pjekurisë. Sikurse që mplaket njeriu humbë fuqinë, rrudhet ashtu edhe bima duke u mplakur rrudhet, thahet dhe humbë fuqinë e më hershme, dhe formën tërheqëse. Edhe bima si njeriu kur vdesë bëhet mbeturin dhe përzihet me tokën. Në çdo vend dhe stinë bimët fishkën dhe përsëri gjallërojnë edhe tek njeriu është e njëjta dëshmi pas vdekjes përsëri ringjallet. Allahu është Ai që për çdo vit bimën e bën të vdesë dhe në të njëjtin vend e ringjallë, dhe i tregon dëshmitë njerëzimit para syve se krijimi është shumë i lehtë për Atë. Ringjallja e bimëve në çdo stinë, sikur që është lehtë për Allahun i cili krijoi vdekjen, kështu që njerëzimi është i njohur se kjo është shumë lehtë për ta ringjallur Allahu.

Dhe për ata është argument (për fuqinë e Zotit) toka e vdekur, të cilën Ne e ngjallim, nxjerrim prej saj drith nga i cili ata hanë. Ja Sin 33.

Leave a Comment