GABUESHMËRIA E KUPTIMIT PROGRESIV, VIJËDREJTË TË HISTORISË

This post is also available in: English, Arabic, Bosnian, Kurdish, Turkish

GABUESHMËRIA E KUPTIMIT PROGRESIV, VIJËDREJTË TË HISTORISË

“Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë, për të parë se si ka qenë fundi i atyre, që kanë jetuar më parë? Ata kanë qenë më të shumtë, më të fortë dhe kanë lënë më shumë gjurmë në Tokë, por nuk u ka bërë aspak dobi ajo që kishin fituar.” (El-Gafir, 82)
Disa ajete të caktuara të Kuranit e sjellin faktin se disa bashkësi të njerëzve që kanë jetuar në të kaluarën, kanë poseduar civilizim më të përparuar sesa shoqëria në të cilën ka jetuar Pejgamberi. Në ajetin e cituar, në mes tjerash, theksohet se popujt e mëparshëm kanë lënë më shumë gjurmë materiale pas vetes.
Çështja e “qasjes së historisë” në botën e filozofisë ka zënë vend të rëndësishëm, posaçërisht në fillim të shekullit XIX. Hegeli ka konsideruar se realiteti është proces historik që mund të kuptohet me anë të kategorive të shpjegimeve historike. Qasja e tij e historisë, kuptimi dhe vlerësimi i saj kanë qenë shumë interesante. Mirëpo, Hegeli e ka kuptuar historinë si proces vijëdrejtë, evolutiv të cilin e karakterizon zhvillimi dhe përparimi i pandërprerë. Kuptimi i tij i historisë ka qenë progresioniste. Komentimi i këtillë i historisë nga ana e tij, mund të vlerësohet, mirëpo këndvështrimet sipas të cilave çdo periudhë e ardhshme historike është më përparimtare sesa ajo e mëparshme thjesht nuk mban.
Kurani, libri pa gabime, edhe njëherë e dëshmon saktësinë e tij. Duke sjellë faktin se në të kaluarën ka pasur bashkësi më superiore të cilat kanë lënë më shumë gjurmë materiale të civilizimit personal, Kurani e sjell mospajtueshmërinë e tij me të kuptuarit vijëdrejtë, progresiv. Në disa periudha të caktuara historike është e mundshme ekzistimi i dukshëm i progresit vijëdrejtë.
Është e saktë se zhvillimi i shkencës që filloi në shekullin XVI, ka përjetuar progres vijëdrejtë deri në shekullin XX. Mirëpo, gabim dhe humbje e madhe është të gjeneralizohet ky progres në të gjitha çështjet dhe tërë historia. Si duket, duke jetuar në fillim të shekullit XIX, Hegeli ishte i preokupuar me progresin e dukshëm nga shekulli XVI deri në periudhën e tij!
Katastrofat që i ka shkaktuar një kuptim i këtillë i historisë, janë aq të shumënumërta saqë nuk mund as t’i paramendojnë ata që nuk janë marrë në mënyrë studimore me këtë çështje. Shembulli më ilustrues për këtë çështje është komunizmi. Marksi që këtë qasje të gabuar të historisë e ka marrë prej Hegelit, ka shkaktuar vdekjen e miliona njerëzve dhe futjen e botës në periudhën e luftërave “të ftohta” e të “nxehta.” Në idetë e Marksit, rol të madh kishte kuptimi hegelian i historisë. Përkundër asaj se Hegeli e kishte shikuar historinë nga perspektiva metafizike, krejt në kundërshtim me të, Marksi i është qasur nga aspekti absolut materialist, ndërsa qëndrimin e tij e ka quajtur materializmi historik.

KUPTIMI KOMUNIST I HISTORISË

Marksi ka qenë mbrojtës i teorisë progresive-lineare të historisë. (Sipas mendimit të tij, mjetet e punës dhe ekonomia kanë ndikim dhe rëndësi të madhe). Sipas kësaj filozofie, shoqëria kalon nëpër faza të zhvillimit: feudalizëm, kapitalizëm, socializëm dhe komunizëm. Në këtë kuptim të historisë, secila prej këtyre etapave është më e vlefshme dhe më progresive se e mëparshmja. Në këtë mënyrë, komunistët kanë qenë më modern madje prej më të modernëve, sepse ata prej fillimit e kanë jetuar komunizmin që ishte etapa më përparimtare dhe e fundit e historisë. Ky ishte qëndrim shkencor (!). Do të thotë, ata që e kanë kundërshtuar komunizmin dhe kuptimit të këtillë, ata ishin pa mbështetje shkencore. Rënia e komunizmit do të thotë edhe inflacion i kuptimit marksist shkencor të historisë, pasi që sipas tyre, ishte e pashmangshme që historia gjithmonë të shkojnë në drejtimin progresiv, gjegjësisht që në fund ta përjetojë etapën e komunizmit. Kuptimi progresiv, vijëdrejtë i historisë përjetoi inflacion nga aspekti i komunizmit, por shumica e librave shkollorë sot, ende janë nën ndikimin e dukshëm të kuptimit të këtillë të mbrapsht të historisë.
Nuk ekziston asnjë fakt shkencor e cila do t’i arsyetonte idetë të cilat edhe sot i gjejmë nëpër librat e shkollës, se njeriu në fillim ka jetuar në mënyrë primitive, si njeri leshatak i shpellës.
Edhe Engelsi i cili bashkërisht me Marksin është themelues i ADN-JA t, nëpër librat e tij e pranon këtë situatë, por thekson se me pranimin e faktit se njerëzit janë krijuar rastësisht, pashmangshëm nevojitet të pranohen këto etapa historike. Pra, tezat të cilat njerëzit e parë i paraqesin si qenie që nuk dinë të flasin, të cilët nuk e kanë zbuluar zjarrin, pamjet të cilat njerëzit i paraqesin si leshatakë, si qenie me pamje të majmunit janë të pabaza, janë produkt i fantazisë dhe nuk posedojnë kurrfarë baze shkencore. Nuk ekziston asnjë mbështetje shkencore e as pohim se njerëzit në fillim kanë qenë gjuetarë-grumbullues dhe se më vonë e kanë mësuar bujqësinë. Mirëpo, kur si dogmë u pranua ideja se historia ka strukturë vijëdrejtë-progresive, forma më e thjeshtë e ushqimit – gjuetia pashmangshëm është pranuar si stadium i parë i bashkësisë njerëzore.
Idetë të cilat historinë e njerëzimit e ndajnë në periudha të ndryshme të gurit, po ashtu janë krejtësisht të pabaza. Ndarja e këtillë e historisë njerëzore se është e gabuar, këtë e dëshmojnë edhe materialet e zbuluara dhe mjetet të cilat u takojnë kohërave për të cilat është pohuar se nuk kanë mundur të ekzistojnë. Mirëpo, ata që nuk duan që t’i përmirësojnë librat e shkollave, ende i mësojnë fëmijët me këtë ndarje të gabuar të historisë njerëzore.

PIRAMIDAT, JASHTËTOKËSORËT DHE AKUPUNKTURA

Siç thamë deri tani, sipas të kuptuarit progresist dhe vijëdrejtë të historisë, secila etapë e historisë së njerëzimit është më përparimtare dhe më progresive se e kaluara. Ky kuptim i gabuar aq shumë është futur në vetëdijen e pjesës së madhe të popullatës botërore, saqë me zbulimin e veçorive të jashtëzakonshme në arkitekturën e piramidave, nuk janë në gjendje të kuptojnë se si ka mundur, sipas mendimit të tyre, në etapën primitive të zhvillimit të shoqërisë.
Për shkak të kuptimit të këtillë të historisë, lind pyetja “a i kanë ndërtuar piramidat jashtëtokësorët?”, për të cilën me siguri kemi dëgjuar të gjithë. Piramida e Keopsit, vëllimi i së cilës arrin 2,515,000m3, ka dizajn special, lartësi prej 147 metra dhe gjatësinë e bazës prej 230 metrave. Për punimin e kësaj ndërtese, ishte e nevojshme të përpunohen, të transportohen, të vendosen dhe të murosen gjashtë milionë blloqe të gurit, edhe atë që t’u bëjnë ballë shekujve. Përveç gjithë kësaj, nevojitej edhe fuqi dhe aftësi e jashtëzakonshme. Vetëdija e rrumbullakuar me të kuptuarit e gabuar të historisë nuk mund të vijë madje as te përfundimi më i thjeshtë se egjiptianët në arkitekturë kanë qenë shumë përparimtarë.
Mirëpo, të thuhet se ky përfundim skajshmërisht është i thjeshtë për ata që i lexojnë ajetet e Kuranit, të cilët thonë se në periudhat para shpalljes së Kuranit kishte popuj që kanë qenë shumë në numër dhe më të fuqishëm dhe të cilët kanë lënë më shumë gjurmë. Një prej ajeteve që tërheq vëmendjen në këtë fakt, është edhe ky ajet:
“Ata kanë qenë më të fortë se këta dhe tokën e kanë shfrytëzuar dhe punuar më mirë se sa e punojnë këta…” (Er-Rum, 9)
Akupunktura e zhvilluar në Kinë, po ashtu tregon se në një periudhë të historisë, në një pjesë të Tokës njerëzit kanë poseduar dituri të detajuar nga anatomia të cilën edhe mund ta supozojmë. Akupunktura ka mundur të praktikohet vetëm me njohjen e sistemit nervor në trup dhe përhapjen e elektricitetit nëpër trup. Për këtë shkak, përveç pozitës së njohur të organeve, ishte e nevojshme që të posedohet dituri e detajuar për sistemin nervor të trup. Dikush që beson në strukturën evoluese, vijëdrejtë të historisë, nuk mund të pranojë se “Kinezët kanë poseduar njohuri më të madhe në astronomi sesa ne…” Për këtë, ata sikurse Eric Von Daniken nuk do të skuqen që edhe këtë zbulim të njeriut t’ua përshkruajnë jashtëtokësorëve.
Siç thamë më parë, përpjekja për ta kuptuar historinë, për ta komentuar historinë është profesion i ndershëm. Mirëpo, mashtrim i madh dhe shumë i përhapur është të merret guximi në komentimin e historisë në zhvillimin e saj progresiv i cili i përfshin të gjitha etapat e saj dhe të gjitha pjesët e botës. Një kuptim i këtillë i historisë ka shërbyer si dërrasë kalimtare për idetë të cilat e nënçmojnë individualitetin dhe karakterin njerëzor. Është e njohur se krahu i djathtë i kuptimeve të këtilla që e lartësojnë shtetin, shkakton fashizëm, ndërsa krahu i majtë komunizmin. Një qasje e këtillë e cila individualitetin njerëzor e sakrifikon për shtetin, i cili shtetin nuk e sheh si strukturë të cilën e prodhon njeriu dhe në shërbim të njeriut, e cila e sheh njeriun si shërbëtor shteti dhe si faktor i humbur në shtet, ka shkaktuar shumë fatkeqësi për njerëzimin. Për ata që nuk e përcjellin zhvillimin e filozofisë së historisë, pohimet e përmendura mund të duken të zmadhuara. Mirëpo, nëse e analizojmë këtë proces që ka filluar me Hegelin, do të shohim se një qasje e këtillë në krahun e djathtë ka shkaktuar paraqitjen e Hitlerit, ndërsa në krahun e majtë paraqitjen e Marksit.
Historia me një qasje të këtillë pashmangshëm shkon drejt qëllimit të caktuar. Sipas qasjes së këtillë,veprat e mira ose të këqija të cilat janë produkt i njeriut, nuk kanë ndikim në zhvillimin progresiv të historisë. Shteti është ai që e ka marrë rolin në histori dhe rezultati është i pashmangshëm drejt të cilit shkon historia. Në kontekst të këtillë, faktori njeri humbet.
Mirëpo, Kurani thotë se veprat e njeriut kanë pasur rol në fatin e bashkësisë, se shumë bashkësi ose popuj janë shkatërruar për shkak të veprave të këqija të individëve të tyre, se janë shkatërruar gjurmët e tyre të bollshme. Një qasje e këtillë i jep rol të rëndësishëm njeriut në histori dhe e shpëton atë prej mundësisë që të jetë gjeth në stuhinë e historisë.
Është e saktë se në epoka të caktuara, historia ka shkuar përpara në mënyrë konstante, se ka pasur rrjedhë progresive dhe vijëdrejtë. Mirëpo është gabim të pohohet se kështu ka qenë gjatë tërë historisë. Siç thamë edhe më parë, është e vërtetë se një pohim i këtillë për rrjedhën progresive të historisë ka të bëjë me periudhën prej shekullit XVI deri në shek. XX, mirëpo do të bëjmë gabim të madh nëse të njëjtën logjikë dhe pohim e përdorim për tërë periudhën e historisë prej 23 mijë vjetëve. Përveç kësaj, është gabim të pohohet se progresi i njëjtë ka ndodhur në të gjitha skajet e botës. Është mashtrim që të përgjithësohet i tërë njerëzimi dhe të pohohet për shembull se “në këtë shekull para erës tonë ka qenë kjo kohë e gurit…”
Dallimet e mëdha në mesin e bashkësive shoqërore të kohës së njëjtë, mungesa e komunikimeve politike dhe kulturore, pengojnë që të gjitha rajonet e botës në të njëjtën kohë të tregojnë dhe të arrijnë zhvillim të njëjtë. Të supozojmë se kanë kaluar njëmijë vjet prej shekullit në të cilin jetojmë dhe se mendimi për kohën tonë është i bazuar vetëm në gërryerjet arkeologjike; të paramendojmë se dikush i ka gjetur rrënojat e qytetit amerikan Nju Jork, ndërsa tjetri i ka gjetur rrënojat (mbetjet) e ndonjë fisi afrikan dhe se në bazë të atyre mbetjeve të përpiqemi të krijojmë mendim të përgjithshëm për kohën tonë. Padyshim, njëri prej tyre do të thoshte se njerëzimi ka qenë shumë i prapambetur, ndërsa tjetri do të vërtetonte se si shoqëria jonë kishte arritur nivel shumë të lartë teknologjik. Përveç kësaj, është gabim edhe ajo se në nivel të njëjtë vendosen produktet e ndryshme të njeriut nga fusha e komunikimit, artit, mjekësisë, inxhinierisë, arkitekturës, moralit, bujqësisë e të ngjashme. Ideja e progresivitetit në një fushë të caktuar, nuk është patjetër dhe nuk i përfshin të gjitha fushat tjera. Për këtë arsye, zhvillimi i historisë është i përcjellë me progres në disa sfera të caktuara, ndërsa në disa sfera tjera shënon prapambetje të caktuar.
Zgjidhja gjendet në qasjen analitike të përpunimit dhe analizave të veçanta të të gjitha prodhimeve të gjenialitetit njerëzor dhe se teoritë historike duhet të lirohen prej përgjithësimit të thjeshtë në të cilin dominon shikimi i historisë si një proces progresiv, vijëdrejtë.

POZITIVIZMI DHE FEJA

Komentimi i fesë është fushë i cili në kuptimin progresiv dhe vijëdrejtë të historisë, kërkon korrigjime shumë të mëdha. Në këtë kontekst, shembulli më i rëndësishëm është i Auguste Comte. Comte është themelues i pozitivizmit dhe ka jetuar prej vitit 1798 e deri në vitin 1857. (Pozitivizmi që është sistem filozofik i Comtes, nuk ka kurrfarë lidhje me mënyrën afirmative të të menduarit të cilin e quajmë ‘të menduarit pozitiv’. Pra, këtë shprehje e përdorim kryesisht për sistemin filozofik të Auguste Comte).
Comte e ka ndarë historinë në stade të ndara dhe ka theksuar se, duke kaluar nëpër të gjitha këto stade, njerëzimi në fund do të vijë deri te pozitivizmi të cilin e thekson si drejtim të tij filozofik. Ai flet për stadin teologjik, metafizik dhe pozitivist. Stadi teologjik ka filluar me fetishizmin, ka vazhduar me politeizmin, ndërsa në fund ka përfunduar me monoteizmin.
Sa i përket pozitivizmit për të cilin Comte flet si për stadin e fundit, në të do të synohet që shkenca ta zë vendin që e ka feja. Comte i akuzon të gjitha fetë dhe sistemet filozofike para sistemit të tij të pozitivizmit. Në këtë mënyrë, ai sistemet tjera i paraqet si “sisteme të etapave primitive të historisë”, kurse sistemin e tij si “etapa e fundit më e përsosur.” Comte i papërmbajtur kishte marrë guximin edhe në themelimin e të ashtuquajturës fe pozitiviste. Kjo fe që është imitim i krishterimit, posedon organizim të zgjeruar kishtar, tempuj pozitivist të zbukuruar me statujat e dashurisë së Comtes, Clotilda De Veux, me klerikë pozitivistë, ndërsa me kalendarin e ri është paraqitur si feja më ideale për njerëzimin. Sikur Comte mos të kishte rol të rëndësishëm në ateizëm deri më sot, as që do t’i kishim bërë vend atij me këto detaje që nuk ia vlen as të përmenden.
Nuk ekziston asnjë zbulim shkencor, asnjë dokument i cili do ta vërtetonte përpjekjen e Comte që fetë monoteiste t’i paraqesë si produkt i disa etapave të caktuara të historisë. Krejt anasjelltas; në pllakat Ebla që konsiderohen dokumentet më të vjetra të shkruara, gjenden gjurmët që tregojnë në monoteizëm. Mirëpo, qëndrimet e Comte që nuk kanë kurrfarë mbështetje shkencore, ende nëpër shumë libra të shkollës përmenden si fakte shkencore. Monoteizmi ka qenë prezent në secilën etapë të historisë. Mirëpo, kundrejt besimit monoteist, gjithmonë ka pasur të atillë të cilët e kanë adhuruar Hënën, Diellin, kishte të atillë që kanë besuar në idenë komuniste, por edhe të atillë që janë quajtur pozitivistë. Të gjitha idetë tjera paraqiten në periudha të caktuara të historisë dhe mbesin si faqe e historisë, që nuk është rasti me fetë monoteiste që ekzistojnë në të gjitha periudhat e historisë.
Ata të cilët me zbulime arkeologjike nuk arrijnë të krijojnë renditje historike të feve, ata propozojnë këtë qasje me qëllim të formimit të kësaj renditje: “Të gjejmë fisin më primitiv në botë. Feja e atij fisi do të jetë feja më e vjetër, sepse ata me siguri se e kanë ruajtur traditën e tyre.” Një pjesë e atyre të cilët i janë përmbajtur kësaj metode të pabazë shkencore, janë pajtuar se populli më primitiv është ai popull që i adhuron dukuritë natyrore dhe se feja e tyre është feja e vërtetë në Tokë. Sa i përket atyre të cilët pigmejët, që kanë besuar në zotin një, i kanë konsideruar si fisi më primitiv, kanë përkrahur mendimin se feja në një zot, njëherësh është edhe forma e parë e fesë në Tokë. (Siç mund të vërehet, rezultatet deri te të cilat arrihet me përdorimin e kësaj metode, janë të ndryshme).
Duhet të përmendim teorinë e religjionit e autorit skocez Endrju Lang dhe gjermanit P.V. Shmit e cila për dallim nga spekulimet sipërfaqësore të Comtit, bazohet në hulumtimet serioze dhe në shpjegime më të gjera. Sipas kësaj teorie të quajtur monoteizmi fillestar, shumica e religjioneve nga rajonet e tërë botës janë formë e degjeneruar, e shtrembëruar e besimit në një zot. Sipas Shmitit, është absurde të pohohet se në fillim është krijuar hyjnia prej dukurive natyrore, sepse prej dukurive natyrore të krijojnë hyjni, njerëzit më parë është dashur të kenë shfaqje për shprehjen “zot”. Shmit madje konsideron se shkaku i devijimit të feve monoteiste dhe paraqitja e strukturave politeiste qëndron në faktin se krahasimet që i kanë bërë njerëzit, me kohë janë shndërruar në identifikim.
Krahasimet sikurse “Zoti është krijues, i përngjan nënës time”, “Zoti është burim i gjithçkaje, i përngjan tokës” me kalimin e kohës janë shndërruar në adhurimin e forcave natyrore siç janë hyjnesha-nënë ose zoti-tokë.
Shmit thotë se si një prej argumenteve se fetë politeiste janë formë e shtrembëruar, e degjeneruar e feve monoteiste dhe ajo se në të gjitha fetë politeiste është ruajtur nocioni i zotit të parë e kryesor. Cilësitë e përbashkëta e sistemeve të ndryshme – prej pllakave sumere dhe mitologjisë egjiptiane e deri te fetë monoteiste – e përkrahin faktin se rrjedhin prej burimit të njëjtë dhe se nën ndikimet e ndryshme, ata kanë përjetuar devijime të caktuara.
Është më se e mundshme se argumentimi logjik i Shmitit është shumë më bindës. Përkundër pohimit dhe përpjekjes që stadin e tij pozitivist ta paraqesë si stadi i fundit, te Comte nuk mund të flitet për ekzistimin e argumentimit serioz logjik. Sidoqoftë, nuk mundet që vetëm prej zbulimeve të shkruara të konstatohet se cila është feja e parë në Tokë. Mirëpo, siç thamë edhe më parë, edhe burimet më të vjetra të shkruara siç janë pllakat në Ebla, por edhe periudhat e njohura historike tregojnë se besimi monoteist ka qenë gjithmonë prezente në kontinuitet. Në pllakat Ebla që u zbuluan në vitin 1975 dhe të cilat datojnë 3000 p.e.s., janë gjetur shenja të besimit monoteist. Përveç kësaj, këto pllaka në të cilat përmenden emrat e Ademit, Havasë, Nuhit, Ibrahimit, Mikailit dhe Davudit a.s., për të cilët flitet në Kuran, në Dhiatën e Vjetër e të Re, janë bërë dokument që e vërteton saktësinë historike dhe ekzistimin e personave për të cilat flasin fetë monoteiste dhe faktin se fetë monoteiste kanë ekzistuar në të gjitha periudhat historike. Ndërsa kjo tregon përputhjen e plotë me ajetet e Kuranit të cilat flasin se secili popull e ka pasur pejgamberin e vet.
“Çdo popull ka pasur të dërguar.” (Junus, 47)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *