Friday 24 October 2014

FRYMËMARRJA DHE FOTOSINTEZA

photosynthesis_featured

Ky post gjithashtu është në dispozicion në: English, German, Arabic, Bosnian, Turkish

Procesi i dhënies dhe marrjes, domethënë frymëmarrja, me një formë më të thjeshtë mundë të përshkruhet procesi i thithjes së oksigjenit nga gjallesa dhe nxirja e dyoksid karbonit. Mirë po, me frymëmarrjen mëngjesi çfarë lidhshmërie ka vallë? Për se këto dy terme janë sjellë në një vend në këtë ajet? Apo ndodhë diçka e ndryshme nga nata në zbardhjen e ditës?
Po të parashtronit këto pyetje në periudhën kur nuk dihej fotosinteza e bimëve, pyetjet e juaja do të ngelnin pa përgjigje. Ujin që marrin bimët nga toka, kur bashkohet me dyoksidin e karbonit, rikthen në oksigjen dhe karbohidrate si sheqeri e nishesteja. Procesi i quajtur fotosintezë i formuar si deponim në qelizat e ushqyera me energji të lartë, hedhë jashtë oksigjenin. Shkurtimisht fotosinteza me frymëmarrjen është një metabolizëm i formuar në drejtim të kundërt mes njërës dhe tjetrës. Në frymëmarrje duke u bashkuar karbohidratet me oksigjenin, uji dhe dyoksidi i karbonit shpartallohet. Që donë të thotë se prodhimi i fundit i reagimit të frymëmarrjes, është materia e parë e fotosintezës.
Kjo ndodhi mundë të vërtetohet vetëm ditën. Fotosinteza është e lidhur ngushtë me energjinë e dritës dhe vërtetohet në errësirë. Domethënë me shprehjen e ajetit në kohën e “mëngjesit” kur fillon zbardhja e dritës, kushti kryesorë i “frymëmarrjes” oksigjeni, fillon të jepet jashtë nga ana e bimëve. Kështu që lidhja mes shprehjeve të Kuranit “me marrë frymë” dhe “koha e mëngjesit” shpalosë mrekullinë e tij.

ÇFARË DO TË NDODHTE PO TË MOS ISHTE FOTOSINTEZA?

Për të jetuar gjallesat është e patjetërsueshme energjia. Puna e vazhdueshme e muskujve dhe e zemrës në trupin tonë e realizuar nga ana e energjisë po ashtu vërteton reagimin kimik në trupë, kjo energji sigurohet nga ushqimet shtazore dhe bimore. Tek gjitha ushqimet burim kryesor i energjisë është Dielli. Në pikën ku gjendemi në Botë gjatë natës nuk mundë të merë dritën e diellit. “Koha e mëngjesit” është kur fillon të merret kjo dritë. Bima mbi të cilën bjerë drita e diellit, kjo dritë e energjisë në fotosintezë rikthehet në energji kimike. Përtërija e qelizave të bimëve dhe rritja e tyre është e lidhur me këtë energji. Bimët derisa vazhdojnë rritjen shfrytëzojnë energjinë, një pjesë të tyre në formë të energjisë kimike e depoziton tek qelizat. Kur një njeri apo një kafshë e hanë këtë bimë, automatikisht e merr edhe energjinë e mbledhur në brendësin e bimës. Kështu që e vazhdon reagimin kimik në vetë trupin e tij dhe kjo energji fshehët në qeliza. Për këtë arsye energjinë që marrim me ushqime shtazore apo bimore, me mjetin që e zënë bimët në shkallën e parë të zinxhirit ushqyes dhe me anë të fotosintezës është energjia që vinë nga Dielli.
Shkurtimisht, me të vërtetë drita e marrë nga rezet e diellit në kohë të mëngjesit, që quhet fotosintezë, tek ne fillon e kundërta që quhet frymëmarrje. Në këtë fazë harxhon dyoksid karbonin, prodhon oksigjenin. Po mos të ishte kjo fazë e shtimit të oksigjenit, që kur do të ishte harxhua oksigjeni në Atmosferë nga shkaku i frymëmarrjes së gjallesave. Që donë të thotë në saje të kësaj procedure të filluar në mëngjes bëhet e mundur edhe frymëmarrja jonë. Në periudhën kur shpallej Kurani njerëzit nuk dinin as për fotosintezën, as për oksigjenin në Atmosferë dhe as për transformimin e dyoksid karbonit, e as për rrezet e Diellit që në saje të tij gjithë kjo përbërje është vërtetuar. Në të kundërtën e asaj që nuk dinin njerëzit e periudhës kur shpallej Kurani për shkak nivelit të ulët arsimor por krijuan lidhje mes kohës së mëngjesit dhe frymëmarrjes, edhe njëherë tregon përsosmërinë, edhe njëherë njerëzit mahniten nga ai.

Si bazë e jetës energjia, është e patjetërsueshme për proceset biokimike. Tretja e ushqimit i deponuar tek qelizat është burimi i kësaj energjie, duke u bashkuar me oksigjenin shpartallohet. Gjatë shpartallimit mbetet e lirë energjia kimike në mes molekulave ushqimore. Reaksioni që jep energji i ngjanë një pjese të drurit të ndezur që shpërndan nxehtësi dhe dritë. Që do të thotë se nuk është marrëdhënia vetëm mes oksigjeni – dyoksid karbonit me marr dhe me dhënë frymë, duhet të mendohet edhe procesi ma i koklavitur jashtë asaj si burim i energjisë për bimët dhe kafshët.
Allahu, po mos të krijonte shumë kushte të duhura për ekzistimin e fotosintezës, shembulli mos të krijonte klorofilin e duhur në brendësin e bimëve i cili shërben për formimin e fotosintezës, nuk mundë të diskutohet për ngeljen e një gjallese. Si shumë ndodhi tjera në Botë edhe fotosinteza, ndryshimi i oksigjenit dhe dyoksid karbonit për frymëmarrje, është vetëm një pjesë e madhe e planit të jashtëzakonshëm.
Përvetësimi i njohurive detale në lidhje me fotosintezën nga ana e njerëzve llogaritet si e re. Në lidhje me këtë temë shkencëtarët bënë hulumtime të thella. Me rrëndësi të veçantë është përmendja e kimistit nga SHBA-të Melvin Calvin me ekipin hulumtues të qeverisë. Në vitin 1961 ky ekip kimistësh përfundimisht fituan çmimin nobelium.

Fillimin e mëngjesit, frymëmarrjen tonë dhe fotosinteza që bënë të mundur ekzistimin e oksigjenit kështu mund ta sqarojmë:

Energjia e dritës (nga dielli) + Dyoksid karboni (nga ajri) + Uji – - energjia kimike + oksigjenin si formulë kimike kështu mundë ta përshkruajmë:
Drita + 6CO2 + 6H2O = C6H12O6 (Glukoza) + 6O2

Dergo koment