Wednesday 20 September 2017

FORMIMI I ESHTRAVE DHE MBULIMI ME MISH

This post is also available in: English, German, Arabic, Bosnian, Kurdish, Turkish

Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, edhe eshtrave ua veshëm mishin… El- Mu’minun 14.
…shiko se si i kombinojmë eshtrat e pastaj i veshim me mish… El – Bekare 259.

Shprehja “një copë mish i përtypur” që kalon në përkthim, është barasvlera e foljes Arabe “mudga”. Kurse shprehja “mish” që kalon gjatë theksimit të mishit që veshë eshtrat shpjegohet me fjalën “lahm” në ajetin Kuranor. Kjo frazë thekson mishin si “mishi i freskët”. Nënvizimi i këtij dallimi është i dobishëm.

Embrioni në fillimi është mish i përtypur pa eshtra. Muskuli i kërcit tek embrioni, sikur që thuhet në ajetin pastaj fillon të kockëzohet. Po në të njëjtin ajet siç thuhet pasi të fillojë kockëzimi i eshtrave formohet mishi i muskulit i cili mbulon eshtrat. Fjala “lahm” që kalon në ajetin është përdorur për mishin e muskujve. Nga formimet e radhës që në Kuran para 1400 viteve janë dhënë njohuri shkenca nuk kishte njohuri deri në periudhën e afërt kohore. Në këtë periudhë mendohej se eshtrat dhe muskujt formohen së bashku. Zhvillimi i mikroskopit dhe kamerat migro që futen në barkun e nënës, tregon edhe një herë të vërtetën e Kuranit.

KRIJIMI I PËRKRYER I SKELETIT TONË

Ajetin që e cituam nga Sureja Bekare, para se të theksojë mbështjelljen e muskujve për eshtra na e tërheqë vëmendjen në strukturën e skeletit tonë dhe na nxitë në hulumtimin e kësaj strukture. Gjatë këndimit të këtij ajeti së bashku me mrekullinë shkencore që formon Allahu në Kuranë, të mendojmë në lidhje me eshtrat tona si një mrekulli që formoj Allahu në trupin tonë.
Skeleti ynë është një inxhinieri mrekullueshme, që përbëhet nga 206 eshtra të gjatësisë së ndryshme në bazë të nevojës çdo njëri është matur dhe shkurtua. Skeleti ynë është një kullë nga eshtrat e ndërtuar me një planë dhe masë që është qëlluar me shtesa dhe me lidhëse njëra me tjetrën; për lëvizje dhe të ngjashme me të si kërcimi, vrapimi, harkimi dhe ulja. Skeleti përdoret në çdo lëvizje që bëjmë pa mos e hetuar, dhe pa vështirësi, në saje të shërbimit të skeletit tonë e vazhdojmë jetën tonë. Shembull veni re sa nyje kemi përdorur gjatë shfletimit të faqeve të këtij libri: si dhe çdo njërin nga shtesat me lehtësi, shpatullën, bërrylin, kyçin e dorës dhe gishtat i kemi përdorur ne formë të përshtatshme me njëri tjetrin. Edhe duke mos e hetuar aspak skeleti se jemi duke e përdorur….
Si të dëshironi shikoni o me sy të inxhinierit o me sy të doktorit këtë ndërtim të arkitektit të pa shoq, do të shihni se sa mangët do të ngelin njohurit e juaja përballë kësaj. Skeleti është formuar i mbështetur në trupë, i mbron organet në formë të jashtëzakonshme, sjellë lidhje në sistemin nervorë dhe muskulor dhe merr për sipër detyrën më të rëndësishme për të shty trupin në lëvizje. Çdo një pjesë e skeletit tonë detyrat e ndryshme i zbaton në formë më të përkryer. Siç është me kafkën e kokës dhe me kockën e legenit në këto vende që janë vështirë për tu lëvizur nyja është konstante. Nyja në vendet si kofsha dhe shpatulla që janë vende që duhet lëvizur është e lëvizshme. Eshtrat tek vertebrat e qafës, janë të krijuar në formë që i japin mundësi kokës të sillet në 180 shkallë rreth boshtit të vetë. Në saje të këtij boshti në shenjë lëvizje të gjithë trupit për të parë poshtë, lartë apo dy anët tona mjafton vetëm lëvizja e qafës pa mos hetuar aspak vështirësi. Eshtrat që janë në afërsi të organeve siç janë mushkëritë e bardha dhe zemra janë të krijuar për mbrojtjen e këtyre organeve dhe në formë për mos pengimin në punën e këtyre organeve….
Sikur ndërtesën e betonit që e mbajnë shtyllat, apo diç si teli, ashtu edhe sistemi skeletorë është që e mbanë njeriun. Por pika e cila do të habitë njeriun që mendon, derisa skeleti i ndërtesave moderne është i formuar diku me rrëndësi prej 60 – 70% , kurse skeleti i njeriut nga e tërë pesha që ka njeriu është vetëm 15%. Kurse qëndrueshmëria e këtij skeleti të lehtë është shumë e lartë. Shembulli i ashtit të kofshës në gjendje të drejtë ka kapacitet të ngrejë peshë deri në një tonë. Eshtrat tona janë të pajisur me masë të fuqishme dhe elasticitet…
Skeleti ynë ka një sistem të atillë që, përshkrimin e detaleve të këtij sistemi nuk e nxënë faqe të tëra. Çdo një nyje e trupit tonë është e vaisur me vajë specifikë po aq sa ka nevojë. Në çdo lëvizje që e bëjmë lëvizin njëri mbi tjetrin, po edhe farkimi i shpatullave dhe gërryerjes parandalohet me kërce të qëndrueshme që i themi disk edhe kjo është një pjesë e ndarë e planit tonë të krijimit.
Në ajetin 259 të Sures Bakara thuhet “shiko se si i kombinojmë eshtrat” një pjesë të vogël të këtyre njohurive e shpjeguam për krijimin e përkryer të skeletit, dhe tregohet se pse i kthejmë sytë drejtë skeletit tonë. Në barkun e nënës derisa nga një cop e mishit të përtypur kthehet në eshtra ka filluar krijimi i përkryer. Po aq sa ky sistem i mahnitshëm do të krijohet struktura muskulore e jona.

Ne e krijuam njeriun prej një uji të bashkëdyzuar për ta sprovuar atë, andaj e bëmë të dëgjojë e të shohë. El – İnsan 2.

Sa janë të përkryer këto përzierje në mitër formimi i veprimtarive të ndryshme, kënaqësitë artistike, një ditë të dëgjosh dhe të shohësh, të qeshesh dhe të qashë, të mendosh dhe të kuptosh! Sa dhunti e madhe është ti jepen njeriut këto dhurata! Derisa ajeti fletë për një pikë uji të përzier një ditë do të vij do të dëgjojë dhe të shohë, nuk është aftësia tek pika e ujit, por thekson se kjo është tek Krijuesi. Është i kuptueshëm ajeti së pari numëron të dëgjuarit e pastaj të parit. Sepse tek fëmija së pari formohet organi i të dëgjuarit veshi, pastaj organet e të parit sytë. (Në shumë ajete të Kuranit bashkërisht diskutohet për të dyja “dëgjimin dhe shikimin”. Në të gjitha këto së pari përmendet dëgjimi, e pastaj kalon shikimi. Gjatë javës së 23 të shtatzënisë plotësohet zhvillimi i veshit. Kurse syri në javën e 25 bile nuk është e zhvilluar plotësisht retina e shtresës së ndjeshme të syrit.) Mund që ajeti sinjalizon në këtë pikë së pari dëgjimi, e pastaj shikimi numërohet. Të vërtetën e dinë Allahu.
All-llahu e di se ç’bart çdo grua, dhe (e di) çka pakësojnë e çka shtojnë mitrat. Tek Ai çdo send është me masë të caktuar. Err-Rr’ad 8.

Leave a Comment