Sunday 17 March 2019

Forma Gjeoide e (rrumbullakët) Tokës

This post is also available in: English, German, Arabic, Bosnian, Turkish

E pastaj tokën e sheshoi. En-Naziat 30.

Fjala “dahv” në ajetin e lartcekur ngërthen kuptimin e foljes me prejardhje nga rrënja e foljes “rrumbullakësi”, si dhe në kuptimin e foljes “vezë struci”. Ajeti në fjalë “sipërfaqes së tokës i dhamë formë të vezës së strucit” nga disa u perceptua me këtë kuptim. Prof. Dr. Sulejman Ateshi, duke u bazuar në fjalorin më të njohur të gjuhës Arabe Lisanul Arab, këtë shprehje kështu sqaron: “…esenca e dahv është shtrojë, nuk është rregullim apo shtrojë e thjeshtë, rregullim i rrumbullakët, jep edhe kuptimin shtrojë që del edhe kuptimi se sipërfaqja e tokës u krijua e rrumbullakët.” Me shprehjen “dahv” kuptohet edhe loja e cila është luajtur me arrë, është përdorur edhe me shprehjen gur të rrumbullakët me prejardhje nga folja me kuptim të njëjtë “medahi”. Edhe pse kuptimi është i rrumbullakët në të kundërtën e prejardhjes së rrënjës së kësaj folje “dahv” disa nga përkthyesit duke hasur vështirësi në perceptimin e sipërfaqes si e rrumbullakët, ajetin në fjalë e kanë perceptuar si rregullim i sipërfaqes, në shkrime dhe përkthime këtë e reflektuan. Megjithatë forma e Botës me të vërtetë sikur edhe vetë fjala “dahv” i ngjanë rrumbullakut, formës vezës dhe vezës së strucit. Bota jonë është gjeoit sikur veza e strucit. Plotësisht glob i drejtë nuk është, por në formë globi, është formë e shtypur nga polari. Derisa njerëzia mundohet të kuptojë formën e Botës, Kurani kështu e ka zgjidhur.
Madje në librat e shkruar disa vite pas shpalljes së Kuranit Bota perceptohet si një tepsi dhe ishim dëshmitar të asaj që besonin ata, se Bota qëndron mbi ka dhe Balena. Në gadishullin Arab sundonte mentaliteti, siç sqarohet rasti kur ndodhin tërmetet në Tokë balena mbi të cilën qëndron Bota lëkundë bishtin e saj. Në një mjedis me mentalitet të këtillë, Kurani sinjalizon në rrumbullakësinë e Botës. Në periudhën e Pejgamberit, nuk kishte një anije me të cilën do të shëtiste nëpër Botë ashtu që të vërtetojë formën sferike të Botës, as nuk kishte mjet udhëtimi dhe fotoaparat që ti shfrytëzojë në Kozmos dhe të ju tregoj njerëzve fotografin e Botës, duke argumentuar strukturën e sferës së Botës. Sot për të kuptuar se Bota ka formën e globit është shumë normale dhe e thjeshtë, por për ata njerëz të asaj kohe ishte një sqarim jashtëzakonisht i vështir. Nga shkaku i mosbindjes kjo e vërtetë e potencuar në Kuran nuk u kuptua. Njerëzit pranuan si dëshmi ajetin se Allahu sipërfaqen e tokës e krijojë drejtë, por lënë pa përfillur “dahv” kuptimin e shprehjes rrumbullakësi.
Në gadishullin Arabik zotëronte mentaliteti i të perceptuarit se Bota, si një tepsi qëndron mbi shpin të kaut dhe balenës, edhe pse forma e Botës shumë mirë është sqarua. Gjithashtu duke përdorur “dahv” shprehet rrumbullakësia, shpjegon vezën e strucit. Në atë periudhë në gadishullin Arab kishte mjaftë strucë, kjo afroj mundësi për njerëzit e periudhës kur shpallej Kurani që të marin vezët e tyre dhe ti hulumtojnë dhe në iluzionet e tyre ta rikujtojnë formën e Botës. Forma e vezës gjeoid si Bota, shfaqë në shesh hollësinë e ajetit. Kurani me këto imtësi, për njerëzinë është një argument i pastër dhe drite ndriçuese.
O ju njerëz, juve ju erdhi nga Zoti juaj argument dhe Ne ju zbritëm dritë të qartë. En-Nisa 174

Kapitulli: 23
Natën ia Mbështjellë Ditës

Ai krijoi qiejt e tokën me qëllim të caktuar; Ai natën ia mbështjell (vendit të) ditës dhe ditën ia mbështjell natës. … Ez-Zumer 5.

Në ajetin e lartcekur kuptimi foljes “jukevviru” nga Arabishtja me domethënie “mbështjellë”. Kjo folje me foljen “glob” e cila ka kaluar në gjuhën Turke rrjedhin nga e njëjta rrënjë. Kjo fjalë me të madhe përdoret për të treguar “mbështjell kryen me sarëk”. Folja është përdorur për mbështjelljen e kokës e cila i ngjanë formës së globit, njëkohësisht ka përdorur shprehjen natën ia mbështjellë ditës. Derisa në ajetin ceket natën ia mbështjellim ditës njëkohësisht shprehet ditën ia mbështjellim natës. Shkak i formimit të natës dhe ditës është struktura e rrumbullakët e Botës. Në saje të formës së rrumbullakët të Botës është bërë e mundur ndryshimi i vendeve të natës dhe ditës.

Kështu që në ajetin sinjalizohet struktura rrumbullakët e Botës. Ky potencim është formulua nga shkaku se “jukevviru” me ju mbështjellë tabanit të tokës.

VËSHTRİM İ BOTËS NGA KOZMOSİ

Derisa ishte gjallë Pejgamberi, Kurani apo mendimet e gabuara në gadishullin Arab nuk ishin të kapshme në aspektin shkencor. Argumentimi i të vërtetës shkencore që nxori në shesh Kurani, u bë e mundur 1000 vjet e tepër pas vdekjes së Pejgamberit. Kurani në kohën e shpalljes nuk do të kuptoheshe, do të binte ndesh me njohurit e gabuara shkencore të asaj kohe, nuk do sillte një avancim, në të kundërtën derisa mundë të krijonte dezavantazh pse nuk e bëri një gjë të tillë? Po shihet se nuk kishte qëllim avancimi apo dezavancimi por të nxjerrë në shesh “të drejtën, por sikur edhe të ishte shumë vështirë”. Përshtatë, apo nuk përshtatë! Kjo e vërtetë sikur të kuptohet me njohurit e zbuluar edhe një mijë vjet më vonë, tregon universalizmin dhe epërsinë Kuranore, si që drejtoheshe në atë kohë, deri në përfundimin e Botës do të drejtohet njëjtë. Erdhi dita kur astronautët shkuan në Kozmos, e panë me sy dhe u bën dëshmitarë të asaj që shpreh Kurani dhe bënë fotografi. Derisa në gjysmën e globit e cila është pranë diellit bëhet ditë në gjysmën tjetër bëhet natë. Në saje të rrotullimit të Botës rreth boshtit në disa vende të Botës bëhet ditë, e në disa vende natë; në të njëjtin moment vërtetohet kalimi diku prej ditës në natë, e diku prej natës në ditë. Atë që sqarojë Kurani para 1400 viteve, para një qind e disa viteve me llogari matematikore dhe me zhvillimin logjik dolën në shesh të vërtetat, u perceptuan me organet shqisore. Domethënë gajbi ( me organet shqisore nuk perceptohej), prej tash me organet shqisore perceptohet, dhe u bë i dukshëm.

Përbërjet që sqaron Kurani, me strukturën e rrumbullakët të Botës dhe me mënyrën e ndryshimit të natës dhe ditës, njëkohësisht janë kushte elementare pa të cilët nuk mundë të paramendohet jeta. Po mos të ishte bota e rrumbullakët, dhe mos të rrotullohej rreth boshtit të sajë nata dhe dita nuk do ti ndryshonin vendet; vendet e Botës që zakonisht marinë nxehtësi për shkak tharjes nuk do të kishte jetë, në anën tjetër në vendet që nuk ka nxehtësi dhe dritë as bimët e as jeta nuk do të ishte e mundshme. Kurani kur na tërheqë vëmendjen mbi çdo një përbërje dhe ndalemi të mendojmë; planin e Allahut për gjithçka pa asnjë mangësi, si diturin e Allahut, forcën, artin, po edhe drejtimet e mrekullisë së Kuranit ma mirë do ti kuptojmë.

Leave a Comment