FJALA 309

This post is also available in: English, German, Turkish

Duke i analizuar fenomenet matematikore të harmonisë së fjalëve në Kuran, do të vërejmë se këto fenomene paraqiten në mënyra të ndryshme. Harmonitë e fjalëve nganjëherë tërheqin vërejtjen në disa dukuri të caktuara në gjithësi, ndërsa nganjëherë manifestohen nëpër harmoninë reciproke. Në këtë kapitull do të jemi dëshmitar të një harmonie të veçantë matematikore. Në suren e 18 të Kuranit, El-Kehf (Shpella) flitet se, si muxhize e Allahut, një grup i djelmoshave kishin fjetur në një shpellë 300 vjet dhe 9 vjet të tjera. (Urtësinë se përse është thënë në këtë mënyrë e jo direkt 309 vjet, do ta shohim në pjesën e librit që ka të bëjë me fenomenin e numrit 19. Sikur të ishte thënë 309, atëherë shuma e numrave të dhënë në Kuran nuk do të pjesëtohej me numrin 19).
Në ajetin e 9 të sures 18, flitet për djelmoshat që do të qëndrojnë në shpellë. Deri në ajetin e 25 flitet për atë që e kanë përjetuar këta djelmosha, ndërsa në ajetin 25 thuhet se ata në shpellë kanë qëndruar 300 dhe 9 vite të tjera. Kur i numërojmë fjalët prej ajetit të 9, kur fillohet të flitet për këta djelmosha, deri në ajetin 25 “Ata qëndruan në shpellën e tyre…”, fjala e parë pas kësaj është fjala 309. Pra, prej fillimit të paraqitjes së asaj që u kishte ndodhur djelmoshave e deri te fjala kur fillohet të përmendet numri i viteve të cilat i kishin kaluar ata në shpellë, janë 308 fjalë, ndërsa me fjalën 309 fillon të përmendet numri 309. Ajeti për të cilin po flasim, thotë:
“Ata qëndruan në shpellën e tyre treqind vjet (diellorë), duke shtuar nëntë (për vitet hënore).” (El-Kehf, 25)
Renditja e fjalëve në ajetet e sures El-Kehf që flasin për djelmoshat, deri te fjala kur fillon të përmendet numri 309:
Ajeti nr. Numri i fjalëve
9 10
10 16
11 7
12 9
13 11
14 19
15 19
16 19
17 34
18 22
19 37
20 13
21 32
22 33
23 7
24 17
25 3
Gjithsejtë: 308+

308+ (fjala e 309 është fjala me të cilën fillon të përmendet numri 309)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *