Friday 15 December 2017

FITORJA E ROMAKËVE

This post is also available in: English, German, Kurdish, Turkish

Në kohën e shpalljes së këtyre ajeteve, bizantinët (romakët) ishin të krishterë, ndërsa persianët (iranianët) ishin adhurues të zjarrit. Fitorja e persianëve në luftë që ishte zhvilluar ndërmjet bizantinëve dhe persianëve, i kishte goditur edhe myslimanët, sepse të krishterët sikurse edhe myslimanët, janë pjesëtarë të fesë monoteiste. Ata i kishte pikëlluar fitorja e adhuruesve të zjarrit ndaj monoteistëve. Kurani sjell paralajmërimin e gëzuar se bizantinët së shpejti do të korrin fitore dhe se atëherë besimtarët do të gëzohen. Formulimi “bid’i sinin” që përmendet në ajetin e katërt, i shënon numrat prej tre deri në nëntë. Në gjuhën arabe ekzistojnë formulime të ndryshme për shprehjen e njëjësit, të ndryshme për shprehjen e shumësit, ndërsa formulime të ndryshme për shprehjen e numrave që janë mbi dhjetë.
Që prej ditës së parë kur filloi ta përhapë fenë, Muhamedi a.s. gjithmonë kishte njerëz të cilët i besonin, ndërsa numri i tyre me kalimin e kohës shtohej në mënyrë konstante. Sikur ky elaborim i Kuranit të tregohej si jo i saktë, pa kurrfarë dyshimi do të ishte lëkundur besimi në Kuran dhe në Muhamedin sal-lallahu alejhi ue sel-lem, ndërsa shumë do të kishin hequr dorë dhe do të humbnin besimin në fenë. Paralajmërimi i Kuranit në lidhje me të ardhmen, për dikë që nuk beson se Kurani është fjalë e Allahut të Lartësuar, do të thoshte nënshtrim ndaj rrezikut të një sistemi të tërë. Ata e dinin se, nëse lajmi tregohet si i rrejshëm, Pejgamberi do të humb më shumë sesa që do të fitojë nëse lajmi tregohet si i vërtetë. Mirëpo, Allahu xh.sh. e ka shpallur fenë dhe e ka dhënë këtë paralajmërim të gëzuar. Për këtë arsye, nuk ka kurrfarë rreziku dhe nuk ndodhi asnjë problem. Aspak nuk ishte lëkundur besimi të cilën e ndjente ajo bashkësi e vogël ndaj Kuranit dhe për një kohë të shkurtër, numri i anëtarëve të asaj bashkësie dukshëm ishte shtuar.

ÇFARË GUXIMI!

Çfarë është ky guxim, vetëbesim! Ky mund të jetë guxim i dikujt që posedon dituri të mbinatyrshme ose guxim të njeriut të paditur. (Rezultatet tregojnë se cili variant është më i drejtë!)
Ata që nuk e dinë se ky lajm është shpallje e Allahut, ata mendojnë se si ky lajm e rrezikon tërë sistemin. Mbi të gjitha, ky lajm paralajmëron diçka që është shumë vështirë të realizohet: ai flet se shteti që e ka humbur luftën, shumë shpejtë do ta mund kundërshtarin prej të cilit më parë kishte pësuar disfatë. Me shprehjen “bid’i sinin” precizon se kjo ngjarje do të ndodhë në një periudhë ndërmjet 3 dhe 9 viteve.
Sikur të ishte treguar ky lajm si jo i saktë, do të lëkundej feja e besimtarëve, ndërsa përveç kësaj, jobesimtarët do të kishin argument kundër fesë dhe Kuranit. Mirëpo, historia është dëshmitare se, edhe përkundër asaj se e akuzuan Pejgamberin se është i çmendur, magjistar, lakmitar, jobesimtarët kurrë nuk kanë thënë se ka ndodhur diçka ndryshe nga ajo që e ka thënë Pejgamberi, nuk ka thënë se nuk është përmbushur ndonjë premtim nga Kurani; në të vërtetë – nuk kanë mundur të thonë, edhe pse këtë e dëshironin shumë. Të luftohet me shpatë kundër Pejgamberit dhe besimtarëve dhe përpjekja që fizikisht t’i qërojnë hesapet me ta, ka qenë një rrugë e vështirë. Sikur të kishin mundësi jobesimtarët që të sjellin argumente kundër këtij lloji të fesë, ata do të vendosnin që në vend të luftës, të përdorin opsione më të rënda e më të rrezikshme. Ajo që e kishin vendosur të luftojnë, tregon në faktin se nuk dispononin me aso adutë.
U realizua ajo që Kurani e kishte paralajmëruar dhe lidhur me këtë çështje, vërejtjen e tyre nuk kanë mundur ta shprehin as jobesimtarët. Sido që të jetë, sot edhe përkundër fenomeneve të panumërt të Kuranit dhe përkundër faktit se si alternativë e Kuranit nuk mund të jetë asnjë libër tjetër, asnjë sistem tjetër, ende ka – dhe do të ketë – ata që nuk besojnë, ndërsa edhe në atë kohë ishte ashtu: kishte të atillë të cilët i qëndruan besnik mosbesimit të tyre, edhe përkundër asaj se u dëshmuan në argumente të ndryshme. Mirëpo, të gjithë ata jobesimtarë nuk ishin të denjë që ta pengojnë që Kurani të sundojë me rajonin në të cilin kishte jetuar me Pejgamberin, edhe atë qysh në kohën e jetës së tij.

PREJ DËSHPËRIMIT DERI NË FITORE

Ata që e studiojnë historinë e Bizantit (Romës), do të shohë se njërën prej krizave më të mëdha, perandoria e Bizantit e ka përjetuar në shekullin VII (periudhë kur është shpallur Kurani) dhe se një prej shkaqeve më kryesore për këtë krizë ishte lufta të cilën e zhvillonin kundër persianëve (iranianëve). Bizanti më vonë i kishte zgjidhur problemet e tij dhe e kishte kaluar këtë krizë. Njohjet historike e vërtetojnë saktësinë e asaj që e kishte thënë Kurani për ngjarjet e ardhshme lidhur me Bizantin.
Në burimet e historisë përmendet se si për shkak të humbjes që e kishte përjetuar në luftë kundër Persisë, konsiderohej se Bizanti kurrë nuk do të ngrihet në këmbë. Që të lajë harxhimet e ushtrisë në këtë periudhë të kobshme, mbreti i Bizantit Herakliu kishte urdhëruar që zbukurimet e arit dhe argjendit nëpër kisha të shkrihen dhe të shndërrohen në para. Një numër i madh i guvernatorëve u rebeluan kundër Herakliut dhe perandoria erdhi deri në pikën e shkatërrimit. Më parë, idhujtarët persianë e kishin okupuar Mesopotaminë bizantine, Kilikinë, Sirinë, Palestinën, Egjiptin dhe Armeninë. Shkurt, pritej zhdukja totale e Bizantit. Mirëpo, pikërisht në këtë periudhë, vjen te shpallja e ajeteve të para të sures Rumë në të cilin paralajmërohet se pas jo më shumë se nëntë viteve, bizantinët sërish do të fitojnë. Kjo fitore dukej aq e pamundshme saqë mushrikët arabë shkuan aq larg, ashtu që këto ajete i citonin me përbuzje. Ata kishin menduar se kurrë nuk do të ndodhë kjo fitore të cilën Kurani e paralajmëron. Mirëpo, sikurse edhe informacionet tjera të Kuranit, edhe kjo padyshim ishte e vërtetë.
Përafërsisht shtatë vjet pas shpalljes së ajeteve të para të sures Rumë, në dhjetor të vitit 627 në afërsi të rrënojave të Ninivës, ndodhi edhe një luftë e madhe në mes Bizantit dhe perandorisë Persiane. Kësaj here, ushtria e Bizantit korri fitore ndaj persianëve. Disa muaj pas kësaj lufte, Persia ishte e detyruar që të nënshkruajë marrëveshje për kthimin e territoreve të okupuara të Bizantit (Shih: Warren Treadgold, A History of the Byzantine State and Society, Stanford University Press, f. 287-299)

Leave a Comment